Sporti
Volej femra 5 sete në korçë skënderbeu mposht tiranën 3 2 urime ujkonja
VOLEJ FEMRA/ 5 sete në Korçë. Skënderbeu mposht Tiranën 3-2Skënderbeu-Tirana 3-2(25-20, 23-25, 15-25, 25-21, 15-11)Skënderbeu në volejboll për femra në këto momente ka mbyllur ndeshjen ndaj Tiranës, në një përballje maratonë që ka zgjatur mbi 2 orë dhe që ka shënuar Skënderbeun fitues të ndeshjes edhe pse me rezultatin e ngushtë 3-2. Një fitore e merituar e vajzave të Kojës, ndërkohë që falën shumë sidomos në setin e dytë dhe të tretë dhe u detyruan të luanin 5 sete.Seti i parë i ndeshjes fillon mirë për Skënderbeun që kryeson 5-4, ndërkohë që diferencat fillojnë të shtohen dhe më pas kemi rezultatin 10-8 dhe akoma më shumë 13-8. Tirana nga ana e vet përpiqet të afrohet me pikë dhe diferenca më e ngushtë është 21-20. Por 4 pikët e fundit i shënon Skënderbeu dhe në këtë mënyrë e mbyll setin 25-20 duke çuar shifrat në 1-0.Në setin e dytë janë miket që kryesojnë në fillim ndryshe nga seti i parë, teksa 4-5 dhe 9-11, janë dy rezultatet që kryeson Tirana. Këto Orlando Koja ndërhyn edhe me pushim dhe Skënderbeu përmbys në 15-13 dhe shton edhe më shumë pikët në 18-13. Por, pikërisht në këtë moment është Tirana që nuk fal dhe barazon rezultatin në 22-22 dhe pikët e fundit shkojnë për vajzat bardheblu që e mbyllin 23-25 dhe barazojnë tashmë gjendjen e seteve në 1-1.Seti i tretë ndryshon totalisht pamje në parket, pasi janë miket nga Tirana që kryesojnë dhe kanë marrë zemër nga seti i mëparshëm. 8-11 dhe 10-12 janë dy rezultatet për miket, ndërkohë që barazimi është në pikët 13-13, pas këtij momenti është Tirana që është më e saktë dhe fiton edhe këtë set 15-25 duke e çuar gjendjen e seteve në 1-2.Situata për Skënderbeun nuk është e mirë edhe në gjysmën e parë të setit të katërt, ku Tirana kryeson 4-7 dhe më pas 9-13. Skënderbeu mundohet të afrohet në pikë 13-15 dhe 15-17, madje e barazon më pas 17-17 rezultatin. Më pas po 20-20 dhe këtu Skënderbeu nuk fal duke e mbyllur setin 25-21 dhe duke barazuar gjendjen e seteve në 2-2.Duhet tashmë seti i pestë dhe i fundit për të përcaktuar fituesen e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që Skënderbeu në këtë set kryeson që në start 2-0. Më pas 6-4 dhe 8-5 dhe duket se vajzat bardhekuqe janë më të sakta dhe nuk duan të falin Tiranën. 12-10 shkojnë shifrat në pikët e fundit dhe 15-11 në fund për Skënderbeun dhe 3-2 gjendja e seteve në favor të vajzave bardhekuqe.Me këtë fitore Skënderbeu mbyll kampionatin në mënyrën më të mirë, duke e mposhtur edhe njëherë Tiranën dhe tashmë Skënderbeu duhet të përgatisë fazën e “play-off”-it.Urime vajzave bardhekuqe!Urime Skënderbe!
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!