Polici
Policia shefi i kufirit në korçë stiljan pasho lihet në burg rrezikon deri ne 10 vite heqje lirie
Shefin e Kufirit, Stiljan Pasho që u akuzua për trafik droge, Gjykata e Korçës e lë në masën e sigurisë arrest me burg.Kryekomisari Stiljan Pasho, ish shef i kufirit në doganën e Kapshticës, i akuzuar për trafik droge, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Korçës. Pavarësisht se ka mohuar të ishte në dijeni se në makinën, që nuk iu nënshtrua kontroĺlit kishte lëndë narkotike.Avokati mbrojtës në seancën për vlerësim mase sigurie pretendoi se Pasho ka udhëtuar rastësisht nga Korça në drejtim të doganës të Kapshticës me personin i cili u arrestua në Greqi për transportin e 27 kg të lëndëve narkotike dhe se nuk ka pasur dijeni për drogën.“Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike.Kur kanë mbërritur në doganë, Pasho e ka favorizuar për të kaluar pa radhë Lorenc Likën, por nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet.”, tha avokati mbrojtës Nevzat Tarelli.Pasho ra në pranga pasi, duke përdorur detyrën e tij, ndihmoi Lorenc Likën që të kalojë 26 kg drogë në pikën kufitare të Kapshticës, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij. Nga hetimet rezultoi se kryekomisari e ka shoqëruar Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga Kapshtica drejt kufirit grek.Stiljan Pasho me detyrën Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, u përjashtua nga Policia e Shtetit pas arrestimit të tij nën akuzën e trafikut të drogës.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!