Sporti
E fundit skënderbeu bie në korçë fiton teuta dhe i largohet fundit
Skënderbeu-Teuta 0-1Shënues:Gjini 74’Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Shaqe, Randi (Lika 81’), Janaqi (Moses 84’), Merlim, Liço, Djantu, Nikaj (Nikaj 66’).Trajner:Ivan GvozdenoviçTeuta:Vata, Jazxhi, Gjini, Beqja, Daci (Faust 59’), Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Daja, Arifi (Peposhi 59’).Trajner:Edi MartiniGjyqtarë:Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ergys Spahiu, Sokol BebjaKartonë të verdhë:Shaqe, Liço, Janaqi / Daja, GjinollariNdeshja mes Skënderbeut dhe Teutës ka nisur menjëherë në sulm për Skënderbeun, ku Gerco provon nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit durrsak.Menjëherë kundërpërgjigjen durrsakët që kanë dy raste të mira shënimi në zonë, por me portën bosh nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Rastet për Teutën falë shtatlartësisë së mbrojtësve të Teutës që në goditjet standarde bien në sy në krahasim me lojtarët e Skënderbeut.Më pas loja më shumë luhet në mesin e fushës, ku ka duele të ashpra mes të dy ekipeve, por pa rrezikuar portat respektiveNë minutën e 31-të gjyqtari Hamiti pasi shikon edhe VAR-in jep 11-metërsh. Ka protesta të shumta nga ana e Skënderbeut, por gjithsesi është Daci që nga pika e bardhë godet shtyllën dhe topi përfundon jashtë. Sërish pas humbjes së penalltisë ka protesta nga ana e vendasve.Deri në minutën e 40-të ka protesta për shumë faulle që jep gjyqtari Hamiti dhe loja duket se është tensionuar, qysh pas momentit që dha 11-metërsh.Mbyllet pjesa e parë me rrjetat e paprekura 0-0.Pjesa e dytë nis pa asnjë ndërim nga të dy skuadrat, duke u besuar të dy teknikët lojtarëve që hodhën në fushë nga starti.Menjëherë dy raste nga një për secilën skuadër, madje raste të arta shënimi. Është Liço për Skënderbeun dhe nga ana tjetër Daci për Teutën që humbasin raste të pastra, të dy me kokë gjuajnë jashtë.Një tjetër raste të pastër humbet kapiteni i Skënderbeut, Liço në minutën e 61-të, teksa topi prek vetëm rrjetën e jashtme të portës durrsake.Në minutën e 74-ër do të vinte edhe goli i avantazhit për miqtë. Është Gjini që gjuan me kokë në zonë dhe 0-1.Pas shënimit të golit nga ana e Teutës, trajneri Gvozdenoviç kryen disa ndërime, ku edhe Rashica, Lika, apo Moses nuk sjellin ndryshim në rezultat.Rastin më të mirë për të barazuar e kishte kapiteni Liço që lëshon një “predhë” nga 25 metra larg, por portieri Vata bën heroin duke e dërguar topin në këndore.Përfundimisht 0-1 për Teutën.Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Gerco provon nga e djathta e sulmit për Skënderbeun me të majtën dhe pret në pozicion Vata.8’ – Gerco për Djantu në zonë që gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë.31’ – Teuta pretendon për prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtësit e Skënderbeut. Gjyqtari Eldorjan Hamiti shkon në VAR. Pasi e shikon jep 11-metërsh. Gjuan Daci dhe topi prek atje ku bashkohet shtylla e djathtë pinugle me tranversalen dhe përfundon jashtë. Miqtë humbasin rastin më të pastër të shënimit.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë48’ – Me startin e pjesës së dytë Skënderbeu humbet një rast të pastër. Është Merlim që në një këndore e dërgon topin në zonë dhe atje Liço gjuan me kokë dhe shpëton për mrekulli porta e Teutës, topi përfundon jashtë.50’ – Të njëjtën gjë humbet edhe Teuta, teksa Daci me portën bosh me kokë gjuan jashtë.61’ – Goditje dënimi për Skënderbeun diagonal në krahun e majtë të sulmit. Është Nikaj që shërben në zonë për Liçon dhe topi prek vetëm rrjetën e jashtme. Shpëton porta e Teutës.74’ – Goditje këndi për Teutën. Gjini shtatlartë me kokë gjuan dhe 0-1 për Teutën, shënojnë miqtë.86’ – Kapiteni Dean Liço ka rastin e pastër për të barazuar rezultatin. Gjuan nga largësia dhe në trekëndësh shpëton portën Vata.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!