Arsimi
Simpoziumi shkencor reagon myftiu i korçës cikalleshi përçarje dhe fyerje për myslimanët
Ragimi i Myftiut të Korçës, Ledian Cikalleshi:”Para disa ditësh pashë një njoftim, në një postim, nga Universiteti i Korçës për organizimin e një sempoziumi për 2 personalitete të rëndësishme korçare gjatë Perandorisë Osmane, Iljas Bej Mirahorin dhe Koçi Bey. Duke qenë se i njoh mirë këto personalitete më erdhi mirë që organizohej një sempozium i tillë. Normalisht, prisja që për personalitetin që mban emri xhamia kryesore e qytetit të Korçës dhe me sa di unë është ndër më të vjetrat në Ballkan, e cila vazhdon të jetë funksionale, institucioni i myftinisë të kishte një ftesë. E pritshme nga një fondacioni organizator i cili nuk ka bashkëpunim me Myftinitë. Por kjo s’ia heq përgjegjësinë morale për atë që shkakton.1. Është shqetësuese, kur shikoj që organizatorët tek thërrasin përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare në Korçë, Komunitetin Mysliman dhe ai Bektashian neglizhohen totalisht. Privatisht mund jenë thirrur dhe të kenë vajtur myslimanë e bektashinj, por institucionalisht asnjë. Kjo është gafë e rëndë për këdo që ka pasur në dorë organizimin. Ose u çohet ftesë të gjithëve, ose asnjërit. Në Korçë kështu ka qenë dhe është tradita. Korça e themeluar nga një Iljaz bej Mirahori, ku ndërtesë të parë kishte xhaminë, atë të Mirahorit, sot numëron 52 xhami dhe sipas censit të 2011, myslimanët në Qarkun e Korçës janë mbi 60% e popullsisë.2. E dyta, shikoj që në listën e panelistëve nuk ishte thirrur si panelist asnjë nga tre profesorët myslimanë praktikantë në Korçë, të cilët korçarët i njohin dhe janë njohës të mirë të historisë së qytetit të Korçës, kjo është e pajustifikueshme.Kjo tregon që organizime të tilla, jo vetëm që nuk ndihmojnë në promovimin e figurave të tilla historike, por sjell përçarje dhe fyejnë rëndë vetë figurën e Iljaz bej Mirahorit dhe myslimanët e Korçës.Ata që kanë dalë si alternativë e së ardhmes, me këtë shembull, se di se për ku janë alternativë.”
Arsimi
Universiteti “Fan S. Noli” fiton projektin “Burimet ujore në rajonin e Korçës”
Arsimi
Fillon sot raundi i dytë i aplikimeve në Universitetin “Fan S. Noli”!
Arsimi
Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional
Arsimi
Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla
Arsimi
Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale
Arsimi
Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!
Arsimi
ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!
Arsimi
Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!
Arsimi
Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…
Arsimi
Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!