Connect with us

Sporti

Rruga drejt euro 2024 presidenti duka trajneri silvinjo futbollistët kuqezi rrëfejnë kualifiki

Digitalb i ka kushtuar një dokumentar kualifikimit të Shqipërisë për në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të titulluar “Rruga drejt Euro 2024”. Dokumentari i punuar nga gazetari i SuperSport Elvis Rexha sjell për të gjithë teleshikuesit emocionet e edicionit kualifikues, duke përfshirë protagonistët kryesor si Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe disa futbollistë kuqezi që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kualifikimin drejt Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.Dokumentari nis me Presidentin Duka, i cili tregon kontaktet e para me trajnerin Silvinjo dhe aspektet pozitive të brazilianit, që i bënë përshtypje në takimin në Milano.“Kemi takuar disa trajnerë. Takimi im i parë me Silvinjon ka qenë në Milano dhe që nga dita e parë më ka lënë një sensacion pozitiv, me goxha uri për sukses. Trajnerët në një Kombëtare konsumohen dhe kërkohet një energji e re. Këtë kemi bërë me Silvinjon. Kemi gjetur jo vetëm një trajner të ri në moshë, por edhe me energji të reja” – tha Presidenti Duka.Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar pranoi se fillimi ka qenë i vështirë për Silvinjon, që nuk pati mundësi të testojë futbollistët në miqësore, por e nisi direkt në Poloni në sfidën e parë kualifikuese.“Ishte një lloj handikapi fillimi i punës së tij, pa një ndeshje miqësore, por e kompensoi. Bashkë me stafin e tij bënë një punë intensive vitrtuale, duke tejkaluar këtë vështirësi. U kam vënë objektiva shumë herët. Nëse nuk vë objektiva dhe nuk i beson as vetë ato, atëherë nuk i besojnë as njerëzit që bashkëpunojnë me ty”, – theksoi Presidenti Duka, i cili flet edhe për momentin e arritjes së objektivit dhe për kundërshtarët në finalet e “Euro 2024”.“Me barazimin ndaj Moldavisë arritëm objektivin. Nuk ishin kundërshtar i lehtë. Na duhej kualifikimi dhe e arritëm. Ndaj Ishujve Faroe duhej një fitore për të festuar më shumë, por në fund të fundit futbollistët janë qenie humane dhe askush nuk mund t’i ndalte të festonin. Të vetëkënaqur, e konsideruan të lehtë ndeshjen. Nuk është e lehtë t’i motivosh në një ndeshje kur pikët nuk duhen. Shorti për mua është i bukur, janë të fortë, pasi kanë fituar. Më pelqen pasi do luajmë ndaj emrave të mëdhenj me synimin për të kaluar grupin. Nuk do shkojmë për llogari, por për të bërë më të mirën” – tha Presidenti Duka.Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, zbuloi takimin e parë me Presidentin e FSHF-së dhe faktin se përgjigja e tij për të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi ishte menjëherë “Po”.“Dola për darkë me Presidentin në Milano. Së pari komunikimi në italisht ishte shumë i mirë. Gjithçka ishte e re, një kompleks sportive për t’u inauguruar. Futbollistët janë të mirë. Ishte një “Po” e padiskutuar. Ishte një punë e rëndësishme nga janari, në shkurt për të arritur te ndeshja e parë, shumë e rëndësishme në mars. Në një kombëtare punohet ndryshe, ka më pak kohë. Ka shumë punë me videot, shumë punë në zyrë për t’u zbatuar më pas në fushë. Pastaj, ditën e parë kur ishim të gjithë bashkë ishte më e lehtë. Ishte shumë i mirë kontakti i parë me futbollistët”-tha fillimisht trajneri Silvinjo.Më tej, duke folur për rrugëtimin drejt kualifikimit, Silvinjo theksoi se nuk ishte i lehtë, por i  merituar.“Nuk është e lehtë të shtosh objektivat. Një përfaqësim i mirë të kënaq, një përfaqësim i mirë na çon më afër një rezultati pozitiv. Nga loja e mirë, tek marrja e rezultateve, duhet shumë sforco, shumë dedikim dhe shumë punë. Ne duhet të ëndërrojmë. Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë. Ata kanë qenë në garë deri në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian. Ne bëmë paraqitje të mirë dhe e merituam 100% kualifikimin”- deklaroi Silvinjo.Pjesë e dokumentarit “Rruga drejt EURO 2024” ishin edhe disa futbollistë që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndeshjet kualifikuese. Jasir Asani që erdhi në Kombëtare për herë të parë në epokën e trajnerit Silvinjo rrëfen emocionet e ndeshjes së parë, asaj ndaj Polonisë në Varshavë.“Ishte një emocion shumë i madh, pasi vija për herë të parë në Kombëtare dhe nuk kam fjetur fare për dy ditë. Edhe kur dolëm në nxehje kisha shumë vështirësi, pasi ishte emocion shumë i madh. Të gjithë ishim të kënaqur pasi kishim bërë një ndeshje shumë të mirë. Por në të njëjtën kohë ishim të mërzitur, pasi nuk e meritonim të humbnim” – rrëfen Asani për transfertën polake në Varshavë.Goli i parë i Asanit me fanellën kuqezi do të vinte në qershor ndaj Moldavisë.“Ndaj Moldavisë ishte edhe më e vështirë. I gjithë stadiumi na mbështeste dhe nuk mundesha të bëja nxehje, pasi më dridheshin këmbët nga emocioni. 20-25 minutat e para isha në ajër. Atë gol nuk do ta harroj kurrë, sepse falë tij morëm rrugën drejt kualifikimit në Europian” – tha Jasir Asani.Kristjan Asllani tregon besimin që djemtë e Kombëtares kishin që në momentin kur u hodh shorti dhe përballë ishin ekipe si Çekia apo Polonia.“Që në momentin që është hedhur shorti e dinim që mund të kalonim. Ishte një grup i fortë por me punë kemi arritur tek ëndrra jonë. Unë i kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe me tifozët tanë është shumë bukur por edhe përgjegjësi. Te goli i shënuar ndaj Ishujve Faroi nuk ka asnjë sekret, kur Nedimi më pasoi topin e kisha ndarë mendjen që ta gjuaja dhe erdhi goli” – tha Kristjan Asllani.Nedim Bajrami rrëfen marrëdhënien me trajnerin Silvinjo por edhe momentin e golit vendimtar në Çeki.“Ditën e parë që erdhi trajneri Silvinjo na dha besim për Europianin. E pa që kishim një grup jo shumë të fortë por as të lehtë, na ndihmoi të gjenim ekuilibrin. Para ndeshjes me Çekinë fola me babin dhe më dërgoi një foto që ishte në stadium. Pas golit e dija ku ishte dhe shkova aty” – tha Nedim Bajrami.Kapiteni Berat Gjimshiti foli për harmoninë e grupit dhe punën e mirë të bërë nga stafi teknik.“Do më mbetet gjithë jetën ai moment, pasi ishte edhe i bukur dhe i trishtë për mua. Besoj që më ka dhënë besim për të forcuar karakterin tim. Ja ku jam prapë dhe historia përsëritet. Erdhi staf i ri, lotjarë të rinj që nuk i njihja. Fryma ka qenë shumë pozitive, ndryshim i madh dhe kjo u pa në fushë. Stafi i dha besim lojtarëve. Grupi është shumë familjar, vallëzojnë bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme”- tha Berat Gjimshiti.Pjesë e dokumentarit ishin edhe Sokol Cikalleshi, Etrit Berisha, Ernest Muçi, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi që treguan emocionet e edicionit kualifikues.Sokol Cikalleshi:“Në vitin 2016 kishte lojtarë me karakter dhe personalitet, fokusi ishte tek disiplina taktike. Ishim për herë të parë dhe ishim një ekip që hodhi hapat e parë për një sukses të mëtejshëm. Ky ekip bën futboll më ofensiv, ku nuk kanë munguar golat e bukur”.Ernest Muçi:“E rëndësishme që realizuam ëndrrën e çdo shqiptari, jam i lumtur që u kualifikuam pasi objektivi i skuadrës është më i rëndësishëm se ai individual. Shumica e golave në këto kualifikuese kanë qenë me kulitet të lartë, kemi ekip të tillë. Shpresoj ta vazhdojmë edhe në Europian. Ishte goli im i parë me Kombëtaren, ëndërr e bërë realitet, aksioni dhe goli shumë të bukur”.Ylber Ramadani:“Nuk jam dorëzuar asnjëherë. Gjatë kualifikueseve do të doja të shënoja një gol dhe të festoja duke puthur fanellën. Jemi bërë si familje tani, mezi presim që të vijmë në grumbullim, për të bërë shaka dhe të qeshim me njëri-tjetrin. Kjo na bën të ndihemi shumë mirë dhe krenarë”.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!

Një orë para fillimit të takimit mes Skënderbeut dhe Laçit, futbollisti Marko Ramos është parë të ngjitet në tribunë. Ai ka qëndruar i heshtur dhe ka ndjekur me vëmendje nxemjen e ekipit të tij. Për të kjo javë ishte një javë e keqe, pasi nuk bënte pjesë as në stolin e korçarëve.

I pyetur pas ndeshjes, trajneri Gvozdenoviç jep këtë përgjigje: “Organika jonë është e plotë, kështu që katër ose pesë futbollistë çdo javë do të rrinë në tribunë. Nuk kemi asgjë me futbollistin, të tjerë do të jenë në javët në vazhdim. Do të meritojë formacionin, ai që ka gjendjen më të mirë. Ramos është stërvitur me grupin gjatë gjithë javës.”

Pra, duket se të marrësh një vend edhe në pankinë është e vështirë, kjo për shkak edhe të konkurrencës. Kjo do të thotë që çdo futbollisti në momentin që i jepet mundësia, nuk duhet ta lëshojë vendin duke gabuar që të humbasë edhe formacionin. Duket se kjo i ka ndodhur Ramosit këtë javë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.

“Nuk ishte futboll i bukur, por ishim në ngërç dhe kishim nevojë për pikët. Si gjithmonë i them bravo çunave sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe stresuese. Tani s’mund të flasim keq, e merituam fitoren dhe jemi të lumtur. Jemi pak më mirë tani, pasi ishte një stres i madh kjo ndeshje nëse do ta fitonim apo jo. Mund të menaxhohej më mirë situata për Rashicën te ai rast sepse mund të kishim më pak stres.

Kundër Laçit gjithmonë është e vështirë. Në 4 vitet e fundit nuk kemi fituar asnjëherë këtu në Korçë, ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luajmë shumë bukur. Do vazhdojmë, do krijojmë një vazhdimësi. Tani duhet një lojë më e bukur sepse iku stresi. Laçi një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luanim bukur dhe me shumë gola. Megjithatë ishim në ekuilibër, mund të shënonim dhe golin e dytë.

Luhatje gjatë ndeshjes? Mund ta rregullojmë, por kemi nevojë për kohë. Nuk mund ta rregullojmë që nesër. Pas 3-4 javësh mund ta rregullojmë këtë me lojtarët me eksperiencë që kemi, siç është Doka. Me këta lojtarë do kontrollojmë presionin dhe topin e dytë. Kjo është një përgjigje e saktë”, – tha Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Laçit, Armando Cungu.

“Kur të jesh në fund të tabelës nuk ke se çfarë thua. Do komunikoj me presidentin dhe t’i kërkoj largimin. Nuk jam trajner për mbijetesë.

Lojë zhgënjyese dhe gola amatorest. Unë nuk dua të diskutoj për penalltinë, por çunat nuk ishin në më të mirën e tij. Korça shfrytëzoi siç duhet mundësitë e dhënë dhe arriti të na ndëshkonte.

Nuk kam çfarë them. Kam kërkuar largimin para dy javësh të jem i sinqertë, por nuk ndodhi asgjë. Jam shuëmi qetë, por nuk mund të luaj në këtë mënyrë. Është ndeshja e 3-të radhaz që ndëshkohem nga arbitrat.

Advertisement

Kemi 3 lojtarë të thyer shpatullash që nga ndeshja me Partizanin. Unë protestoj për një të drejtë tonën dhe marrim kartonë të verdhë. Kundërshtarët ndërhyjnë shumë keq, por unë nuk kam nerva të vazhdoj në mënyrë të tillë.

Kam qenë gjithmonë trajner i mirë dhe në krye të tabelës. Jam trajner që kam kaluar ture në Europë dhe s’jam i tillë për të rënë nga kategoria. Jam mësuar të luftoj gjithmonë për titullin kampion”, – tha Cungu.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin

Skënderbeu – Laçi 2-1

Shënues: Vaskez 20’, Bismark 78’ / Traore 70’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli (Doka 77’), Janaqi (Krasniqi 77’), Rabiu, Merlim, Rashica (Randi 86’), Nikaj (Çuçka 57’) Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi (Kurti 57’), Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim, Vaskez, Bismrk / Lleshi, Opeh, Bido

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje i vetëm përballë portës ja jep në duart Marko Alia.

Advertisement

Vetëm dy minuta më vonë në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta.

Pjesa e dytë nis me 3 ndërrime për miqtë dhe asnjë për Skënderbeun. Skënderbeu sërish është aktiv në raste, ndërkohë që Rashica një herë dhe Ardit Nikaj nuk arrijnë, ndërkohë që Nikaj dy herë pretendon për penallti.

Në minutën e 62-të Skënderbeu ka një rast të pastër me anë të

Advertisement

Në të 70-ën barazohen shifrat. Janë kurbinasit që me anë të Traore që shtangin Skënderbeun duke shënuar golin e barazimit dhe 1-1.

Momente dramatike dy minuta më vonë, ku Çuçka pengohet në zonë dhe 11-metërsh, por është VAR që ndëryn për disa minuta dhe 4 minuta ndërprerje për të parë në VAR. Më së fundi gjyqtari vendos 11-metërsh. Është Juri Merlim që gjuan dhe pret Dajsinani, por është Bismark që vrapon gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Skënderbeu ruan avantazhin deri në fund, madje edhe pas përfundimit të 8-të minutave të shtesës dhe përfundimisht fiton 2-1 duke u rikthyer te fitorja.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

Advertisement

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër, gjuan

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

Advertisement

48’ – Skënderbeu ka rast të mirë që në minutën e 48-të, por Rashica bën mirë deri në zonë në krahun e majtë dhe në fund bën më të vështirën, jep pasin e fundit gabim.

53’ – Nikaj pretendon për 11-metërsh jo një herë por dy herë dhe është gjyqtari kryesor që pasi e ka verifikuar rastin edhe në VAR i thotë jo penalltisë për Skënderbeun.

62’- Rashica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, përballë Dajsinanit nuk shënon, është gardiani i laçianëve që devijon me këmbë.

70’ – Është Traore që shtang bardhekuqtë. Gjuan saktësisht fluturimthi dhe barazon shifrat në 1-1.

78’ – Çuçka pëngohet në zonën kurbinase dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh për Skënderbeun. U deshën 4 minuta ndërprerje për ta parë në VAR dhe përfundimisht penallti. Është Merlim që merr vetë penalltinë, gjuan dhe pret Dajsinani, ndërkohë që Bismark i vëmendshëm gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë

Skënderbeu – Laçi 2-1

Shënues: Vaskez 20’, Bismark 78’ / Traore 70’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli (Doka 77’), Janaqi (Krasniqi 77’), Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj (Çuçka 57’) Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi (Kurti 57’), Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim / Lleshi, Opeh, Bido

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje i vetëm përballë portës ja jep në duart Marko Alia.

Advertisement

Vetëm dy minuta më vonë në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta.

Pjesa e dytë nis me 3 ndërrime për miqtë dhe asnjë për Skënderbeun. Skënderbeu sërish është aktiv në raste, ndërkohë që Rashica një herë dhe Ardit Nikaj nuk arrijnë, ndërkohë që Nikaj dy herë pretendon për penallti.

Në minutën e 62-të Skënderbeu ka një rast të pastër me anë të

Advertisement

Në të 70-ën barazohen shifrat. Janë kurbinasit që me anë të Traore që shtangin Skënderbeun duke shënuar golin e barazimit dhe 1-1.

Momente dramatike dy minuta më vonë, ku Çuçka pengohet në zonë dhe 11-metërsh, por është VAR që ndëryn për disa minuta dhe 4 minuta ndërprerje për të parë në VAR. Më së fundi gjyqtari vendos 11-metërsh. Është Juri Merlim që gjuan dhe pret Dajsinani, por është Bismark që vrapon gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër, gjuan

Advertisement

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

48’ – Skënderbeu ka rast të mirë që në minutën e 48-të, por Rashica bën mirë deri në zonë në krahun e majtë dhe në fund bën më të vështirën, jep pasin e fundit gabim.

Advertisement

53’ – Nikaj pretendon për 11-metërsh jo një herë por dy herë dhe është gjyqtari kryesor që pasi e ka verifikuar rastin edhe në VAR i thotë jo penalltisë për Skënderbeun.

62’- Rashica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, përballë Dajsinanit nuk shënon, është gardiani i laçianëve që devijon me këmbë.

70’ – Është Traore që shtang bardhekuqtë. Gjuan saktësisht fluturimthi dhe barazon shifrat në 1-1.

78’ – Çuçka pëngohet në zonën kurbinase dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh për Skënderbeun. U deshën 4 minuta ndërprerje për ta parë në VAR dhe përfundimisht penallti. Është Merlim që merr vetë penalltinë, gjuan dhe pret Dajsinani, ndërkohë që Bismark i vëmendshëm gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në këto ndeshje janë shënuar vetëm 3 gola.

Vora ka fituar ndaj Korabit, ku goli i Avdiut në minutën e 4-të bëri bën diferencën në këtë sfidë.Me shifrat 1-0 ka fituar edhe Pogradeci ndaj Erzenit, ku goli është shënuar nga Panadic.

Ndërkohë 2-0 ka triumfuar Kastrioti ndaj Burrelit. Për krutanët shënuan nga Berisha dhe Ajazi. Në sfidët tjetë nuk u shënua asnjë gol. Kështu Lushnja dhe Besa kanë ndarë nga 1 pikë.

Kategoria e Parë: Java e 5-të

Advertisement

NDESHJET:

KASTRIOTI – BURRELI 2 – 0 (Berisha 20′, Ajazi 37)

KORABI – VORA  0 – 1 (Avdiu 4′)

LUSHNJA – BESA E KAVAJËS 0 – 0

POGRADECI – ERZENI 1 – 0 (Panadic 90+2′)

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!

Skënderbeu – Laçi 1-0

Shënues: Vaskez 20’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim / Lleshi, Opeh

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rrezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa, i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje, i vetëm përballë portës ia jep në duar Marko Alias.

Advertisement

Vetëm dy minuta më , në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditjeje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen, por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të me Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta. Të presim pjesën e dytë të ndeshjes

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

Advertisement

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër.

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Advertisement
Continue Reading

Sporti

GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!

Skënderbeu – Laçi 1-0

Shënues: Vaskez 20’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Lleshi

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rrezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje, i vetëm përballë portës ia jep në duar Marko Alias.

Advertisement

Vetëm pak më vonë, në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditjeje këndi, i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër.

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

Advertisement

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!

Në orën 17:00 starton ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, ndërkohë që skuadrat ndodhet në fushën e blertë duke bërë nxemjen e tyre të zakonshme.

Një sfidë shumë e rëndësishme kjo e sotmja, pasi të dy skuadrat do të luajnë për fitore.

Portali ynë ju sjell në këto momente një album fotosh më poshtë, duke parë skuadrat në nxemjen e tyre të zakonshme.

Shikoni fotot:

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet

Ka dalë tashmë edhe protkolli i ndeshjes së orës 17:00 mes Skënderbeut dhe Laçit, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

Ne sjellim për të gjithë ju protokollin e ndeshjes me lojtarët e formacionit dhe ata rezervë.

Shikoni me cilët lojtarë do të luajnë të dy skuadrat:

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News