Polici
Policia arrestohet 1 dhe procedohen 2 shtetas në lagjen 10 dhe 16 në korçë aksion në dy lokale l
Evidentohen në Korçë 2 lokale ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit’ vihet në pranga 1 shtetas (pronari i njërit prej lokaleve) dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, pasi vinin baste sportive, me celularë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës.Si rezultat, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në lagjet nr. 10 dhe 16, Korçë, janë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:-arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vendosjen e basteve sportive;-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A., 40 vjeç dhe E. A., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, këtyre dy shtetasve iu gjetën në celularët e tyre, biseda për vendosjen e basteve sportive të palejuara.Tre celularët e këtyre shtetasve, që i shërbenin kësaj paligjshmërie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!