Polici
Policia prangosen babë e bir në lagjen 7 në pojan dhunon bashkëshorten dhe arratiset
DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin N. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. D., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 18-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap dhe gjatë shoqërimit nga shërbimet e Policisë i kundërshtoi ata me forcë. Gjithashtu edhe babai i tij, shtetasi N. D., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 18-vjeçarit, në ambientet e Komisariatit dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës.-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë më pas kanë kapur 52-vjeçarin, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. K.-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!