Polici
E fundit arrestohen 2 shtetas trafikonin 21 emigrantë u merrnin ryshfet 300 1000 euro
DVP KorçëFinalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 14”.Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit E. K., 28 vjeç dhe F. Dh., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë.Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., i cili transportonte me një automjet tip “BMË X5”, 7 emigrantë.Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe shtetasit R. S. dhe N. T. transportonin me një automjet “Tuareg”, që lëvizte pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë. Sapo janë sinjalizuar për të ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me vrap. Vijon puna për kapjen e tyre.Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga edhe shtetasi F. Dh., i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip “Volvo”, përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!