Sporti
E fundit/ Volej Femra, Skënderbeu dje mposhti Partizanin, sot mundi me rezervat Lushnjën
Lushnja-Skënderbeu 0-3(30-32, 17-25, 16-25)Dy ditë dhe dy ndeshje për Skënderbeun dhe në fund dy fitore.Ditën e djeshme Skënderbeu në volejboll për femra mori një fitore të madhe në kryeqytet ndaj Partizanit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa mposhti 3-2 skuadrën e kuqe brenda në shtëpi.Me këtë fitore Skënderbeu në volejboll për femra është një hap larg finales, pasi fitorja në ndeshjen e kthimit do ta çojë direkt në finalen e këtij eventi.Duke qenë në Tiranë, Skënderbeu në volejboll për femra sot luajti edhe një ndeshje tjetër, atë ndaj Lushnjës, takim i vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit kombëtar.Ndeshja duhej të luhej ditën e shtunë, por u zhvillua ditën e sotme dhe u fitua pa më të voglin problem nga vajzat e Skënderbeut.Nga informacionet që na vijnë nga Tirana, trajneri Orlando Koja duke parë lodhjen e lojtareve që fituan ditën e djeshme, sot aktivizoi të gjitha vajzat e stolit, pasi Lushnja është skuadra e vendit të fundit pa asnjë fitore.Dhe, vetëm seti i parë pati histori, pasi u fitua nga vajzat e Skënderbeut me vështirësi 30-32, ndërkohë që dy setet e tjera 17-25 dhe 16-25 i dhanë fitoren Skënderbeut.Me këtë fitore Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 31 pikëve në krye të tabelës, vend të cilin e ruan që nga java e parë.Tashmë ndeshja e radhës do të jetë ajo e ditës së martë, ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Partizanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.Më poshtë sjellim vajzat e Skënderbeut, sot pas fitoes me Lushnjën.
Kategoria 2
DEVOLLI gati për transfertën e Cërrikut/ Të dielën starton kategoria e dytë!
Kategoria 1
POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…
Sporti
Ardjan Takaj dy ditë para është …
Sporti
VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension
Sporti
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024
Sporti
Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…
Sporti
Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…
Sporti
Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët
Sporti
Trajneri Gvozdenoviç në “provimin” e radhës
Sporti
-48 orë nga starti i javës së 6-të/ Ja 5 çiftet e kësaj jave!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!