Polici
Bota kremlini scholz do të mund të mësonte diçka duke biseduar me putinin
Një thirrje telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për luftën në Ukrainë, ka pak mundësi të ndodhë, por do të ishte e mirëpritur, ka thënë të enjten Kremlini.Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka thënë televizionit shtetëror se një bisedë e tillë do t’i mundësonte Berlinit“të paktën për një çast, që t’iu shmangej pengesave që ndikojnë në vlerësimin e situatës me maturi”.Mirëpo Peskov ka thënë se nuk është duke u diskutuar për një bisedë të tillë.Ai ka thënë se deklaratat e Scholzit për ndonjë bisedë të mundshme telefonike“me siguri kanë qenë hipotetike”.“Është normale për liderët që të bisedojnë me njëri-tjetrin, edhe në kohët më të rënda”,ka thënë Peskov, duke shtuar se“nuk do të ishte keq nëse do të realizohej një debat, ashtu që ata të mund të dëgjonin pozicionin tonë nga dora e parë”.Lidhjet në mes të Berlinit dhe Moskës janë përkeqësuar prej kur Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.Gjermania e mbështet Ukrainën në mbrojtje dhe kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ushtarake ruse nga Ukraina fqinje.Scholz ka deklaruar në fund të majit se dëshiron t’i rikthejë kontaktet me Putinin.“Biseda e fundit telefonike është realizuar kohë më parë. Mirëpo synoj të bisedoj sërish me Putinin”,ka thënë ai për një gazetë gjermane.Megjithatë, ai nuk ka specifikuar datën se kur mund të ndodhë diçka e tillë.Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!