Arsimi
Stafi nga bullgaria u prit sot në një takim nga dekani i fb prof as dr gjergji mero dhe pedagogë
Në datat 3-4 prill 2024, në kuadër të programit Erasmus+ që mundëson shkëmbimin e stafit akademik, një grup pedagogësh nga Universiteti Bujqësor i Plovdivit, Bullgari do të jetë në Universitetin “Fan S. Noli” për programin e përbashkët të studimit, me Fakultetin e Bujqësisë, Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.Stafi nga Bullgaria u prit sot në një takim nga dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero dhe pedagogë të tjerë të këtij Fakulteti, ku u diskutua për ecurinë e punës së përbashkët gati një-vjeçare në kuadër të këtij bashkëpunimi.Dekani, prof. as. dr. Gjergji Mero i njohu fillimisht me veprimtarinë që zhvillon Fakulteti i Bujqësisë, ndërsa shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që po ofron Universiteti Bujqësor i Plovdivit në këtë program të përbashkët studimi. Ai vlerësoi rëndësinë që ka si mësimdhënia e integruar, ashtu dhe zhvillimi i praktikës në UBP për kualifikimin e vazhduar të studentëve dhe për punësimin e tyre, pasi bujqësia dhe turizmi janë ndër prioritetet e rajonit të Korçës. “Pritshmëritë tona për frekuentimin e këtij programi studimi janë të larta për vitet në vazhdim. Edhe promovimi që do t`i bëjnë këtij programi vetë studentët do të shihet më me interes nga të rinjtë”.Prof. Krasimir Aleksandrov falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” dhe në veçanti Fakultetin e Bujqësisë për këtë bashkëpunim të suksesshëm, ndërsa shprehu dëshirën e tij dhe të kolegëve që e shoqërojnë për t`u takuar nga afër dhe për të biseduar me studentët.Ata zhvilluan me ta një orë leksioni, ndërsa bashkëbiseduan për mundësitë që do t`u ofrohen nga kjo diplomë e dyfishtë, si dhe për zhvillimin e praktikës profesionale në Universitetin Bujqësor të Plovdivit, ku do të përfitojnë edhe një përvojë evropiane në fushën ku studiojnë.Stafi akademik nga Bullgaria do të zhvillojë nesër një tjetër leksion me studentët e këtij programi studimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti17 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sport5 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…