Connect with us

Sporti

Volej femra skënderbeu nuk di të ndalet leksion barleti volley e mposht 3 0

Skënderbeu-Barleti Volley 3-0(25-19, 25-23, 25-13)Skënderbeu në volejboll për femra nuk di të ndalet, pasi edhe sot nuk e fal as Barleti Volley duke e mposhtur me shifrat e thella 3-0.Një ndeshje e lehtë në letër, por e tillë doli edhe në fushën e lojës.Në orën 16:00 së pasdites së sotme Skënderbeu-Barleti Volley ishte përballja e javës së 12-të të kampionatit, një ndeshje që duket se ka pasur histori vetëm në setin e dytë të ndeshjes.25-19 do ta fitonin setin e parë korçaret, ndërkohë që setin e dytë miket përpiqen të përfitojnë falë edhe gabimeve që lejojnë volejbollistet e Skënderbeut. 25-23 do të mbyllej ky dhe kaq, sepse i treti ka qenë thjesht sa për statistikë, pasi Barleti Volley nuk shënon më shumë se 13 pikë.3-0 fiton në këtë mënyrë Skënderbeu duke ruajtur kreun e superligës, ndërkohë që nga dita e sotme do të mendohet për të dielën e ardhshme, teksa më 17 mars do të luhet në kryeqytet finalja e Kupë së Shqipërisë, Tirana-Skënderbeu.Suksese vajzave të Skënderbeut!

Skënderbeu-Barleti Volley 3-0(25-19, 25-23, 25-13)Skënderbeu në volejboll për femra nuk di të ndalet, pasi edhe sot nuk e fal as Barleti Volley duke e mposhtur me shifrat e thella 3-0.Një ndeshje e lehtë në letër, por e tillë doli edhe në fushën e lojës.Në orën 16:00 së pasdites së sotme Skënderbeu-Barleti Volley ishte përballja e javës së 12-të të kampionatit, një ndeshje që duket se ka pasur histori vetëm në setin e dytë të ndeshjes.25-19 do ta fitonin setin e parë korçaret, ndërkohë që setin e dytë miket përpiqen të përfitojnë falë edhe gabimeve që lejojnë volejbollistet e Skënderbeut. 25-23 do të mbyllej ky dhe kaq, sepse i treti ka qenë thjesht sa për statistikë, pasi Barleti Volley nuk shënon më shumë se 13 pikë.3-0 fiton në këtë mënyrë Skënderbeu duke ruajtur kreun e superligës, ndërkohë që nga dita e sotme do të mendohet për të dielën e ardhshme, teksa më 17 mars do të luhet në kryeqytet finalja e Kupë së Shqipërisë, Tirana-Skënderbeu.Suksese vajzave të Skënderbeut!

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë

Skënderbeu- Vllaznia 3-0

(25-20, 25-18, 25-22)

Një tjetër ndeshje mjaft e mirë për djemtë e trajnerit Arben Prifti këtë javë kur kanë fituar në Korçë kundër ekipit të Vllaznisë. Në setin e parë ka pasur disa herë ekulibra në pikë por në fund korçarët fitojnë 25-20. Në setin e dytë kemi një barzim në 17-17 dhe më pas janë tetë pikë të korçarëve radhazi, pa asnjë mundësi kundërshtarëve. Në setin e tretë Vllaznia jep gjithçka dhe korçarët kanë treguar se kanë qetësinë dhe forcën e duhur që të fitojnë 25-22.

Advertisement

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq

Albi Doka është një futbollist që e njeh mjaft mirë Tiranën, kjo për faktin se ka qenë pjesë e tyre. Ai ka vetëm disa javë që është bashkuar me korçarët dhe me sa kuptohet nuk ka arritur formën e tij fizike të plotë.

Vetë trajneri Gvozdenoviç kur është pyetur direkt me emër nga gazetarët se do të jetë Doka në fushë si titullar si ka deklaruar: ” Doka e njeh mirë kundërshtarin, por nuk është për momentin gati të jetë nga minuta e parë në lojë.”

Kështu duket qartë se Gvozdenoviç edhe këtë ndeshje nuk do ta ketë Dokën në fushë nga minuta e parë, por duke parë cilësitë e tij do të jetë një forcë për javët në vazhdim. Kampionati është në hapat e para dhe ka një rrugë të gjatë.

Advertisement

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët një tjetër humbje minimale në trasfertën e Vorës

Vora- Pogradeci 1-0

Shënues:Ruzgis 76’

Pogradeci ka pësuar një humbje minimale në Vorë në një ndeshje që në përgjithësi ka qënë e mirë për të dy ekipet. Pjesa e parë ishte totalisht e ekulibruar madje mund të thuhet se liqenorët kishin disa mundësi më shumë shënimi se kundërhstari por Beçka dhe Karabatiç nuk kishin saktësinë, por meritë kishte dhe portjeri vendas Ruçi që shpesh herë është bërë shpetimtar.

Advertisement

Në pjesën e dytë e fillojnë po mirë liqenorët , duke qënë superiurë në mesfushë , por edhe kundërshtarët kanë ritur ritmin dhe për pasojë shënojnë në minutën e 76 me anë të Ruzgis. Pas këtij moment trajneri Nikaj bën shumë ndryshime duke hedhur në fushë gjithë “gardën” e liqenorëve me gjithë përpjekjet rezulati nuk ndryshoi

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë

Skënderbeu- Vllaznia 3-0

(25-13, 25-19, 25-11)

Skënderbeu në volejboll për femra ka marrë fitoren e radhës. Këtë herë ka pritur ekipin e Vllaznisë në një ndeshje që e kanë dominuar në çdo set të takimit. Nuk kishte asnjë moment rivaliteti, këtë e tregojnë edhe pikët ku korçarët marrin setin e parë 25-13.

Advertisement

Në setin e dytë kemi një rritje me pikë të Vllaznisë që shkon deri 19, por vetëm kaq. Korçaret luajnë mirë në çdo aspekt të lojës. Setin e tretë e mbyllin me më shumë diferencë se të parat 25-11.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…

Në një intervistë që kishte dhënë para disa ditësh gardiani i portës korçare Marko Alia kishte deklaruar se: “Nuk ka çështje përgjegjësie vetëm tek mbrojtësit, por është një situatë komplekse që ka sjellë këtë rezultat. Ekipi ka balancën e duhur që të tregojë forcën e vet”.

Duket se edhe Gvozdenoviç është në këtë linjë me të kur ka deklaruar se: “Kur pësojmë gola përgjegjësia është e të gjithëve, kur jemi me top sulmojmë të gjithë kur humbim topin kthehemi në mbrojtje dhe ndihmojmë. Ne po punojmë të gjithë së bashku të ndreqim gabimet”.

Pra duket se Gvozdenoviç më shumë i mëshon faktit në taktikën e lojës dhe marrjen e përgjegjësive.

Advertisement

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Elite Youth Development Academy”/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet

“Shpresojmë që projekti “Elite Youth Development Academy” të na plotësojë ëndrrën për t’u bërë futbollistë”, – në këtë mënyrë janë shprehur lojtarët e talentuar të “Elite Youth Academy” që kanë nisur një rrugëtimi të ri në jetën e tyre. Projekti më i ri i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n po ecën në rrugën e duhur dhe çdo ditë nga e hëna në të enjte, talentët e përzgjedhur trajnohen nga specialistët e ekipeve Kombëtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Projekti po ecën sipas planit dhe fëmijët e përzgjedhur nga rrethet qëndrojnë dhe studiojnë në Tiranë nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Qëllimi është edukimi dhe trajnimi i talenteve jo vetëm në kontekstin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Gjatë një prononcimi për fshf.org, tre nga lojtarët e “Elite Youth Development Academy” janë shprehur shumë të lumtur dhe të kënaqur me punën e bërë deri tani, duke shtuar se ky projekt do të bëjë ëndrrën e tyre realitet për t’u bërë futbollistë.

Advertisement

Besardo Ndoj – Jam Besardo Ndoj, portier te Vllaznia dhe jam pjesë e projektit “Elite Youth Development Academy”. Është shumë mirë dhe tani jemi mësuar. Trajnerët janë shumë të mirë dhe po kënaqemi në stërvitje. Janë shumë të sjellshëm dhe na ndihmojnë. Mua më pëlqen Etrit Berisha dhe dua të bëhem pjesë e Kombëtares. Shpresoj që ky projekt të më plotësojë ëndrrën.

Mateo Kapllani – Unë jam Mateo Kapllani dhe luaj me ekipin e AF Loris. Jam shumë i kënaqur për këtë projekt. Jemi shumë mirë dhe po kalojmë bukur. Ky projekt ka përmirësuar shumë fizikun tim. Unë dua të luaj me Bayern Munich dhe lojtari im i preferuar është Jamal Musiala. Nga Kombëtarja më pëlqen Kristjan Asllani dhe një ditë dua të luaj me Shqipërinë. Shpresoj që ky projekt të realizojë ëndrrën time që një ditë të bëhem futbollist.

Elez Elqeni – Përshëndetje unë jam Elez Elqeni. Jam lojtar i Partizanit, 13 vjeç dhe jam përzgjedhur te “Elite Youth Development Academy”. Ky projekt më pëlqen shumë, grupi është shumë i mirë, trajnerët po ashtu. Stërvitja shkon shumë mirë, kam përmirësuar teknikën dhe forcën. Besoj se për aq kohë sa është planifikuar ky program do të përmirësohemi shumë. Në të ardhmen e shikoj veten në vendin e Gjimshitit, sepse ai është lojtari im i preferuar në Kombëtare. E shoh veten pjesë të Kombëtares.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U21 në ebileta.al . Çmimi i biletave është 200 lekë.

Biletat e ndeshjes: Shqipëri U-21-Armeni U-21

Advertisement

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Advertisement

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dhe Korça Volley nisin nesër kampionatin kombëtar U-20

NIS NESËR KAMPIONATI KOMBËTAR U-20 FEMRA

Kampionati Kombëtar 2024-2025

U-20/ Femra

Advertisement

Grupi A

Kalendari i Javës së 1

Ekipi i Teutës këtë javë është pushim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…

Sot në orën 16:00 startojnë edhe ndeshjet e kategorisë së parë. Një garë interesante është në këtë grup ku ka një rivalitet dhe shumë ekipe kanë ambiciet e tyre për në superligë.

Kështu liqenorët do të jenë në Vorë në një ndeshje që flet shumë për vazhdimësinë në pretendime. Besa, ekipi kryesues do të luajë me Apoloninë në një ndeshje transferte. Ndërkohë që Flamurtari, që po bën shumë mirë në këto javët e fundit do të ketë përballë një ekip sipmatik si Valbona.

Kukësi i vendeve të fundit do të takohet me Korabin e trajnerit Ditmar Bicaj. Ndërkohë që Burreli do të presë ekipin e Lushnjës që është në ndjekje të vendit të parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mësoni programin e Skënderbeut për sot!

Ditën e diel ekipi i Skënderbeut do të luajë kundër Tiranës. Dita e shtunë, pra sot do të jetë edhe dita e fundit para ndeshjes. Është mësuar edhe progami i ditës së sotme të korçarëve.

Kështu në orën 11:00 ekipi do të jetë në fushën stërvitore dhe më pas do të udhëtojë në drejtim të Durrësit, ku do të akomodohet në orët e pasdites. Madje është planifikuar edhe një takim me presidentin Ardjan Takaj, ku ai do të ketë një komunikim me të tijtë para kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme.

Korçarët do të udhëtojnë në orët e pasdites të së dielës në drejtim të Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News