Polici
Policia arrestohet një 34 vjeçar procedohen 8 të tjerë
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Bishnicë, Pogradec, ju informojmë se u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën “Bishnicë-Shpellë”, duke drejtuar një automjet kamion, tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i kryer dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi drush të cilën shtetasi Xh. Ç. po e transportonte pa dokumentacionin përkatës.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 51-vjeçar;E. P., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetas tjetër;A. L., 38 vjeç; B. G., 25 vjeç; E. K., 23 vjeç; A. T., 27 vjeç banues në Tiranë pasi në fshatin Bishnicë, gjatë një konflikti dyshohet se kanë goditur me grushte një 49-vjeçar. Gjithashtu filloi procedimi penal edhe për shtetasin G. E., 21 vjeç, banues në fshatin Bishnicë (djali i 49-vjeçarit) pasi me automjetin e babait të tij, ka përplasur automjetin e parkuar në rrugë të shtetasit A. L., duke i shkaktuar dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!