Polici
Policia aksion i madh policor në lagjet 1 dhe 6 në korçë arrestohen 5 shtetas ja çfarë bënin
Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Evidentohen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas që u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke vënë baste sportive, me celularë.Njëri nga këta shtetas, pronari i lokalit, e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencë dhe i paregjistruar në organet tatimore.Sekuestrohen 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës. Si rezultat, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në lagjet nr. 1 dhe 6, Korçë, janë goditur 4 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-P. N., 28 vjeç, F. M., 30 vjeç dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 28-vjeçarit u kapën duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 28-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencë dhe i paregjistruar në organet tatimore;-R. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;-S. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive.5 celularët e këtyre shtetasve dhe një shumë parash që dyshohet se mund të jetë fituar nga kjo veprimtari e paligjshme, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!