Connect with us

Kulture

Në bibliotekën shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua workshopi me temë: Eksplorimi i shkrimit akademik dhe integritetit”

Në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua workshopi me temë: “Eksplorimi i shkrimit akademik dhe integritetit”. Pjesëmarrës ishin studentë të vitit II dhe III të programit të studimit “Bachelor” në “Gjuhë Angleze”.Objektivi kryesor i workshop-it ishte diskutimi i praktikave më të mira në shkrimin akademik dhe standardet e integritetit akademik për të përmirësuar shkrimin e studentëve.Workshop-i nisi me prezantimet nga fellowship Marissa Foti që u pasuan nga pedagogia, dr. Dorela Kaçauni dhe nga vullnetarja e Korpusit Amerikan të Paqes Letitia Jenkins.Temat kryesore kishin të bënin me integritetin akademik në një kontekst global, diskutimin e 5 hapave për të cituar siç duhet burimet, praktikën e gjetjes dhe identifikimit të burimeve shkencore, të besueshme dhe me reputacion duke përdorur metodën CRAAP, eksplorimi i mjeteve të dobishme të AI për të krijuar një faqe “vepra të cituara” dhe rishikimi i burimeve rreth studimit jashtë vendit dhe shkrimit të esesë së kolegjit.Pjesëmarrësit u angazhuan në punë praktike ndërvepruese, të tilla, si: futja e duhur e citimeve në tekst dhe analizimi i katër burimeve të ndryshme, të cilat lehtësuan kuptimin më të thellë dhe zbatimin praktik të koncepteve të diskutuara. Reagimet nga pjesëmarrësit ishin shumë pozitive, duke theksuar dobinë e tij në shkrimin e punimeve të tezës së vitit të tretë.Ky workshop arriti objektivat e tij dhe pjesëmarrësit shprehën interes për të ndjekur sesionet e ardhshme me tema të ngjashme.Planet për veprimtaritë vijuese përfshijnë bashkëpunime me studentët dhe krijimin e një qendre shkrimi në Universitet.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Lazarela Deti më 28 shtator në Korça Serenights

Lazarela Deti prej vitesh është një zë i dashur në muzikën shqiptare, e njohur për shpirtin e saj

të lidhur me interpretimet e këngëve tradicionale. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare

shkëlqen në çdo shfaqje.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Bledi Polena do të ndezë skenën më 28 shtator në Korça Serenights

Bledi Polena sjell një qasje të freskët dhe energjike ndaj serenatave tradicionale korçare.

Pasioni i tij për muzikën dhe prekjet moderne i bëjnë performancat e tij vërtet të veçanta.

Shikojeni duke e ndezur skenën më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News