Polici
Policia megaoperacion arrestohen 3 persona në korçë merrnin deri 10 000 euro për në shba kanada
Korçë / Megaoperacion për goditjen e falsifikimit të dokumeneteve me qëllim parandalimin e migrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, ShBA-së, Kanadasë dhe në hapsirën SCHENGEN.Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “The counterfeiters”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, pas hetimeve 5-mujore.Zbulohet dhe goditet një grup kriminal që prodhonte dhe pajiste me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qendrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj.Vihen në pranga 3 shtetas të cilët e ushtronin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 300-10000 euro.Sekuestrohen qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi 5-mujor, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se 3 shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale në formën e grupit të strukturuar kriminal në qytetin e Korçës, organizuan dhe finalizuan megaoperacionin policor të koduar “The counterfeiters”.Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua vendimi i Gjykatës Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:- Th. Sh., 60 vjeç; B. D., 52 vjeç, banues në Korçë.Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:- A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve.Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni në banesat e dy shtetasve Th. Sh. dhe B. D., dhe në automjetin e këtij të fundit, gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash.Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. R., u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara.Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kundrejt pagesave të konsiderueshme nga 300 euro deri në 10000 euro, prodhonin dhe ju shisnin personave të interesuar, shqiptarë dhe shtetas nga vendet e treta, dokumente shqiptare dhe të huaja, të falsifikuara, për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të huaja dhe shqiptare të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti, pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, leje qendrimi, leje drejtimi, diploma shkolle); fotokopje dokumentesh të huaja; pajisje kompjuterike; makineri prodhimi dhe plastifikimi; vula, simbole, emblema të shteteve të huaja; automjete; shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.Megaoperaiconi vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!