Connect with us

Kulture

Kujtojmë sot në 98 vjetorin e lindjes aktoren e madhe violeta manushi

Kujtojmë sot në 98-vjetorin e lindjes, aktoren e madhe Violeta Manushi.E paharruar, Ollga jonë!Lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Edhe pse babai i saj kishte dëshirë që ajo të bëhej mësuese, karriera e saj do të kalonte nëpër një tjetër rrugë. Pas martesës së motrës në Tiranë, shpërngulet edhe ajo vetë për në kryeqytet. Nis punë si tipografe në shtypshkronjën “Dielli” për të qëndruar aty deri në çlirimin e Shqipërisë. Ashtu siç është shprehur dhe vetë, Violeta, e cila më 1945 ishte pranuar dhe si komuniste në celulën e Korçës, urdhërohet të marrë pjesë në një shfaqje teatrore! Në vitin 1946 festohej për herë të parë 1 maji dhe do të vihej në skenë një vepër e Viktor Eftimiut, me regji të Sokrat Mios. Në ato vite ishte problem të gjeje aktore për të interpretuar rolin e një vajze. Meqë prova e Violetës doli mirë, u këmbëngul që ajo të kalonte në teatër.Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar! Në aktivitetin e saj ajo ka shkëlqyer njësoj, si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”), ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Gjatë jetës së saj si aktore ajo realizoi mbi 100 role në teatër dhe 16 role në kinema. Në maj të vitit  2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi. Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti”. Aktorja e madhe fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata dhe shfaqje të bukura në Korça

Serenights Festival.

27/28 shtator

Pazari i Vjetër

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News