Sporti
Abissnet superiore luhet java e 23 të njihuni me të gjitha sfidat
Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia-Laçi. Sfida do të zhvillohet në “Arena Egnatia” duke nisur prej orës 13:30. Të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë në kampionat dhe do të kërkojnë fitoren në këtë sfidë. Laçi numëron shtatë ndeshje pa humbje, ku ka regjistruar pesë barazime dhe dy fitore. Ndërsa Egnatia pas tre fitoreve radhazi, barazoi në sfidën e fundit në “Arenën e Demave“ me Partizanin.Të shtunën do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 17:00. Në “Loro Boriçi“ Vllaznia do të presë Teutën. Shkodranët synojnë të rikthehen te fitorja pas dy barazimeve radhazi, ndërsa durrsakët kërkojnë vazhdimësinë pasi siguruan fitoren e parë për këtë vit në kampionat ndaj Skënderbeut.Në të njëjtën orë do të luhet edhe një tjetër takim që premton spektakël, Dinamo City-Partizani. Djemtë e trajnerit Dritan Mehmeti po kalojnë një moment të mirë në kampionat pasi kanë triumfuar në dy sfidat e fundit, ndërsa “të kuqtë” kanë lëshuar terren me kreun dhe synojnë të rikthehen te fitorja.Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave. Të dyja takimet do të luhen në orën 17:00. Tirana do të përballet me Erzenin në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë u rikthyen te fitorja dhe do të kërkojnë triumfin e radhës, ndërsa Erzeni pas tri humbjeve radhazi në kampionat do të synojë të marrë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.Takimi tjetër i cili do të luhet po në orën 17:00 është Skënderbeu-Kukësi. Në Korçë, vendasit synojnë të hedhin pas disfatën e fundit me Teutën dhe do të kërkojnë fitoren në shtëpi, ndërsa Kukësi i vendit të fundit do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive pas katër humbjeve radhazi në “Abissnet Superiore”.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!