Kulture
Kush ishte gjergji sulioti mjeshtri që u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare
Gjergj Sulioti u lind në Koçë në 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore. Babai i tij, Piro Sulioti ishte këngëtar lirik dhe solist në operetën “Agimi” të Kristo Konos, e cila është opereta e parë shqiptare dhe u vendos në skenë në 1954. Nëna e tij ishte aktore amatore pranë teatrit ” A. Z. Çajupi”, ndërsa motra eshte këngëtare dhe profesore muzike.JetaMbasi mbaron shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, meqë zotëronte të dhëna dhe talent për muzikën, si dhe ishte i aktivizuar në grupin e shkollës, në vitin 1966 merr pjesë në festivalin e këngës të Radio Korca. Pikërisht në këtë festival fiton cmimin e parë me një kengë të Sotiraq Vangjelit, duke i lënë babait të tij çmimin e dytë me nje këngë të Pavllo Shollës.Në vitin 1973 vazhdon studimet e larta në degën e kantos në Akademine e Arteve (ish ILA) dhe në 1978 emerohet solist ne TOB. Kur ishte ende student debuton në festivalin e 14-te të këngës në RTSH me këngën “Rini, flamur i zjarrtë” me muzikë të Ferdinand Dedës dhe tekst të Luan Qafzezi të dubluar nga Vaskë Qirinxhi, si dhe me kengën “Zëri i nënave” me muzikë të Kastriot Gjinit dhe tekst të Shaban Muratit, e dubluar nga Arta Babaramo. Ne festivalin e 15-të, Gjergji do të bëhej i njohur gjerësisht me këngën e Mark Kaftallit “Përherë me këngë” dhe tekst të Betim Muços, e kënduar ne duet me Bardha Hoxhën dhe e dubluar nga Vaçe Zela. Një vit më vonë, në festivalin e 16-të, do të interpretonte këngën kushtuar “Veteranëve”, me muzikë të Enver Shëngjergjit dhe tekst të Petro Çekrezit,e dubluar nga Muharrem Herri, si dhe këngën “Grusht bashkuar rreth Partisë” me muzikë të Pjeter Gacit dhe tekst të Llambro Ruçit , e kenduar ne duet me Agim Duron dhe e dubluar nga dueti i Kastriot Ago-Petrit Lulo. Në festivalin e 17-të interpreton këngën “Të fortë e kemi Shqiperine”, me muzikë sërisht të Pjeter Gacit dhe tekst të Sali Manit, e cila u fitoi cmimin e trete dhe u dublua nga Ramiz Kovaçi.Njëkohësisht, debuton me sukses me operetën “Celula e kuqe” në Shkodër. Në vitin 1978, ne operetën ‘’Karnavalet’’ e shfaqur ne Teatrin e Operas debutoi me rolin e Lonit, në të cilën tregoi aftësi të mira skenike dhe vokale. Pas premierës së saj, realizoi edhe rolin e komandantit nga opera “Lulja e kujtimit”. Në vitin 1979, në operën “Berberi i Seviljes” të Rosinit (1979) i besohet roli i kontit Almavira, të cilin u përpoq ta realizonte me seriozitet. Ndëkohë, roli i Trimorit nga opera “Goca e Kaçanikut e vitit 1979 dhe roli i Mujit nga opera ‘’Vjosa’’ e Tish Daisë e vitit 1980 i shkon mire natyres se tij. Gastoni në operën “Traviata” (1983) ishte edhe ky një rol i përshtatshëm për cilësitë vokale e skenike. Ne 1982, mori pjesë në operën ‘’Skenderbeu’’, në të cilën interpretoi rolin e Lekë Dukagjinit.Në fundin e viteve 70, Gjergji shkëlqen edhe me disa këngë në koncertet e majit dhe në anketat e Radio Tiranës, që në shumicën e rasteve u vlerësuan me çmime. Disa nga keto këngë ishin: ‘’Këngët e trimërisë” me tekstë të Ζhuliana Jorganxhi dhe muzikë të Agim Prodanit e kenduar sëbashku me Petrika Rrembecin; “Bashkë dolëm partizane”, me muzikë të Aleksandër Peçit, tekst të Zhuliana Jorganxhit e kënduar në duet me Luan Zhegun; “Këngë për Asim Vokshin” me muzikë të Avni Mulës, tekst të Hysni Milloshit; “Në rininë e tij babai” me muzikë të Luan Zhegut, tekst të Zhuliana Jorganxhit, “Nënë e dashur” me muzikë dhe tekst të Vangjo Nova, e kënduar në duet me Petrika Rembecin; “Mesuesi i parë” me muzikë të Luan Zhegut, tekst të Tonin Milotit; “Pema e brezave’’ përsëri me tekst të Zhuliana Jorganxhiut që fitoi çmimin e parë, etj. etj.Në Festivalin e 18-të, interpretoi këngën “Ideali na bashkon” me muzikë të Lejla Agollit dhe tekst të Basir Bushkashit, e kënduar në duet me Petrika Rembecin, ndërsa kënga u dublua nga dueti Kastriot Ago dhe Bahri Rusja. Në Festivalin e 19-të, i besohen dy këngë. Kënga “Për jetën tonë të re” e kompozitor Vladimir Kotanit, me tekst të Valdete Andonit e kënduar ne duet me Liljana Kondakçi dhe e dubluar nga dueti Elida Shehu dhe Telemak Papapano, si dhe kënga “Përpara ecim me partinë’’ me muzikë dhe tekst të Pjeter Gacit, e kënduar në duet me Petrika Rembecin, e dubluar nga Ylli Muco dhe Agim Duro. Në Festivalin e 22-të, interpretoi këngën “Rritesh nëpër vite” sërisht e Pjeter Gacit me tekst të Hysni Milloshit e dubluar nga Shpresa Ranxha. Kënga me të cilën u prezantua në këtë festival fitoi çmimin e tretë.Gjatë viteve ’80, Gjergj Sulioti interpretoi role të operave të ndryshme, që u shfaqën në TOB. Në operën e vitit 1984, Gjergj Sulioti interpretoi Golan Lugapari nga opera “Borana” e Avni Mules. Në vitin 1986 mori pjesë në operën ‘’Zgjimi’’ duke interpretuar rolin e Skënderit. Ndërkohë, në operën “Nëna e trimave” përsëri e Avni Mulës realizoi rolin e Shnajderit. Ndërkohë, në aktin e tretë të operes “Toska” realizoi rolin e policit Spaleta. Në vitin 1988, në qytetin e lindjes realizoi rolin e Ilirit në operën “Liceistet”. Në vitin 1989, në shfaqje me skena operash të ndryshme, realizoi rolin e Otellos në aktin e katert te operes “Otelo” te Verdit. Po në këtë vit shfaqet edhe ne rolin e Kolës ne operen komike “Paja” të Nikolla Zoraqit. Në vitin 1990, intepretoi rolin e Kanios nga opera “Palaçot” e Leonkovalos, si dhe rolin e don Hozes nga opera “Karmen” e Bizesë.Me rënien e regjimit Gjergj Sulioti largohet prej skenave vendase drejt Greqisë. Ai rikthehet dhe në vitin 1993 realizoi rolin e Luizit nga opera “Trovatore”. Në vitin 1994 interpretoi rolin e Borsës në operën “Rigoleto” te Verdit (1994), ndërkohë në vitin 1995 iu besua roli i Karavadosit në operën “Toska” (1995) etj. etj.Ai ka qënë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj. Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë. Në vitin 1999 kthehet atje ku e filloi në “Spektaklin e serenatës” në qytetin e Korçës me një këngë të kantautorit Avni Mula. Kënga “Serenata Korçare, mandolinë e kitarë” e kantautorit Avni Mula u interpretua nga të dy. Në vitin 2000 po në të njëjtin spektakël, Gjergji fitoi çmimin e dytë me këngën “Djemtë e serenatës” sërisht e kompozitorit Avni Mula. Në vitin 2001 realizoi koncerte me babanë dhe motrën e tij brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2002, Gjergj Sulioti largohet përkohësisht nga skena për në Francë, ndërsa ne vitin 2008 do të rikthehej për të zëvëndësuar solistin më të vjeter (babanë e tij) Piro Suliotin në grupin karakteristik të Korçës. Aktivitetet e tij nuk mbarojnë me kaq, pasi Gjergji u angazhua në qendrën kulturore të fëmijëve dhe përgatiti talente të reja për skenat vendase dhe të huaja. Gjatë kësaj periudhe, ai incizoi këngë karakteristike korçare dhe serenata si këngët: “Korça qyteti që nuk vdes”; “O Korçë e dashur” e kompozitorit korçar Nonda Kajno; “Vashë ëngjëllore” e kompozitorit Muharrem Xhediku; “Jorgjica” e Piro Suliotit; “Këngë për nënë Terezën” e Sotiraq Vangjelit etj. Duhet permendur që në vitin 2015 bashke me motrën e tij Zhanin, realizuan 2 duete të reja “Dashuria është magji” e Avni Mulës, si dhe në vitin 2017 duetin “Në përjetësi” të Zhuliana Jorganxhiut.
Kulture
Përse fëmijët duhet të luajnë një vegël muzikore?!
Kulture
Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!