Kulture
Ankesa tek korça boom lagjja 7 pa drita në rrugë ja rrugët dhe ankesat e qytetarëve
Kanë mbërritur qindra ankesa prej disa orësh në portalin tonë, në lidhje me errësirën që ka pushtuar prej 3 ditësh lagjen 7 të qytetit të Korçës.Madje, bashkë me ankesat e qytetarëve të shumtë, po publikojmë edhe fotot që vijnë enkas për ne, nga disa rrugë që tregojnë qartë se nuk ka drita nëpër to.“Kemi tri ditë që jemi pa drita dhe është thuajse e gjithë lagjja 7 në terr. Kemi frikë të kalojmë në rrugë pas orës 17:00, pasi nuk shikon asgjë. I bëjmë thirrje Bashkisë të qytetit, pasi ka 3 ditë që është kjo situatë nëpër rrugët tona dhe askush nuk na ka dëgjuar deri tani.”Këto janë disa nga fjalët e shumta të banorëve të lagjes 7, ndërkohë që ndriçimi mungon nga Komisariati i Korçës dhe deri te banesat pranë unazës.Madje qytetarët na sjellin edhe rrugët që janë në terr, pra pa drita.Janë rrugët: “Riza Cerova”, “Bajram Curri”, “Demir Progri”, “Iliaz Bej Mirahori”. Të gjitha këto rrugë nuk kanë drita dhe njerëzit kanë shprehur frikë dhe ankesë të fortë.Tashmë mbetet Bashkia të ndërhyjë menjëherë në këto rrugë për të rikthyer dritën dhe qetësinë te qytetarët.Shpresojmë që kjo ankesë të mos bjerë në “vesh të shurdhër”, pasi kërkesa është për gjënë më minimale, dritat në rrugë.Shikoni dhe fotot më poshtë nga disa rrugë që tregojnë se të gjitha janë në errësirë:
Kulture
Përse fëmijët duhet të luajnë një vegël muzikore?!
Kulture
Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!