Sporti
E fundit volej femra u krye skënderbeu ja del në finale dhe bëhet pronare e trofeut urime vajz
Skënderbeu-Drita 3-0(26-24, 25-23, 25-15)Skënderbeu në volejbol femra bën mrekullinë duke u bashkuar me Gjergjin dhe Kastriotin dhe fiton trofeun “Gjergj Kastrioti” duke shënuar të tretin radhazi dhe mund ta themi me plot gojë se është “pronare” e kësaj Lige.Super vajza. Super Skënderbe. Super atmosferë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe e gjithë Korça është në festë pasi Skënderbeu fiton trofeun duke e merituar dhe bërë që gjithë qyteti të kalojë në delir.E kanë merituar këto vajza për vetë atë që kanë treguar në parket në finalen e madhe ndaj Dritës, duke fituar pastër 3-0 edhe pse të 3 setet kanë qenë emocionuese deri në pikët e fundit.Seti i parë fillon mirë për Skënderbeun me shifrat 2-0 për Skënderbeun, më pas diferenca me dy pikë ruhet, teksa kemi shifrat 7-5, ndërkohë shifrat thellohen në 10-6 dhe këtu vjen pushimi i parë për miket nga Gjilani. Më pas miket përpiqen, por janë volejbollistet e Skënderbeut që janë të sakta dhe rezultati shkon në 16-11, një rezultat i thellë përsa i përket setit. 18-13 më pas dhe Drita do të detyrohej të merrte edhe pushimin e dytë. 21-18 është diferencë më tej dhe pas këtij momenti janë miket që ngushtojnë shifrat në 22-21 dhe më pas shifrat shkojnë edhe në barazimin 22-22 me gabimet e vendaseve dhe Orlando Koja detyrohet të marrë pushim. 22-23 është në avantazh Drita për herë të parë në këtë set. 22-24 dhe më pas ngushtohet sërish rezultati në 23-24 mes emocioneve të shumta dhe 24-24 gjithçka shkon në barazim, teksa duhen edhe 2 pikë për të mësuar fituesen. 25-24 për Skënderbeun dhe të gjithë tifozët në këmbë dhe 26-24 për Skënderbeun, duke fituar setin 26-24.Edhe seti i dytë nis si fotokopje e setit të parë, teksa Skënderbeu kryeson që në fillim 2-0. Diferencat mbetet të njëjtat edhe në vazhdim, ku Skënderbeu kryeson 5-2. Më pas 7-5 dhe më pas 11-9, duke ruajtur të njëjtën diferencë. Edhe Drita nuk lëshon “pe”, ndërkohë që 15-10 është diferenca më e thellë në këtë set. Skënderbeu më pas tregohet i saktë, nuk gabon dhe korçaret çojnë shifrat në 19-14, duke detyruar miket të marrin pushim. Sërish pikë pas pushimit dhe 20-14 diferencë që i jep siguri bardhekuqeve. 20-17, teksa Drita shënon 3 pikë radhazi dhe Orlando Koja merr pushim. Edhe pas pushimit Drita shënon në 20-18 dhe 20-19. Ndeshja bëhet dramatike në fundin e setit me shifrat e barabarta 21-21 dhe sërish e njëjta pamje si në setin e parë. Miket nga Gjilani kalojnë në avantazhin 21-22. 23-22 kalon Skënderbeu në avantazh dhe përsëri barazim në 23-23. Dy pikët e fundit i takojnë Skënderbeut dhe përfundkmisht 25-23 dhe 2-0 gjendja e seteve për korçaret.Në setin e tretë duket se gjërat ndryshojnë, pasi Skënderbeu nuk kërkon të falë që në fillim dhe shënon pikë që në fillim duke çuar rezultatin në 7-1, pra me diferencë që në fillm. 8-5 më pas, teksa Drita afrohet me pikë. 10-6 shkëputet sërish Skënderbeu, ndërkohë që diferencat shtohen në 16-9 duke ecur të sigurta drejt fitimit të setit dhe krejt ndeshjes. 19-11 për Skënderbeun dhe gjithçka shkon drejt fundit 22-12 dhe mbyllet seti 25-15 duke fituar krejt ndeshjen me setet 3-0.Në këtë mënyrë Skënderbeu fiton pastër 3-0 dhe pallati i sportit më pas i gjithi në këmbë dhe në delir, pasi Skënderbeu i dhuroi këtë trofe kaq të madh.Trofeu ngrihet nga kapitenia Elena Bego dhe duartrokitjet kanë qenë të shumta me këtë atmosferë në pallatin e sportit që vetëm në Korçë ndodh.Bravo vajza! Na nderuat.Bravo stafit teknik!Bravo tifozërisë së mrekullueshme!Sonte është nata e Skënderbeut për të festuar deri në mëngjes…Urime! Urime! Urime!
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!