Sporti
Finalja partizani egnatia zbulohen emrat e asistentëve të anthony taylor do të gjykojnë së bashku
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore” Partizani – Egnatia, që do të zhvillohet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania”. Dy skuadrat më të mira të sezonit do të përballen në një betejë të vërtetë ku do të vendoset gjithçka, ndërsa ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari anglez, Anthony Taylor.Por jo vetëm Taylor, pasi edhe dy asistentët e tij dhe gjyqtari i dhomës VAR do të jenë të huaj.Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi që dy asistentët e Taylor të jenë Gary Beswick (asistent i parë) dhe Adam Nunn (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones. Të tre gjyqtarë me mjaft eksperiencë që vendosin drejtësi së bashku me Anthony Taylor në kampionatin anglez. Së fundmi Anthony Taylor si arbitër kryesor së bashku me Gary Beswick, Adam Nunn dhe Robert Jones gjykuan sfidën e parë çerekfinale në UEFA Champions League, PSG – Barcelona.Taylor, Beswick dhe Nunn vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG. Ndërsa kanë gjykuar së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022/2023 Sevilla – Roma. Gjithashtu Anthony Taylor, Gary Beswick dhe Adam Nunn janë përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi edhe në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.Në ndeshjen finale për titullin kampion Partizani – Egnatia, arbitri i katërt do të jetë Enea Jorgji ndërsa gjyqtari në AVAR është Kreshnik Barjamaj.Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. Biletat për ndeshjen e titullit kampion Partizani – Egnatia dhe për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt Skënderbeu – Vllaznia mund të blihen online nëebileta.alsi edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!