Sporti
E fundit volej femra skënderbeu nuk ndalet leksion partizanit në kryeqytet siguron vendin e parë
Partizani-Skënderbeu 1-3(25-22, 25-27, 14-25, 19-25)Skënderbeu në volejboll për femra nuk di të ndalet dhe në këto momente sapo ka siguruar një fitore tjetër shumë vendimtare ndaj Partizanit në kryeqytet. Ishte një ndeshje e rëndësishme kjo e sotmja ndaj Partizanit të vendit të dytë dhe Skëndebeu e kishte vlerësuar maksimalisht, duke e fituar 1-3 dhe duke siguruar përfundimisht vendin e parë, gjë që do të thotë se në fazën e play-off-it do të luajë një ndeshje më shumë në shtëpi, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.Me këtë fitore Skënderbeu është një hap larg titullit kampion dhe titulli duket se e ka marrë rrugën drejt Korçës. Por, çfarë ka ndodhur sot në kryeqytet ndaj Partizanit dhe si kanë qenë setet:Seti i parë i ndeshjes fillon me rivalitet, teksa barazimet janë prezente herë pas herë. Shkëputet Skënderbeu, më pas barazon Partizani dhe kjo është prezente deri në barazimin 12-12. Më pas 15-17 kryeson Skënderbeu dhe sërish shifrat barazohen në 17-17. Pas këtij barazimi të kuqet tregohen më të sakta dhe kryesojnë 20-17, ndërkohë që më pas 20-19, 22-20, 24-21 dhe seti i parë i takimit mbyllet 25-22 në favor të Partizanit. Pra 1-0 për vendaset.Në setin e dytë Skënderbeu zgjohet dhe qysh në fillim shënon rezultatin e thellë 3-9. Më pas shifrat shkojnë në 5-9 dhe 6-11 për Skënderbeun, ndërkohë që rezultatin më të thellë korçaret e shënojnë në pikët 7-15. Tre pikë radhazi shënon Partizani që e çon rezultatin në 10-15, ndërkohë që më pas 14-17, 16-20, 19-23 dhe Skënderbeu rrezikon disi pasi e çon në pikët shtesë, por fiton 25-27 dhe barazon gjendjen e seteve në 1-1.Seti i tretë i takimit fillon njësoj si seti i dytë me Skënderbeun që fillon mbarë, duke kryesuar që në fillim 1-5. Më pas 3-6 dhe 4-8, ndërkohë që korçaret 10-15 çojnë rezultatin në favorin e tyre dhe nuk kanë ndërmend që të lëshojnë “pe” as në këtë set. Diferenca prej 5 pikësh ruhet në 11-16 për Skënderbeun dhe më tej fillon edhe shkëputja për ta mbyllur sa më parë edhe këtë set, 13-20, 14-22 dhe krejt seti mbyllet 14-25. Në këtë mënyrë Skënderbeu përmbys setet tashmë në 1-2 në favorin e vet, duke shkuar më pranë fitores.Seti i katërt ka qenë edhe më i lehti për Skënderbeun duke bërë që vajzat e Kojës të kthehen në lojën e tyre.Me një Skënderbe tashmë të rikthyer në parket, seti i katërt flet që në start për vajzat korçare që duan ta mbylin sa më shpejt ndeshjen. 2-5 është gjendja e pikëve në fillim, ndërkohë që Partizani nuk dorëzohet pasi pas shifrave 7-9, arrin të barazojë rezultatin në 11-11 dhe këtu trajneri Orlando Koja detyrohet të marrë pushim. Pas pushimit vajzat e Kojës sërish kryesojnë 12-15, 13-16 dhe 14-18. Skënderbeu vazhdon kryesimin edhe në pikët e mëtejshme duke kryesuar 17-21, 19-23 dhe në fund të setit të katërt 19-25, duke mbyllur krejt takimin 1-3 në favor të Skënderbeut.Në këtë mënyrë, Skënderbeu fiton edhe në kryeqytet ndaj Partizanit me rezultatin 1-3, duke treguar se është skuadra më e mirë për këtë sezon dhe pas 2 trofeve të fituara së fundmi, tashmë nuk ka dyshim që do të bëjë të vetin edhe titullin kampion, trofeun më të rëndësishëm të këtij sezoni.Suksese Skënderbeut!Bravo vajzave dhe stafit teknik të Skënderbeut!
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!