Polici
Policia grabisnin numrat e llogarive bankare që nga lagjja 2 në korçë ja kush arrestohet
Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Kriptonite”.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe të punësimit të paligjshëm.Mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë, vihen në pranga 2 shtetas.Në subjektin tregtar të përshtatur për këtë veprimtarinë kriminale, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas.Sekuestrohen 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kriptonite”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë;-K. F., 29 vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 2, te bulevardi “Republika”, në Korçë, në një subjekt tregtar në pronësi të shtetasit K. H., kanë gjetur të punësuar në mënyrë të jashtëligjshme 7 punonjës, të cilët ishin të padeklaruar në organet tatimore.Gjithashtu, nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha “Bitcoin”, adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara.Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.Vijon puna intensive hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara prej saj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!