Polici
Policia 2 persona ne pranga ektradohet i shumëkërkuari erkan sait
Qarku Korçë-Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.-Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 56 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin M. Z., i cili për pasojë mori dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 56-vjeçari e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 58 vjeç, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, pasi në dalje të qytetit të Ersekës, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 58-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, u konstatua duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas, pas shenjës për ndalim, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!