Politike
Sfidat e një gruaje intelektuale në politikën shqiptare
Intervistë me Suela Dinellari – Doktore e Shkencave Sociale, Pedagoge në Universitetin “Fan S. Noli”, Këshilltare e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak KorçëIntervistoi: XHENSILA MIRASHINjë grua dhe profesioniste e suksesshme, si pedagogia e Universitetit ‘Fan S. Noli’ Suela Dinellari, vendos të përmbushë dëshirën e hershme për t’u përfshirë aktivisht në politikë në nivel vendor. Ishin zgjedhjet vendore të majit 2023 kur Suela vendosi të pranojë kandidimin për këshilltare në Këshillin e Bashkisë së Korçës. Por, nuk e kishte menduar se kjo do të shoqërohej edhe me sulme të paprecedenta dhe të pajustifikuara ndaj saj në rrjetet sociale. Si u përballë Doktorja e Shkencave Sociale me këtë situatë? A ndikoi kjo ngjarje që këshilltarja e bashkisë të rishikonte vendimin e saj për t’u përfshirë në politikë? Në intervistën më poshtë Suela u jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave.-Si ka nisur angazhimi juaj në politikë dhe cilat kanë qenë pritshmëritë tuaja të para? Si do ta konsideronit rrugëtimin tuaj politik deri më tani?-Dëshira ime ka qenë gjithmonë që të studioja për shkenca politike, pasi që gjatë periudhës së gjimnazit e gjeja veten të përfshirë në shumë organizime që zhvilloheshin në kuadër të shkollës. Gjatë periudhës studentore kam qenë e përfshirë në tryeza të gjera ku kanë marrë pjesë edhe lidera politikë dhe drejtues të shtetit. Ndoshta dëshira për t’u përfshirë në politikën aktive ka që nëpërherë brenda meje, por u bë më e fortë ndërsa ecja e sigurt në shkallët e karrierës profesionale. Rrugëtimi im në politikë filloi me angazhimin tim në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, e cila ka pasur përherë në fokusin e saj, afrimin, mbështetjen dhe promovimin e grave dhe të rinjve në radhët e saj. Tashmë kam pothuajse 8 vite që kontriboj në radhët e kësaj partie.-Si e shikon ju gruan shqiptare në politikë? Sa e përfaqësuar është ajo?-Ende në shoqërinë shqiptare mbizotëron partiarkalizmi apo maskilizmi, që shfaqet edhe në politikë. Politika tek ne është pak e ashpër dhe refuzuesepër t’i dhënë gruas rolin e duhur në vendimmarrje. Pra, do të thojase terreni i politikës shqiptare për gratë është pak i vështirë. Megjithatë përditë e më shumë gra dhe vajza po bëhen pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes ku ndajnë ide e mendimetë vlefshme në fusha dhe sektorë të ndryshëm. Gratë janë manaxhere shumë të mira në familje dhe qeverisja është njëfamilje e madhe.Ndyshimi i legjislacionit dhe futja e kuotave gjinore në të gjitha nivelet e politikbërjes dhe ekzekutivit ka ndikuar në rritjen e përqindjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, në institucionet politikbërëse, në listat e kandidatëve për deputetë dhe këshilla bashkiakë. Por ende sot gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e përfaqësimit përballen me sfida që nuk kanë lidhje me aftësitë e tyre në drejtim, por me përkatësinë e tyre gjinore. Ne vazhdojmë të përballemi përgjatë gjithë kohës me një situatë frustruese, që e ka bazën tek kultura, tradita patriakale dhe është çështje mentaliteti. Partitë politike e interpretojnë ligjin si përkatësi gjinore sesa si një rol të rëndësishëm për vendimmarrjen. Mendoj se kjo duhet të vazhdojë dhe sa ka ardhur koha qërritja e numrit të grave dhe vajzave në vendimmarrje duhet të sjellë edhe rritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe të kontributit të tyre në vendimmarrje, veçanërisht në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, çështjet e sigurisë. Pra, gratë nuk duhet të konsiderohen më vetëm si numra, por si vlera dhe kontribuuese reale.-Përsa i përket konkurrencës brenda dhe jashtë forcës politike ku ju aderoni, sa sfiduese e konsideroniaktivizimin dhe përfshirjen e gruas?-Konkurrenca e brendshme është shumë herë më e fortë se konkurrenca e jashtme. Megjithatë konkurrenca e jashtme është më e dukshme, ndërsa konkurrenca e brendshme shpeshherë është e fshehur dhe e padukshme. Në konkurrimin mes subjekteve politike hasesh edhe me sulme personale e profesionale, nga të njohur e të panjohur dhe ky është haraçi që duhet të paguash kur bëhesh njeri publik. Megjithatë, unë u jam përpjekur t’i përballoj sfidat, madje edhe sulmet personale dhe të bëj përpara duke u përpjekur të jap kontributin tim maksimal kudo që mëështë besuar, sepse mendoj që politikës shqiptare i duhet një grua që ka ide, jo një grua që është sa për numër aty apo përfaqëson vetëm gjininë për shkak të 30%. Në politikë duhet të promovohen gra që kanë përvojë, kanë kontribut dhe kanë ide se si t’i çojnë gjërat përpara. Personalisht, mund të isha përfshirë më herët në politikë, por kam menduar që tani ishte momenti i duhur. Pra, s’kam kërkuar të përfaqësohem në instancat më të larta të politikbërjes, sepse mendoj qëhapat në politikë, ashtu si në profesion duhet të hidhen njëri pas tjetrit, gradualisht dhe të përfitoj shoh sa është mundësia për të marrë përvojën e duhur për të pasur një rritje brenda çështjeve të politikës.-Përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të këtij viti, ju jeni përballur me një sulm të ashpër me gjuhë urrejtje në mediat sociale të cilat kanë synuar cënimin e figurës dhe imazhit tuaj publik. Si e jeni përballuar këtë situatë?-Emri im ishte i pari në listën për këshilltarë të subjektit tim politik. Pas publikimit të listës u përballa me sulme të paprecedenta nga njerëz që as i njihja në jetën e përditshme. Çfarë bëra? Mendova të ndjek rrugën ligjore, ashtu siç besoj që duhet të veprohet në një shtet demokratik dhe të së drejtës. Ndaj një sulmi të tillë u përgjigja me një denoncim në organet kompetente në të cilat dorëzova të gjitha materialet, përfshi komunikimet e ruajtura me screnshot, pasi komentet dhe sulmet negative ishin fshirë nga personi që mësulmoi virtualisht. Kjo përballje më bëri të kuptoj se politika është një arenë ku sulme të tilla kanë ‘fituar legjimitet’ dhe konsiderohen normale, pasi ka njerëz që konkurencën politike e konsiderojnë jo si konkurencë, por si luftë ‘për jetë a për vdekje’. Ky ishte vetëm një sulm politik, sepse nuk ka vazhduar përtej periudhës së fushatës. Gjithsesi, unë mendoj se dhashë një model të mirë reagimi, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse, të cilat e njohin edhe të drejtën e individit për lirin e fjalës, por njohin edhe të drejtën e njeriut për t’u mbrojtur nga raste të tilla ku dhunohet personaliteti, dinjiteti i dikujt që ka investuar në një fushë të caktuar, në këtë rast në politikë.-Edhe pyetja ime e fundit. Cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat e gratë që kanë dëshirë të bëhen pjesë e politikës aktive, por që ende nuk e kanë gjetur kurajon?-Mendoj që të gjitha vajzat e gratë kanë mundësi dhe guximin e duhur. Mëdyshja e tyre vjen më shumë për shkak të mjedisit dhe mentalitetit maskilist që mbizotëron në mjediset politike. Mendoj se për të bërë përpara, duhet të jesh i përgatitur për t’u përballur me sfidat që të presin, përfshi edhe sulmet e pajustifikuara. Një grua apo vajzë që vendosë të merret me politikë në Shqipëri duhet të përgatitet emocionalisht dhe psikologjikisht, dhe të jetë e armatosur nga ana profesionale për të bërë më të mirën jo thjesht për veten, por edhe komunitetin që përfaqëson dhe të përballem me guxim me çdo pengesë që i del përpara. Mendoj se gratë kanë forcën e duhur, kanë mendimin dhe idetë e nevojshme, kanë natyrën humane, kanë ndjeshmërinë e lartë të nevojshme për të qenë përfaqësuese të denja të nevojave të komunitetit dhe për t’u bërë pjesë e vendimmarrjeve më të mira. Ne duhet t’i shërbejmë shoqërisë dhe këtë gjë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë, burra dhe gra, të të gjitha forcave politike. Nëse bëhet fjalë për interesa të përgjithshme të publikut, duhet që të gjithë këshilltarët të jenëbashkë dhe të ofrojmë më të mirën e mundshme. Gratë duhet ta kenë forcën për t’u bërë pjesë aktive e vendimmarrjes, për të dhënë kontributin e tyre në të mirën e përbashkët.-Ju falenderoj që pranuat të bëheshit pjesë e kësaj interviste!-Ju falenderoj ju për ftesën!SCRENSHOT TË SIGURUAR NGA KËSHILLTARJA DINELLARI MBI SULMIN VIRTUAL QË I ËSHTË BËRË PËRGJATË PERIUDHËS PRILL – MAJ 2023
Politike
Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë
Politike
Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!
Politike
Vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë
Politike
PD njofton bashkëpunimin e Ivi Kasos
Politike
“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama në podcastin “Flasim”: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni
Politike
Spiropali reagon pas deklaratave të BE dhe SHBA për mandatin e Xhaçkës
Politike
Rama publikon emrat, kush janë drejtuesit politikë të PS në qarqet e vendit/ Niko Peleshi drejtues politik i Korçë
Politike
Largimi i Rrumbullakut nga drejtimi i Policisë, Salianji: E detyruan!
Politike
Korçë/ Drejtuesit politikë. Ikën Edmond Spaho, vjen Ivi Kaso
Politike
Prefekti Nertil Jole takim me z. Pierre Raynaud, Këshilltarin e Ambasadës Franceze
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!