Kulture
Gazetari ervin baku lamtumirë todo u prehsh në paqe
LAMTUMIRË TODO!U PREHSH NË PAQE!TEODOR VASO, legjendë e futbollit shqiptar në përgjithësi dhe e futbollit korçar në veçanti, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare!Futbollist i spikatur i viteve 1960-1970. Sidomos për ndeshjen kundër Gjermanisë Perëndimore në vitin 1967 kur luajti i dëmtuar thuajse gjatë gjithë lojës dhe mbeti, si gjithnjë, i pakalueshëm përballë Bekenbauerit, Overatit, Hejnkesit…Mbrojtës i pakalueshëm, kështu është cilësuar dhe vlerësuar. I rrallë në llojin e tij. Me fizik të admirueshëm dhe energjik. Interpretues i futbollit total që revulocionarizoi rolin e mbrojtësit të krahut, duke e trasformuar në mbrojtës-sulmues. Me cilësi të spikatura lidershipi, artist në lojën e tij. Inteligjenca, talenti dhe përkushtimi u ndërthurën harmonishëm tek ai.Kampion me Partizanin në vitin 1963-1964, po me Partizanin fitues i Kupës së Republikës në vitin 1966, dhe po me të kuqtë, kampion i Ballkanit në vitn 1970. E zbuloi “Ustai” i madh Zihni Gjinali. Është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998. Po atë vit është dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij i ka akorduar “Emblema e Artë e Qytetit”. Është vlerësuar edhe si “Ambasador për paqen”. “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.Komunikimi ynë i fundit ishte 23 nëntorin e kaluar. Unë i dërgova intervistën që patem bërë bashkë më 23 nëntor 2019 në RADIO TIRANA 1. Ndërkohë Todo më ktheu menjëherë përgjigje: “Te falenderoj SERISHT MIKU im. Ishte kenaqesi e vecante emisioni yne, plot ndjesi përkushtimi. Te perciell te fala te perzemerta prej Korçe”.Disa nga përgjigjet e Teodor Vasos në atë intervistë tonën në RADIO TIRANA 1:Ndeshja më e bukur e karrierës: Shqipëri vs R F Gjermane 0-1 (1971).Goli më i bukur: Gol nga 40 metra, kundër 17 Nëntorit 1-0 (1970 ose 1971).Portieri më i mirë i të gjitha kohërave: Qemal Vogli.Mbrojtësi më i mirë: Skënder Halili.Mesfushori më i mirë: Sabah Bizi.Sulmuesi më i mirë: Panajot Pano, i padiskutueshëm.Futbollisti më i mirë: Panajot Pano.Kampion këtë sezon: Partizani.Dhe një kuriozitet fantastik… Behët fjalë për ndeshjen e 17 dhjetorit 1967 kundër Gjermanisë Perëndimore. Skuadra ishte grumbulluar në Kavalishencë (Shtëpia e Pushimit, Durrës). Në momentin që do niseshin për në Tiranë, në stadium, nuk gjendej shoferi… Kishte “avulluar”… Dhe autobusin e mori Taqo Dembo, futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares. Ai e kishte mësuar zanatin gjatë ushtrisë së tij.P.S. Shoferi u gjet kur ishin nisur. Ishte shtrirë në fund të autobusit. Kishte pirë shumë dhe ishte në “koma”.
Kulture
Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!
Kulture
Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!