Sporti
E fundit mbyllet në korçë skënderbeu me 10 lojtarë për 75 minuta i merr 1 pikë tiranës
Skënderbeu-Tirana 0-0Skënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Djantu 86’), Nikaj, Gerco, Randi, Janaqi, Merlim, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçTirana:Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja (Nikqi 63’), Latifi (Patrick 20’), Haxhiu, Përgjoni, Deliu (Tola 91’), Hoxhallari.Trajner:Erbim FaguGjyqtarë:Andi Koçi, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi, Klodian ShahiniKartonë të verdhë:Prençi, Djantu, Gentjan Liço (në stol) / Kozi, Lulaj, Deliu, TolaKarton i kuq:Rabiu 15’8 minutat e para kanë qenë të qeta në stadiumin “Skënderbeu” me të dy skuadrat që më shumë qarkullojnë topin dhe te minuta e 9-të është Dean Liço që shënon rastin e parë, por vetëm goditje këndi.Në minutën e 15-të kemi një ndërhyrje të ashpër të Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari i tregon kartonin e verdhë në momentin e parë. Më pas shkon në VAR gjyqtari kryesor dhe kthehet duke i treguar kartonin e kuq. Pas 15-të minutash loje Skënderbeu me 10 lojtarë në fushën e lojës.E njëjta situatë në minutën e 24-ër dhe është portieri Kozi që pengon Nikajn dhe gjyqtari i njëanshëm i jep vetëm karton të verdhë. Ka protesta nga ana e Skënderbeut dhe tifozëve në stadium.Rashica ka një rast të artë pak momente më vonë dhe shpëton Kozi, ndërkohë që duhet të vinte minuta e 29-të që Skënderbeu të fitonte një 11-metërsh. Është kapiteni Dean Liço që merr përsipër, gjuan dhe pret Kozi. Skënderbeu humb rastin më ideal. Vërtet mëkat që Skënderbeu nuk shënoi pasi ka luajtur më mirë edhe me një lojtar më pak.Në minutat e fundit kujtohet Tirana me Partick dhe Mici, por pa arritur të shënojnë dhe pjesa e parë mbyllet me rrjetat e paprekura 0-0 me një lojë vërtet të mirë të Skënderbeut.Pjesa e dytë fillon pa asnjë ndërrim për të dy kampet, teksa të dy teknikët i besojnë lojtarëve që hodhën në fushë që nga minuta e parë.E dyta nis me rast për Tiranën ku Jonuzi provon të gjuajë dhe topi preket me majat e gishtave nga ana e Alia që shpëton portën e tij.Në minutat e mëpasme është Tirana që sërish kërkon të shënojë, por nxitohet në zonën e Skënderbeut, nga ana tjetër pas minutës së 60-të Skënderbeu kujtohet dhe kundërzbret disa herë, por vetëm presion dhe jo raste.70 minuta lojë dhe 0-0, ndërkohë që Skënderbeu kujtohet në këto minuta, por nuk arrin të shkojë te zona e 16-metërshit pasi e ka të vështirë edhe për shkak të një lojtari më pak dhe ka harxhuar shumë energji.Në minutat e fundit sërish e njëjta pamje dhe Skënderbeu i lodhur e mbyll në barazim mëse të merituar këtë ndeshje ndaj Tiranës, barazim që u prish punë të dy skuadrave për katërshen e parë, pasi Dinamo qëndron e shkëputur.Minutat dhe rastet e pjesës së parë9’ – Është kapiteni i Skënderbeut Dean Liço që futet në zonë, por është mbrojtja e ngjeshur mike që e largon topin në këndore, pretendohet edhe për një shtyrje në adresë të kapitenit bardhekuq.15’ – Ndërhyrje e parregullt e Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari e ndërshkon me karton të verdhë. Më pas merr sinjal nga VAR-i dhe pasi e rishikon, kthehet dhe i drejton kartonin e kuq. Skënderbeu me 10 lojtarë.24’ – Nikaj bën më të mirën në hyrje të zonës pengohet nga portieri Kozi dhe vetëm karton i verdhë. Proteston Skënderbeu pasi duhej karton i kuq për portierin bardheblu.28’ – Goditje këndi për Skënderbeun, Rashica direkt topin në kuadrat dhe Kozi bën mrekullinë duke e dërguar topin në këndore.29’ – Penallti për Skënderbeun. Mbrojtësit e Tiranës e prekin topin me dorë dhe gjyqtati tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Gjuan kapiteni i Skënderbeut, Dean Liço dhe pret portieri i Tiranës.42’-44’ – Patrick dhe Mici janë dy rastet e Tiranës, shpëton për mrekulli porta e ekipit të Skënderbeut, në të dy rastet topi përfundon jashtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Jonuzi në rastin e parë të pjesës së dytë gjuan fuqishën në hyrje të zonës dhe topi në limitin e krahut të djathtë devijohet në këndore nga Marko Alia.52’ – Deliu për Tiranën gjuan nga 30 metra larg dhe pret në pozicion Marko Alia.63’ – Skënderbeu ka një moment të mirë, ku Rashica gjuan në të djathtën e sulmit dhe mbrojtësit e Tiranës për pak sa nuk e dërgojnë topin në kuadratin e tyre, por jashtë.
Sporti
Lucho Vásques, ai që bëri “heroin” e fitores
Sporti
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 12 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!