Connect with us

Kulture

Lajm i hidhur që në mëngjes lamtumirë legjenda teodor vaso na iku dhe një ikonë

Jemi gdhirë sot në këtë të diel me një lajm të kobshëm për botën e sportit dhe jo vetëm. Teodor Vaso sot ka ndërruar jetë pas një infarkti dhe ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.Me keqardhje po shkruajmë këto rreshta, pasi nga ky moment nuk do të kemi më një Legjendë, një Ikonë që kaq shumë na është dashur deri tani. 83 vjeç Vaso mbushte më 15 shtator, ndërkohë që sa shumë i ka dhënë botës së sportit dhe sa shumë na ka dhënë si intelektual dhe një figurë e ndritur.Sot mund të shkruajmë sa të duam për Teodorin, por atë s’e kemi më midis nesh.Lamtumirë Mjeshtër!Lamtumirë Ikonë!Lamtumirë Legjendë!Teodor Vason e njihnin të gjithë sapo t’ia dëgjonin emrin! Ikona e futbollit shqiptar, krenaria e Korçës!Gjatë karrierës së tij futbollistike ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe 3 me skuadrën korçare.Teodor Vaso lindi në 15 shtator të vitit 1941, në qytetin e serenatave, në Korçë. Teodor Vaso, heroi i përfaqësueses shqiptare që do të mbahet mend gjatë për ndeshjen e vitit 1967, ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të enjtur kundër Republikës Federale Gjermane.Lojtari i madh do të kthehej në një figurë të njohur në futbollin shqiptar, pasi para prapavijës ishte i pakalueshëm. E nisi karrierën si atlet në vitin 1955 ndërsa më vonë u fut në futbolli me ekipin e Dinamos. Kaloi te Partizani, për të vijuar me 17 Nëntorin e në fund me Skënderbeun. Ishte titullar i padiskutueshëm i kombëtares shqiptare që kishte në krye trajnerin, të madhin Loro Boriçi. Me kuqezinjtë ka zhvilluar 8 ndeshje ndërkombëtare dhe 10 takime miqësore.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024.

-21 shtator

– Ora 18:30

-Kinema “Majestik”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata dhe shfaqje të bukura në Korça

Serenights Festival.

27/28 shtator

Pazari i Vjetër

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News