Polici
Policia megaoperacion në lagjen 4 në korçë arrestohet 23 vjeçari që bashkëpunonte 22 vjeçarin
DVP KorçëVijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Doën 3”.Vihet në pranga edhe një 23-vjeçar që bashkëpunonte me 22-vjeçarin, për të shitur lëndë narkotike në doza, si dhe e përkrahte atë që t’i shmangej përgjegjësisë penale.Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 celularë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, në lagjen nr. 4, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. D., 22 vjeç, banues në Korçë.Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi u identifikua nga Policia e Korçës, si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, që u godit në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Doën 3”, të zhvilluar më datë 17.06.2022.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 22-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, si dhe u konstatua shtetasi M. R., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi M. R. shiste lëndën narkotike për llogari të 22-vjeçarit dhe i siguronte këtij të fundit, ushqime dhe mjete të tjera për jetesë.Nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. R., dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!