Arsimi
Statistikë numri i maturantëve dhe rënia e këtij numri ndër vite
Kemi dëgjuar këtë periudhë të flitet për numrin e maturantëve dhe rënien ndër vite të numrit të tyre, të interpretuar sipas oreksit të kujtdoje.Dihej që në maturën 2023 nuk ishin 30 mijë maturantë (kështu thuhej), por nuk dimë se sa ishin në MSH 2024.Dje dolën rezultatet e provimit të gjuhës së huaj. Rezultoi se kishin marrë pjesë në MSH 2024 vetëm 26621 maturantë, pra rënia në krahasim me vitin e kaluar ishte vetëm 926 dhe jo 2000Mirë ato që fliten në media (nuk flitet për gazetarët sepse ata përgjithësisht ia futin kot kur bëhet fjalë për shifra), por si nuk doli dikush nga specialistët e institucioneve të arsimit që merren me këtë punë për të sqaruar FOLËSIT e mediave, pra edhe publikun?Po mundohemi të qartësojmë diçka në këtë drejtim.Në tabelën e parë jemi fokusuar tek numri i maturantëve në vite në rang kombëtar, për Tiranën dhe disa rrethe të zonës verilindore.Leximii kësaj tabele është i lehtë, por fokusi më së shumti është tek numri i maturantëve të arsimit profesional, i cili përbën shqetësim real për vendin.Ndjesë, por për këtë maturë nuk kemi shifra. Urojmë të mos kemi patur rënie në krahasim me maturën paraardhëse.Tabela e dytë është më shprehëse dhe bindëse.Në të është paraqitur numri i nxënësve të klasës së parë të maturantëve të maturës përkatëse.Më qartë: Maturantët e Maturës 2021 kanë qenë përgjithsisht nxënës të klasës së parë në vitin shkollor 2009 – 2010 dhe kështu me radhë.Në kolonën e fundit është pëcaktuar përqindja e “firos”. Nga leximi i kësaj kolone, shikohet se nga viti në vit, numri i nxënësve që fillojnë klasën e parë në një vit shkollor dhe mbarojnë shkollën e mesme pas 12 viteve, bie ndjeshëm.Firot më të mëdha krijohen gjatë viteve të shkollës së mesme.Sipas INSTAT në vitin shkollor 2020 – 2021 janë regjistruar në vitin e parë të shkollës së mesme (klasa e dhjetë) rreth 38 mijë nxënës, nga të cilët në maturën përkatëse, atë 2023 shkuan vetëm 27550, pra afërsisht 72% e tyre.Të kenë mbetur gjatë tre viteve të shkollës së mesme?!Është marrë vetëm një shembull. Të tjerat le t’i marrin kompetentët
Arsimi
Universiteti “Fan S. Noli” fiton projektin “Burimet ujore në rajonin e Korçës”
Arsimi
Fillon sot raundi i dytë i aplikimeve në Universitetin “Fan S. Noli”!
Arsimi
Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional
Arsimi
Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla
Arsimi
Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale
Arsimi
Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!
Arsimi
ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!
Arsimi
Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!
Arsimi
Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…
Arsimi
Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!