Kulture
Maluqis shqiptari gati firmën në akademinë e psg së dua fanelën kuqezi
Talentet shqiptarë i gjen kudo, mjaft që të kesh durim e guxim për t’i evidentuar ata. Sidomos në akademitë e njohura në Greqi, të rinjtë e talentuar shqiptarë janë të shumtë, ku një ndër ta është edhe Lefter Maluqis, i cili luan si mesfushor në qendër, në disa pozicione, duke bërë dhe “6-shin”, “8-shin”, apo dhe “10-tsh”.Ai sapo ka lënë të 15-at dhe ka një fizik për t’u admiruar. Duke parë talentin e tij në fushë, apo dhe fizionominë fizike, Maluqis është nga më të spikaturit, duke u rritur në Akademinë e skuadrës së “Aris Patron” dhe në janar ishte afër firmës te Panathinaikos, por që menaxheri i tij Bruno Dodi i premtoi eksperienca dhe transferime në Europë.Për shqiptarin e talentuar, menaxheri i mirënjohur, Bruno Dodi ka menduar “piacën” dhe e ka transferuar tek Akademia e gjigandëve francezë PSG, ku Maluqis e ka kaluar provën dhe do të vijojë atje karrierën.”Nëpërmjet menaxherit tim Bruno Dodi, që është kujdesur shumë për mua këtë periudhë, unë isha shumë afër Panathinaikosit, por për çështje letrash dhe nisur nga fakti që kam më shumë dëshirë që të luaj në një kampionat të njohur në Europë, vendosa të mos nxitohem. Kam disa ditë që kryej testime dhe me shumë gjasa e ardhmja ime do të jetë te PSG U-17, pasi unë akoma nuk kam mbushur të 16-tat dhe mendoj se këtu do të rritem shumë. E falënderoj shumë menaxherin tim, Brunon, sepse dihet që PSG është “piacë”, por edhe ëndërr për çdo të ri anembanë botës dhe ky është një shans shumë i madh për mua dhe dua që ta shfrytëzoj, sepse ëndrra ime edhe pse unë kam lindur në Greqi, është që të vesh fanelat kuqezi që nga U-16 e deri te Kombëtarja e madhe. Kjo është edhe një dëshirë e babait tim që kur isha fëmijë dhe nisa hapat e para në futboll”,- tha Lefteris Maluqis, shqiptari që do të vijojë të jetë pjesë e PSG U-17, në vijimin e karrierës së tij.Menaxheri i njohur shqiptar vitet e fundit ka transferuar disa lojtarë shqiptarë, kryesisht të rinj të talentuar, në disa kampionate të Europes, si Greqi, Qipro, Turqi, Poloni, Skoci, Gjermani dhe Kroaci dhe padyshim që kalimi i Lefter Maluqisit te gjigandët francezë të PSG-së është me të vërtetë një transferim i bujshëm.
Kulture
Përse fëmijët duhet të luajnë një vegël muzikore?!
Kulture
Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!