Connect with us

Kulture

Festë në familjen koja edhe 100 vite të tjera mjeshtri i madh i rrjetës vangjel koja

Sot është ditëlindja e 91-të e mjeshtrit të madh të rrjetës së volejbollit Vangjel Koja, e atij që të gjithë e thërrisnin shkurt Xhela. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1933 pikërisht më 19 prill.Vangjel Koja sot është 91-vjeç dhe vërtet është një legjendë e gjallë e historisë sportive të volejbollit. Koja në fillimet e veta është marrë me atletikë, ku në vitet 1950 është shpallur edhe kampion kombëtar në hedhjen e shtizës, në kërcimin tre hapësh, në kërcim së gjati. Më pas është aktivizuar si basketbollist me ekipin e Tiranës.Por shumë shpejt gjen dashurinë e jetës në botën e sportit. Në vitin 1958 krijohet ekipi i Dinamos dhe Koja është edhe trajner edhe lojtar. Pas katër vitesh pune ai arrin të shpallë për herë të parë Dinamon kampione të vendit, në vitin 1968.Pas këtij momenti vjen Dinamo e madhe  me shumë emra të mëdhenj, që janë pjesë e punës së palodhur të Vangjel Kojës. Nuk është rastësi, por pjesë e një jete me shumë punë dhe shumë suksese kjo e Kojës, pasi është trajneri që ka fituar me Dinamon 26–të tituj kampion dhe 18 Kupa të Shqipërisë .Ai ka fituar 90-të trofe me këtë ekip. Ka drejtuar vetëm një ekip, pikërisht Dinamon dhe nuk është ndarë nga ky ekip.Vangjel Koja ka edhe dy suksese të madha në kompeticionet europiane, kështu me Dinamon ka qënë dy herë në tetëshen e Kupave të Evropës.Në vitet 1990 ai ka drejtuar ekipe të ndryshme të të rinjve në Itali, duke trasmetuar përvojën e madhe që kishte në këtë lojë. Me plot të drejtë Vangjel Koja është cilësuar babai i volejbollit shqiptar. Ai ka sjellë për herë të parë në lojë pasuesin si një pikë referimi, elementet kombinative në lojë, pasin e shkurtër, goditjen nga poshtë që nuk njihej në volejbollin tonë dhe të gjitha këto nga shkolla ruse e kohës.Xhela ishte një trajner që i kushtonte shumë rëndësi përgatitjes fizike dhe njihej si një specialist edhe në këtë fushë. Për merita të mëdha në lojën e volejbollit Vangjel Koja ka marrë të gjithë titujt e mundshëm që janë në qarkullim në vendin tonë.Titulli më i madh është respekti që kanë të gjithë për Vangjelin, njeriun e apasionuar, të sakrificës të dashurisë njerëzore.Vangjelin e gjen sot edhe pse është 91-një vjeç në pallatin e sportit në Korçë, përkrah të birit Orlandos dhe nipërve të tij që trasmetojnë po aq sukses sa edhe Vangjeli. Ai gëzohet për çdo trofe të Orlandos dhe natyrisht është akoma i aftë edhe të japë këshilla.Vangjel Koja është një ikonë e gjallë. Sot ai do të festojë mes familjarëve dhe miqve të tij që i ka të shumtë.“Korça Boom” i uroj jetë të gjatë mjeshtrit të madh!Edhe 100 i madhi i volejbollit Vangjel Koja!

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Lazarela Deti më 28 shtator në Korça Serenights

Lazarela Deti prej vitesh është një zë i dashur në muzikën shqiptare, e njohur për shpirtin e saj

të lidhur me interpretimet e këngëve tradicionale. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare

shkëlqen në çdo shfaqje.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News