Polici
Policia e fundit aksion i madh policor arrestohen 4 persona shikoni çfarë ka ndodhur
DVP Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 22”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.Bashkëpunëtorë për të transportuar me automjete, 10 emigrantë, kundrejt pagesës kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.Njëri prej të arrestuarve posedonte edhe një sasi të vogël lëndë të dyshuar kokainë.Sekuestrohen 2 automjete, një sasi me kokainë, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 4 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 22”.Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit A. D., 38 vjeç, A. D., 37 vjeç, M. H., 43 vjeç dhe B. G., 45 vjeç, banues në Elbasan.Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. G. dhe pasagjer shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga këta shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.Në vijim të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga edhe dy shtetasit e tjerë A. D. dhe A. D., të cilët u konstatuan në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, me automjetin tip “Benz”, ku nga hetimet e kryera rezultoi se ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 38-vjeçarit A. D., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!