Connect with us

Kulture

I paharruar llazi serbo kujtojmë sot në ditën e lindjes një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë l

Nga Leonard VeiziÇfarë mund ta bënte një aktor kalibri të vriste veten? Paqëndrueshmëri psikike?Çastet e vendimmarrjes mund të jenë të vështira, por po aq janë të lehta, vetëm një sekondë mendim i tejskajshëm dhe një sekondë tjetër për ta kryer aktin. Dhe kaq. Sepse askush nuk është në gjendje të të ndalë.Pas kësaj mbetesh vetëm një kujtesë. Për më tepër kur kjo kujtesë ka mbetur mbi celulozë të lëvizshme, që mund ta vendosësh në punë sa herë të ndjesh mall.Dhe ky është një fat që shumë e shumë të tjerë nuk e kanë.Por dhe kujtesa tek e fundit është një konvencion abstrakt. Herë merr kuptim, herë jo.Ishte e diel duke u gdhirë e hëna. Mesnata…, atëherë kur akrepi i orës që ndan kohën, duket sikur ka ndarë dy botë të ndryshme, por që në fakt është e njëjtë. Një krismë e mbytur arme ishte ndjerë në errësirë dhe vetëm kaq.Sepse terri i thellë mbyt çdo krismë a klithmë. Të nesërmen në mëngjes u dha lajmi se një aktor fort i njohur i teatrit të Korçës ishte gjendur i pajetë në banesën e vet.Kishte vrarë veten. Pranë trupit ishte gjetur një çifte të cilën e mbante me leje për ditët e tij të gjuetisë si dhe një copë letër ku ishin shkruar fjalët e tij të fundit. Ishte 13 shtatori i vitit 2010 dhe ai ishte 65 vjeç……Shumëkujt, kur i shkon në mendje Llazi Serbo, njëherësh kujton së pari Kreshnik Martinin.Mund të jetë roli më emblematik i interpretuar prej tij, por jo aq sa roli i Kapiten Edgar, një oficeri nazist pa fjalë, që mbante qytetin e rrethuar në darë dhe nëpër duar kalonte një tufë fotografish me të cilat identifikonte ata që luftonin kundër Rajhut gjerman.Gjithsesi ai do ta fillonte karrierën filmike si Dalani tek filmi “Yjet e netëve të gjata”.Por ishte dhe mësues Naimi tek filmi “Shembja e Idhujve”.-Nuk keni se si të më kuptoni, flasim gjuhë të ndryshme. Për shembull në Kalcë zoti kapedan. E çfarë ka atje: uri, gjakmarrje, padrejtësi dhe padituri.Një kryeplak që nuk di të shkruajë, një prift me dy fakultete që rrjep fshatarët tanë dhe u jep të huajve pasurinë tonë kombëtare, një kapter anadollak, injorant…Me një zë karakteristik dhe interpretim mjeshtëror, ai është cilësuar si një aktor unik duke u veçuar nga të tjerët. Kishte një interpretim rebel e plot zjarr, dhe kjo përfaqësohej më së miri dhe në rolin e komitit Ajaz Gjika tek filmi “Kush vdes në këmbë”.-Hakmarrja të na ndezë gjokset dhe armët. Sa më shpejt ta shtrijmë armikun përtokë aq më afër e sjellim lirinë.Por ai ka dhe një rol interesant si Bexhet Alushi, tek seriali televiziv “I treti”, që vërtet punonte në gurore me vare në dorë, por dhe rekrutonte agjentë për një shërbim sekret të huaj, me rrushfet por dhe presion.-Hë byrazer, përse nuk përgjigjesh. Mos harro se më ke dhe nja 50 mijë lek borxh. Ku kujton se i gjen une ato para?Atëhere mos e zgjat më por hiqe vallen sipas daulles time.Për Llazi Serbon thuhej se të gjithë regjisorët e kishin një rol për të, por të paktë ishin ata që merrnin guximin ta ofronin, pas Llazi ishte tekanjoz i madh, dhe dilte në sheshxhirim vetëm pasi kishte provuar të gjithë gardërobën e Kinostudios, sepse herë nuk i pëlqente xhaketa, herë pantallonat e ca më shumë këpucët.Ishte vërtetë aktor me temp, edhe jashtë filmit apo skenës. Në tavolinë mes miqsh shfaqte grintën e tij për gjithçka lidhej me artin që bënte. Por në interpretim ai ishte një aktor plot klas. Dhe grindja e tij kish aq shumë lezet për një aktor dimensioni.-Qëllo o Pjetër Mustakuqi, dhe pa u tret bora bjeshkëve nga kjo krismë, dhe një zjarr tjetër do t’u shtohet atyre të pestëve që ndezi populli. Vdekje më të nderuar nuk dua.Në jetëshkrimin e tij zyrtar thuhet se diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve në vitin 1969. Nis punën në Korçë si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Karriera skenike do të niste me dramën “Njolla të Murrme”.Por numri i roleve në skenën e teatrit dhe në ekran, gjatë karrierës së tij 40-vjeçare do të arrinte në të paktën 100 nga të cilat 15-të i interpretoi në kinema.Mes viteve 1986 – 1993 punon si regjisor pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”. Detyrën e re e nisi si asistent në filmin e Besim Kurtit: “Bardhësi”.Ndërsa në vitin 1991, Serbo do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkruar nga Ismail Kadare.Përveç pasionit të aktrimit dhe regjisurës ishte i pasionuar edhe pas fotografisë dhe mori pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.Për meritat e tij artistike dhe për kontributin e tij të çmuar në kinematografi dhe kulturën shqiptare, Llazi Serbo u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”.Ndërsa, Këshilli i Qarkut të Korçës e ka cilësuar “Nderi i Qarkut”.Për Llazi Serbon thuhej se prej një kohë të gjatë vuante nga depresioni kronik. Ishte kjo sëmundje që u bë shkak të kryente vetëvrasjen në banesën ku jetonte i vetëm. Si gjithmonë, në të gjitha vetëvrasjet dukej një e shtënë e vetme, pranë zemrës.Dhe gjithçka mbaroi aty. Pranë trupit të tij u gjet vetëm arma por edhe një letër testament, ku mes të tjerash kishte shkruar: “Dua të vdes si Bekim Fehmiu”.Dhe vdiq vërtet.Gjithkush a të drejtë ta zgjedhë vetë vdekjen e tij. Edhe pse në shumicën absolute të rasteve, ajo vjen atëherë kur ti nuk e pret.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata dhe shfaqje të bukura në Korça

Serenights Festival.

27/28 shtator

Pazari i Vjetër

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News