Sporti
E fundit 2 orë ndeshje dramatike në kosovë skënderbeu humbet në 5 sete të luajtura ndaj skënderaj
Skënderaj-Skënderbeu 3-2(18-25, 25-15, 11-25, 25-23, 15-13)Plot 2 orë ndeshje në Kosovë mes Skënderaj dhe Skënderbeut dhe në fund është skuadra vendas ee Skënderaj që fiton 3-2 në fund, duke marrë një fitore të rëndësishme dhe duke bërë që Skënderbeu të pësojë humbje sot në ndeshjen e parë të 2024-ës.Takimi Skënderaj-Skënderbeu sapo ka përfunduar në këto momente dhe startoi në orën 19:30 të mbrëmjes, një ndeshje që janë dashur 5 sete për të përcaktuar skuadrën fituese, madje ka zgjatur plot 2 orë.Seti i parë i ndeshjes zgjati vetëm 21 minuta, teksa që në fillim volejbollistet korçare marrin kryesimin 10.15 më pas 15-20, 16-22 dhe mbyllin setin e parë në favorin e tyre 18.25.Seti i dytë i ndeshjes fillon me avantazhin 2-4 për korçaret. Më pas rezultati barazohet 6-6 dhe për herë të parë vendaset kalojnë në avantazhin 8-6, 14-9 dhe Orlando Koja detyrohet të marrë pushim. 21-13, vazhdojnë me kryesimin vendaset, ndërkohë që më pas pavarësisht ndërimeve, Skënderaj fiton 25-15 dhe Skënderbeu që mposhtet në setin e dytë, duke zhvilluar një set të dobët.Në setin e tretë, janë korçaret që kryesojnë që në fillim 1-5. Më pas pikët thellohen 2-9 dhe vajzat e Orlando Kojës nuk falin më pas, duke kryesuar vazhdimisht 7-13, 9-18, 9-23 dhe mbyll setin në favorin e vet 11-25 duke çuar gjendjen e seteve në 1-2 për Skënderbeun.Seti i katërt fillon me barazimin 3-3 dhe më pas Skënderaj kryeson 5-3, duke e detyruar trajnerin Koja të marrë menjëherë pushim dhe po menjëherë rezultati barazohet në 5-5. Më pas 7-7 dhe përsëri volejbollistet vendase kryesojnë 9-7, 15-8, duke u shkëputur falë edhe gabimeve të korçareve. 18-11 do të shkonin shifrat në këtë set, 19-16, afrohet Skënderbeu, duke detyruar trajnerin e Skënderaj të marrë pushim. Në këtë moment vendaset tregohen më të sakta dhe ruajnë kryesimin duke u shkëputur sërish 22-16 dhe mbyllin setin e katërt 25-23, teksa në pikën e fundit ka protesta nga trajneri Orlando Koja në adresë të gjyqtarit të ndeshjes.Në këtë mënyrë, është dashur seti final për të përcaktuar skuadrën fituese.Seti final nis mirë për Skënderaj 3-0 dhe trajneri i Skënderbeut merr menjëherë pushim. 4-2 shkojnë shifrat dhe më pas 6-4, 7-7 dhe për herë të parë Skënderbeu kryeson në këtë set 7-8. Përsëri barazim 9-9 dhe shifrat më tej shkojnë, 12-10, 13-11 dhe përfundimisht 15-13 për Skënderaj që fiton setin dhe krejt ndeshjen 3-2.Një humbje që nuk pritej për Skënderbeun dhe në fund festë për kosovaret e Skënderaj.Në ndeshjen tjetër të luajtur po për Grupin A, Tirana fitoi 3-0 ndaj Prishtinës.Nesër në ditën e dytë dhe të fundit në Kosovë, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës 75, takim që do të startojë në orën 12:00 në mesditë.Suksese vajzave të Skënderbeut!
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!