Connect with us

Kulture

Mesazhi i mitropolitit të korçës hirësisë së tij imzot joanit gëzuar dhe për shumë vjet pashkët

Nën Dritën e Ngjalljes Mund Të Përballojmë Çdo Vështirësi!Ngjarjet që përkujtojmë në Javën e Madhe, pësimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit tonë Jisu Krisht, janë ngjarjet më të rëndësishme të historisë njerëzore, themeli i veprës së Tij shpëtimtare dhe i Ungjillit, me anë të cilit ne shpëtohemi. Shën Pavli e përkufizon Ungjillin me të vërtetën e dyfishtë, që Jisui pësoi dhe vdiq për mëkatet tona, vërtetuar nga varrosja e Tij dhe se Ai u ngjall ditën e tretë, vërtetuar nga varri i zbrazur dhe nga të shfaqurit e Tij para shumë dëshmitarëve (1 Kor. 15:3–5). Krishti, me anë të vdekjes, tregoi që ishte një njeri dhe me anë të ngjalljes, vërtetoi se ishte Perëndi, sepse nuk ishte e mundur të zotërohej prej prishjes Krijuesi i Jetës (Lit. e Sh. Vasilit). Kjo e vërtetë është shtylla e besimit tonë.Shkrimi i Shenjtë nuk e shikon vdekjen e Krishtit të ndarë nga ngjallja dhe ne duhet ta ruajmë këtë lidhje. Zbritja e Krishtit në varr është po aq e rëndësishme sa edhe dalja e Tij nga varri. Të besosh në njërën pa tjetrën do të thotë të besosh në një ungjill të rremë, që nuk mund të shpëtojë. Shën Athanasi i Madh shkruan: Vdekja duhej t’i paraprinte ngjalljes, sepse nuk mund të kishte ngjallje pa të. Kryqi i Tij është dëshmia më e plotë e dashurisë së Trinisë së Shenjtë për njerëzit, një dashuri e thellë dhe vepruese, dashuri që shëron dhe shpëton.IIVdekja është armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve, duke shkaktuar frikë dhe ankth në jetën tonë. Shkrimi i Shenjtë na tregon se: Perëndia nuk e krijoi vdekjen dhe nuk gëzohet në shkatërrimin e të gjallëve (Dit. 1:13-14). Ajo është fryti i largimit të njeriut nga Krijuesi i tij. Ne nuk e shmangim dot atë, duke e anashkaluar, harruar, ose duke u dehur me dëshirat dhe qëllimet e kota të kësaj bote. Në botën tonë njerëzore, vdekja është mundimi dhe tmerri më i madh. Ajo e godet njeriun në thelbin e qenies së tij, duke e ndarë trupin nga shpirti. Çlirimi, nga ky mundim dhe tmerr, është shpëtimi i vërtetë dhe një shpëtim i tillë iu dha të gjithë njerëzve, nga Ai që e mundi vdekjen – Perëndi-Njeriu i Ngjallur.Në librin e Jobit ngrihet një pyetje themelore mbi qëllimin e jetës së njeriut: Vallë i vdekuri a mund të jetojë përsëri? (Job. 14:14), pyetje që është bërë dhe bëhet vazhdimisht ndër shekuj. Shumë janë munduar t’i përgjigjen, në mënyra të ndryshme, kësaj pyetjeje themelore. Por, kjo pyetje, mori një përgjigje të qartë dhe të vërtetë, vetëm në vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit, sepse Zoti nuk erdhi të përballej me vdekjen në mënyrë filozofike dhe teorike, por u përball me të personalisht dhe me vdekjen e Tij, vdekjen mundi, duke na çliruar nga robëria e dyfishtë: nga vdekja shpirtërore dhe nga ajo trupore.IIIKrishti është fryti i parë i ngjalljes nga të vdekurit, që do të thotë se ngjallja e Tij është një pararendëse e ngjalljes, që do të përjetojnë të gjithë ata që ecin në rrugën tij. Apostull Pavli shkruan: Sepse, me anë të një njeriu erdhi vdekja, edhe ngjallja e të vdekurve nga një njeri. Sepse, ashtu si në Adamin të gjithë vdesin, ashtu edhe në Krishtin të gjithë do të ngjallen (I Kor. 15:21-22.). Duke e mundur vdekjen, Ai mundi dëshpërimin, padrejtësinë, urrejtjen, sëmundjen, luftën dhe çdo të keqe. Pa ngjalljen, ne do të dergjeshim akoma në errësirë dhe në hijen e vdekjes (Lk. 1:79).Nga këndvështrimi i Ngjalljes, ngjarjet e kësaj bote marrin përmasa të reja. Vuajtjet, dhimbjet, frikërat dhe fatkeqësitë, me të cilat përballemi në jetën tonë, bëhen më të lehta, kur i shikojmë me sytë e shpresës. Kjo nuk është një shpresë e rreme, por një shpresë e bazuar në realitetin e ngjalljes dhe e dëshmuar nga mijëra e mijëra njerëz ndër shekuj. Ndonëse mundimet mbeten, Krishti tashmë ka mbjellë në zemrat tona farat e ngjalljes, për të cilat duhet të kujdesemi dhe të përpiqemi, që të japin fryte të bollshme. Të bashkuar me Atë, ne besojmë se sprovat e shumta, jo vetëm që nuk do të na mundin, por do të kthehen në një forcë rigjallërimi, sepse Krishti e ktheu atë që ishte instrument vdekjeje, Kryqin, në burimin e jetës. Prandaj, Ngjallja e Tij, sjell tek ne një mënyrë të re të menduari dhe të jetuari, një ndryshim tërësor të marrëdhënies sonë me veten dhe me të tjerët.Të dashur vëllezër dhe motra! Ngjallja e Krishtit, kjo dhuratë e Perëndisë për të gjithë njerëzit, kërkon një përgjigje nga ana jonë. Ne thirremi të jetojmë një jetë të re dhe të vërtetë, plot shpresë, paqe, dashuri dhe vëllazëri. Thirremi të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të falim njëri-tjetrin në çdo gjë. Le t’i hapim, pra, zemrat tona dhe le ta pranojmë këtë dhuratë të mrekullueshme, me mirënjohje dhe falënderim të thellë, sepse Ngjallja e Krishtit, do të bëhet realitet, për gjithsecilin prej nesh, vetëm nëse njëjtësohemi me Krishtin dhe kështu mund të përjetojmë gëzimin dhe fuqinë transformuese të saj, e cila do të na japë kurajë dhe fuqi për t’u përballur me të gjitha vështirësitë dhe kryqet e kësaj jete.Në ketë kremtim të fitores së Krishtit mbi vdekjen, do të doja t’ju uroja të gjithëve, që drita e Pashkës të ndriçojë zemrat dhe jetën tuaj dhe me gëzim e ngazëllim të madh të thërrasim: Krishti u Ngjall!Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Advertisement

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Advertisement

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

Advertisement

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

Advertisement

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Advertisement

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Advertisement

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Advertisement

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

Advertisement

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Advertisement

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Advertisement

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!

Trupa e teatrit të Korçës do të jetë për herë të parë në Worcester, ku do të jetë prezent me një shfaqje që ka korrur sukses në Korçë.

Advertisement

Bëhet fjalë për shfaqjen “Nuse vetëm për letra”. Një shfaqje që do të jepet në muajin tetor dhe pikërisht më datën 18-të. Nga sa është mësuar nga organizatorët, ka filluar që në këto moment të njoftohen të gjithë shqiptarët dhe sidomos korçarët, të ndjekin këtë shfaqje të Lenga Bungos me aktorët e teatrit të Korçës.

Një shfaqje që pritet të korrë sukses pasi niveli dhe cilësia në interpretim është shumë e lartë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator

Erdhi koha për Serenights Korça! Ja axhenda e plotë për dy netë serenatash të bukura 27-28

Advertisement

shtator.

Programi i plotë i Korça Serenights Festival

Advertisement

Dy net fantastike me serenatat më të bukura korçare.

Mos e humb Korçën!

Advertisement

Datë 27-28 shtator

Pazari i Vjetër, Korçë

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News