Polici
Policia mëkat arrestohet 65 vjeçari pa patentë e me dru të paligjshme i sekuestrojnë edhe zetorin
Devoll / Goditet një tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve, gjatë kontrolleve për goditjen e krimeve kundër mjedisit.Sekuestrohen lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe një mjet që dyshohet se shërbente për transportimin e saj.Vihet në pranga 65-vjeçari që drejtonte pa leje drejtimi, mjetin që dyshohet se e përdorte për transportimin e druve, pa dokumentacion.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë goditur një rast të prerjes së pyjeve. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:-I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se 65-vjeçari transportonte me një mjet bujqësor, dru të prera në mënyrë të paligjshme, ushtruan kontroll në fshatin Miras, ku konstatuan një sasi drush zjarri dhe mjetin bujqësor “John Deere” me rimorkio, pa targë, me drejtues shtetasin I. Z. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 65-vjeçari e drejtonte pa leje drejtimi këtë mjet të cilin dyshohet se e përdorte për transportimin e druve të prera në mënyrë të paligjshme.Sasitë e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!