Sporti
Shqipëria u 20 luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun e arabisë saudite ndaj jordanisë
Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B në turneun “Al Dyar Al-Arabiya WAFF U19 Championship – KSA 2024” në Arabinë Saudite ndaj Jordanisë. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 3-0.Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Jordanisë: Klevi Totoshi (GK), Denis Sulo, Antonios Dhama, Adi Kurti, Ermal Meta, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Klevis Haxhari, Oresti Kasamollari dhe Frederik Tosku.Ndeshja ndaj Jordanisë nisi e qetë dhe minutat e para ishin të barabarta. Më pas skuadra e Jordanisë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të me Ibrahim Sabra. Pjesa e parë u mbyll 1-0.Fraksioni i dytë nisi me disa ndryshime për kuqezinjtë. Më pas Shqipëria pati disa raste të mira shënimi por pa sukses. Jordania dyfishoi rezultatin në të 77-ën sërish me Ibrahim Sabra.Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës por pa sukses, ndërsa Jordania shënoi edhe golin e tretë në fundin e takimit me Alkhob. Ndeshja u mbyll me fitoren e Jordanisë 3-0.Turneu “Al Dyar Al-Arabiya WAFF U19 Championship – KSA 2024” që po zhvillohet në Arabinë Saudite mbyllet në fazën e grupeve për Shqipërinë U-20. Kuqezinjtë fituan ndaj Libanit, barazuan me Irakun dhe u mundën nga Jordania.
Sporti
Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë
Kategoria 2
Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin
Sporti
Ja ku jemi pas javës së 7-të/ Rezultatet përfundimtare dhe renditja!
Sporti
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
Sporti
Bledi Shkëmbi: Dominuam, lojtarët e dinin që sot duhet të bënin diçka më shumë
Sporti
MËKAT/ Skënderbeu thyhet me përmbysje në kryeqytet ndaj Tiranës
Sporti
Tirana barazon shpejt në startin e pjesës së dytë…
Sporti
HT “Ujqërit” kryesojnë ndaj Tiranës/ Mbyllet pjesa e parë me GOOOOOOL për Skënderbeun!
Sporti
22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!