Polici
Krijimi i policisë së shtetit si sot 111 vite më parë bazuar në vizionin e ismail qemalit
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, krijimi i Policisë së Shtetit si sot 111 vite më parë, u bë bazuar në vizionin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit, i cili në ditët e para të vitit 1913 porosiste Prefekturat dhe Bashkitë e vendit: “Përpiquni të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik”.Në vjetorin e krijimit, trupa e Policisë së Shtetit është rritur, modernizuar dhe gjithmonë e më shumë profesionale. Sot kemi një trupë profesionistësh, të papolitizuar me rezultate në parandalimin dhe reagimin për zbulimin e krimeve.Në tërësi viti që lamë pas shënoi rezultate edhe më të mira në disa drejtime përsa i përket punës së Policisë së Shtetit e në veçanti Drejtorisë Vendore Korçë, ku shënohen rënie në shifrat e krimit, trafikimit të lëndëve narkotike dhe një zbulueshmërie të lartë të veprave penale për vitin 2023, me afërsisht 95% të totalit të tyre.Qarku i Korçës është një destinacion i rëndësishëm në vend dhe në këtë drejtim nuk mund të mos përmendet roli i policisë në garantimin e sigurisë së qytetarëve. Vlerësim meriton puna e policisë edhe gjatë sezoneve të caktuara të vitit kur fluksi i hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar rritet ndjeshëm.Të gjithë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, por edhe të gjithë Shqipërisë, meritojnë padyshim vlerësime, sepse janë mbrojtësit e jetëve njerëzore, garantues të zbatimit të ligjit dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike.Shumë nderim e mirënjohje për Policinë e Shtetit, patjetër Drejtorinë Vendore të Policisë dhe drejtuesit e saj të përkushtuar, Drejtorin Vendor të Policisë së Korçës z. Gjovalin Loka dhe Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, z. Idajet Hoxha, pasardhësin e tij deri para pak kohë në detyrë z. Fatmir Hoxha, dy nëndrejtorët, shefat e komisariateve dhe të gjithë efektivët e qarkut tonë, që në këtë 111 vjetor të rrugëtimit të kësaj trupe përmes sukseseve e vështirësive, shpalosin profesionalizëm dhe vlera të larta njerëzore.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!