Sporti
E fundit/ 70 minuta lojë në Laçi-Skënderbeu, korçarët shpresojnë të dalin me pikë nga Laçi
LAÇI -SKËNDERBEU 0-0LAÇI:Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari (Myrta 54’), Tresa (Barjamaj 61’), Melo, Ujka (Qato 70′), Sobuale.Trajner:Mirel JosaSKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica.Trajner:Ivan Govzdenoviç10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t’i shfrytëzojë.Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë.Minutat në vazhdim janë të qeta, ndërkohë që rishfaqen vendasit në minutën e 34-ër teksa Sobuale për pak sa nuk shënon, por fatmirësisht gjuan jashtë përballë Alias.Kundërpërgjigjet dy minuta më vonë Rabiu me një predhë nga largësia, por mbi traversë.Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Nikaj që futi një top të bukur në zonë, por pa rezultat, pasi Ramos nuk ishte më i shpejtë se portieri kurbinas, Dajsinani.Përfundimisht 0-0 në këtë pjesë të parë.Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që duket se është e njëjta pamje si pjesa e parë.Është Skënderbeu që në minutën e 53-të shfaqet rrezikshëm, por nuk shënjestron gjuajtjen e tij Merlim që gjuan mbi traversë.Nikaj në të 58-ën ka rastin më ideal për të shënuar, por shpëtimtar bëhet potieri Dajsinani.Një minutë më vonë është Melo që godet traversën dhe këtë herë shpëton porta e Skënderbeut për mrekulli duke pasur edhe fatin me vete.Edhe 20 minuta lojë deri në përfundim dhe 0-0, ndërkohë që Skënderbeu ka mundësi të dalë me pikë nga kjo transfertë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeut, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.11’ – Rasti I parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.34’ – Deri në këtë minutë gjithçka e qetë, por rishfaqen vendasit, teksa Sobuale përballë portës gjuan me të majtën fuqishëm, por jashtë.36’ – Mario Rabiu kundërpërgjigjet për Skënderbeun. Gjuan nga shumë larg, por mbi traun e portës vendase.43’ – Një rast i pastër për Skënderbeun. Ardit Nikaj fut topin rrezikshëm në zonë dhe Ramos për pak sa nuk e arrin, por përfundimisht është Dajsinani që tregohet më i shpejtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë53’ – Është Skënderbeu që shfaqet rrezikshëm në pjesën e dytë, teksa Juri Merlim godet në hyrje të zonës, por jashtë.58’ – Rasti më i pastër i ndeshjes u takon korçarëve. Nikaj gjuan me të djathtën përballë portierit, grushton për mrekulli Dajsinani duke shpëtuar një gol të sigurtë.59’ – Laçi kundërpërgjigjet menjëherë, teksa Melo përplas topin në traversë. Shpëton porta e Skënderbeut nga goli.
Sporti
Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…
Sporti
Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët
Sporti
Trajneri Gvozdenoviç në “provimin” e radhës
Sporti
-48 orë nga starti i javës së 6-të/ Ja 5 çiftet e kësaj jave!
Sporti
Lajm i mirë për Skënderbeun/ Bardhekuqtë kundër Laçit…
Sporti
Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…
Sport Bote
UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana
Sporti
Gati ndryshimet tek Skënderbeu…
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!