Connect with us

Arsimi

Arsim sot fillon regjistrimi për portalin

Ja kriteret dhe ato që kërrkohen…Nga sot 15 qershor 2023 deri në datën 21 qershor 2023 fillon aplikimi për portalin “Mësues për Shqipërinë”. Janë vetëm 6 ditë në dispozicion të mësuesve që janë në sistem, apo mësuesit e rinj, të cilët duan të konkurojnë për një vend pune në arsim.Më poshtë ju sjellim edhe njoftimin e plotë të publikuar nga DRAP Korçë që njofton të gjithë të interesuarit:NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT NËPORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2023.Në zbatim të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimorparauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar dhe udhëzimit nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, të shkresës së MAS nr.1645/5 datë 29.05.2023, “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2023, njoftojmë fillimin e procedurave sipas afateve të mëposhtme:ü Kandidati që plotëson kriteretpër të ushtruar profesionin e mësuesit, përfshirëparashkollorin dhe dëshiron të marrë pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2023, duhet të regjistrohet online nëplatformënhttps://mesuespershqiperine.al,nga data 15.06.2023 deri në datën 21.06.2023.ü Kandidatët të cilët kanë aplikuar online, dorëzojnë një kopje të dosjes së ngarkuar në platformë, pranë Drejtorisë Rajonaletë Arsimit Parauniversitar (DRAP), në të cilën bën pjesë bashkiae vendbanimit të tyre,nga data 15.06.2023 deri në datën21.06.2023.ü Kandidatët e arsimit parashkollor e dorëzojnë kopjen e dosjes që kanë ngarkuar online pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniveristar (ZVAP), të vendbanimit të tyre nga data15.06.2023 deri në datën 21.06.2023.I. Dokumentet e detyrueshme për t’u ngarkuar në platformën e aplikimit online:1) Shtojca 4, e printuar nga sistemi;2) Fotokopje e kartëssë identitetit;3) Vërtetim i qendrëssë banimit/Certifikatë personalenga e-Albania;4) Kopje e diplomës/ave, vërtetimit/listës së notavetë studimeve të larta (cikli iparë dhe cikli i dytë) ose të barasvlefshme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjornë fuqi;5) Kopje e licensës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;6) Deklarim nga kandidati për autorizimin e DRAP që të shqyrtojëvërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës 6, të udhëzimit12/2021.Shënim. Dokumentet që ngarkohen në platformën e aplikimit online,janë të skanuara nga origjinali me ngjyra, në rast se nuk ngarkohenonline sjellin skualifikimin e aplikantit.II. Dokumentet që mund të ngarkohen në platformën e aplikimit online nëse kandidati i zotëron dhe kërkon të vlerësohet me pikë për dosjen:a. Kopje e librezës së punës;b. Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër”;c. Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit;Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara;d. Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja.Shënim. Dokumentet që ngarkohen në platformën e aplikimit online,janë të skanuara nga origjinali me ngjyra. Në rast se nuk ngarkohen online nuk sjellinskualifikim, por nuk vlerësohen me pikë.III. Dokumentet që dorëzohen nga kandidati në momentin e punësimit pranë institucionit arsimor:i. Jetëshkrimi;ii. Raport mjeko-ligjor;iii. Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, të udhëzimit12/2021;iv. Çdo dokument tjetër që kërkohet sipas kuadrit ligjornë fuqi, në momentin e punësimit.Shënim. Dokumentet e këtij kreu nuk ngarkohennë platformën e aplikimit online,por dorëzohen në momentin e punësimit.Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të ngarkojë online dosjen, në të kundërt, ai përjashtohet nga konkurrimi. Një kopje të kërkesës për konkurrim, sipas shtojcës 4 të Udhëzimit 12/2021, e printuar vetëm nga sistemi i RASH, kandidati e dorëzon edhe në DRAP-in ku ka qendrën e banimit brenda datës 21.06.2023. Nëportal, kandidati zgjedh një nga opsionet:a) Aplikoj për herë të parë,b) Mbart pikët aktuale (dosje+testim),c) Mbart vetëm pikët e dosjes,d) Mbart vetëm pikët e testimit.IV. Afatet e njoftimit të kandidatëve për secilën nga fazat e konkurrimit:Faza e parë. Verifikimi i kritereve për kualifikim.Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniveristar shpallinlistën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për kualifikim dhe i njoftojnë në datë 23.06.2023.Kandidatët mund të ankimojnënëse janë skualifikuar pranë DRAP, brenda datës 24.06.2023.DRAP shqyrtonankesat, harton dhe shpalllistën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar,të cilëtfuten në testimapo mbartin pikët e portalittë fundit, brendadatës 25.06.2023.Lista e kandidatëve që futen në testim i dërgohet Qendrëssë Shërbimeve Arsimorenga DPAP, në datë 26.06.2023 dhe më tej kandidatët ndjekin publikimin e datave për testim në faqen zyrtare të QSHA-së,http://qsha.gov.al/.Faza e dytë. Vlerësimi i dosjeve të kandidatëve.v DRAP njofton kandidatët për vlerësimin me pikë të dosjes së tyre dhe publikon në faqen zyrtaretë saj listën paraprake, në datë10.07.2023.v Kandidatët mund të ankimojnëpranë DRAP vlerësimin me pikë të dosjeve nga data 10.07.2023-14.07.2023.v DRAP shqyrton ankesat, harton dhe shpall listën përfundimtare me pikët e dosjeve të kandidatëve të kualifikuar në datë 20.07.2023.Faza e tretë.Pas përfundimit të testimit të informatizuar dhe dërgimit të listës përfundimtare nga QSHA, në plaftormënhttps://mesuespershqiperine.aldhe faqet zyrtare të instucioneve përkatëse, shpallet lista e kandidatëve pjesëmarrës me pikët e dosjeve dhe pikët e testimittë informatizuar.Vendi aplikimit:ü Kandidatët për konkurrimapo pjesë e listëssë portalit “Mësuespër Shqipërinë” 2023 aplikojnë onlinenë linkunhttps://mesuespershqiperine.al/Account/Loginnga data 15.06.2023- 21.06.2023;ü Dosja fizike e dokumentave, kopje e ngarkuarnë platformën online brenda afatit të mësipërm,dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në Drejtoritë Rajonale për mësuesit e AF, AMU, AML dhe pranë ZVAP-së për kandidatët e arsimit parashkollor, sipas aneksit nr.1, bashkëlidhur.III. DREJTORIA RAJONALE E ARSIMITPARAUNIVERSITAR KORCË(Adresa: Lagjja 18, Rruga “Dhimitër Denasi” 7001, Korçë)Zyra Vendore e Arsimit ParauniversitarBashkiaDimalDimalKuçovëKuçovëCërrikCërrikBelshBelshPeqinPeqinGramshGramshLibrazhdLibrazhdPërrenjasPërrenjasMaliqMaliqKolonjëKolonjëBeratBeratKorçë – PustecKorçë – PustecDevollDevollPogradecPogradecElbasanElbasanSkraparSkraparPoliçanPoliçan

Continue Reading
Advertisement

Arsimi

Universiteti “Fan S. Noli” fiton projektin “Burimet ujore në rajonin e Korçës”

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO në partneritet me shoqatën alpino – turistike ‘Korça Alpin’ janë fitues të projektit kërkimor shkencor ‘Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore’ i financuar nga ‘Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit’ (AKKSHI).

Në Qarkun e Korçës janë përzgjedhur këto burime ujore dhe hidromonumente për studim:

1. Ujërat termale të Sarandaporit (Leskovik/ Kolonjë)

2. Liqeni akullnajor i Gramozit (Kolonjë)

Advertisement

3. Burimi i Devollit (Nikolicë dhe Sinicë/ Devoll)

4. Burimi i Osumit (Vithkuq/Korçë)

5. Prespa e Vogël dhe Prespa e Madhe (Devoll/Pustec)

6. Liqenet akullnajore të Valamarës (Gorë/Maliq)

7. Liqeni i Ohrit dhe Burimi i Drilonit (Pogradec /Tushemisht)

Advertisement

8. Liqenet akullnajore të Lukovës (Mokër/Pogradec)

Studimi do të realizohet në tre dimesione; mjedisor, turistik dhe atë shëndetësor, ku specialistët, pedagog e kërkues të shkencave mjekësore, shkencave sociale, kimist, biolog mjedisi, inxhinier pyjesh, gjeograf, guida turistike dhe studentë përbëjnë grupin e punës.

Projekti fillon me studimin në terren i burimeve termale të Sarandaporit (Leskovik, Kolonjë).

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Arsimi

Fillon sot raundi i dytë i aplikimeve në Universitetin “Fan S. Noli”!

19 – 21 shtator 2024 FILLON RAUNDI I DYTË I APLIKIMEVE

Të dashur maturantë!

Duke filluar nga SOT dhe deri në datën 21 shtator 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” do të vijojnë aplikimet për Raundin II në programet e studimit të UNIKO.

Bashkëngjitur gjeni edhe kalendarin e aplikimit universitar për raundin e dytë.

Advertisement

Për t’u njohur me programet e studimit në Universitetin “Fan S. Noli” klikoni:

Për më shumë informacion kontaktoni:

qka@unkorce.edu.al

rterolli@unkorce.edu.al

JU MIRËPRESIM!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të zbatohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë.

Këto pozicione të reja do të jenë shtylla kryesore për të mbështetur nxënësit në orientimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

“Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe koordinatorë të karrierës në të gjithë sistemin tonë arsimor. 4.635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10% më shumë se një vit më parë. Ky është një moment shumë vendimtar për sistemin arsimor, nëse do ta marrë këtë drejtim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor, por edhe për zhvillimin e karrierës që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal te profili i Mësuesit Koordinator të Karrierës, i cili do të ketë një rol kyç në ndihmën për nxënësit që të bëjnë zgjedhje të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla

Programi Ekipet Sportive në Shkolla i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “vetëm këtë vit shkollor do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”.

“Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program”, tha Rama.

Ky program ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë. Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale

U zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane një takim për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale për studentët e programeve të studimit Teknologji Informacioni.

Ky projekt është fituar në kuadër të programit READ.

Projekti do të shtrihet gjatë vitit akademik 2024-2025, në departamentin e Informatikës me studentët e degës Teknologji Informacioni (Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane) me resident schoolar dr. Blerina Çeliku në bashkëpunim me kolegun nga diaspora, prof. dr. Genci Capi, ekspert në fushën e Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Hosei University, Tokyo, Japoni. 

Projekti, ka në fokus, rritjen e mundësive të bashkëpunimit, mobilitete të studentëve dhe stafit, si dhe orientim drejt kërkimit shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj në rajonin tonë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!

Nga shkolla e Pojanit, aty ku këtë vit çdo gjë është e re, ku nuk do të ketë më shkollë me turne,

i urojmë të gjithë nxënësve, stafeve pedagogjike e prindërve të Bashkisë Maliq një vit të mbarë

e plot suksese!

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!

6 shkolla të ciklit fillor dhe 18 klasa në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në qarkun e Korçës janë mbyllur si pasojë e mungesës së nxënësve. Shkollat e fshatrave Kodras në Kolonjë, Kapshticë në Devoll si dhe Mjaltas, Desmirë, Zvarisht dhe Osojë në Bashkinë e Maliqit nuk do të hapin dyert këtë fillim viti shkollor.

Ulja e lindshmërisë por edhe emigrcioni masiv i viteve të fundit janë reflektuar në numër të pamjaftueshëm nxënësish për të mbajtur hapur klasat kryesisht në shkollat e fshatrave të bashkisë Maliq dhe disa në Korçë.

Sipas kreut të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Korçë Leonard Trebicka efektet e uljes së numrit të popullsisë prej disa vitesh ndjehen në sistemin arsimor por aktualisht Shqipëria ka humbur thuajse 1/3 e nxënësve.

Shifrat janë shumë të ulëta,të paktën ju i keni shifrat zyrtare por po them që në gjithë Shqipërinë pothuaj mungojnë 30% e nxënësve,pra 1/3 më pak. Është një shifër shumë alarmante dhe e pritshme pasi kjo gjë nuk ka ndodhur sot, ka vite dhe vite, pasojat janë sot por do të jenë edhe në vitet pasardhëse, akoma më shumë do të ndihet mungesa e nxënësve.

Advertisement

Continue Reading

Arsimi

Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!

Të dashur nxënës dhe mësues në varësi të DRAP Korçë

Mirë se vini në një vit të ri shkollor plot me mundësi të reja, sfida emocionuese dhe suksese që duhen arritur. Jemi të lumtur që ju kemi sërish në shkollë, ku së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për ju dhe për vendin tonë.

Kjo është koha për të rigjetur miqtë tuaj, për të zbuluar gjëra të reja dhe për të përvetësuar aftësi që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Secili prej jush është i veçantë dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për të shkëlqyer. Shkolla është vendi ku do të ushqehet kurioziteti juaj, do të mësoni të mendoni pozitivisht dhe të punoni së bashku për qëllime të përbashkëta.

Ky vit do të jetë plot sfida, por dijeni që stafet mësimore janë aty për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës. Me përkushtim, punë të palodhur dhe një qëndrim pozitiv, së bashku do të arrijmë rezultate të mira.

Advertisement

Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!

Mirë se vini dhe suksese në çdo hap të rrugës suaj të dijes!

Me respekt dhe mirënjohje

Drejtore e DRAP Korçë Vinjola Rota

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…

Një herë e pyeta kolegun tim japonez, mësuesin Yamamota: – Kur festohet dita e mësuesve në Japoni, si e festoni?

I habitur nga pyetja ime, ai u përgjigj: Ne nuk kemi asnjë ditë mësuesi.

Pasi dëgjova përgjigjen e tij, nuk dija ta besoja apo jo.

Në mendjen time shkëlqeu mendimi: “Pse një vend ku ekonomia, shkenca dhe teknologjia zhvillohen, është kaq i pandershëm ndaj mësuesit, punës së tij?”.

Advertisement

Një ditë pas punës, Yamamota më ftoi ta vizitoja shtëpinë e tij. Meqenëse ai jetonte larg shkollës, morëm metronë.

Në mbrëmje, në “orarin e pikut” dhe trenat e metrosë ishin të mbipopulluar. Disi u shtrydha, qëndrova, duke kapur fort parmakët. Papritur, një plak, i cili ishte ulur pranë meje, më dha vendin e tij. Duke mos kuptuar një qëndrim kaq respektues nga ana e të moshuarit, nuk munda ta pranoja propozimin e tij, por ai ishte këmbëngulës,dhe më duhej të ulesha.

Pasi zbrita nga metroja, i kërkova Yamamotës të shpjegonte se çfarë kishte bërë plaku.

Yamamota buzëqeshi dhe tregoi distinktivin e mësuesit dhe tha: – Ky plak pa shenjën tuaj të mësuesit dhe në shenjë respekti ndaj statusit tuaj, hoqi dorë nga vendi i tij.

Meqenëse ishte hera ime e parë që vizitoja mësuesin Yamamota, ishte e papërshtatshme të shkoja duarbosh, kështu që vendosa të blej një dhuratë.

Advertisement

Unë ndava mendimet e mia me Yamamota, i cili më inkurajoi dhe më tha se ka një dyqan mësuesish përpara ku mund të blini mallra me çmime të zbritura.

Edhe një herë, nuk i përmbaja dot emocionet e mia.

– Përfitimet jepen vetëm për mësuesit? – pyeta unë.

Duke konfirmuar fjalët e mia, Yamamota tha: – Në Japoni, mësuesia është profesioni më i respektuar, personi më i respektuar. Sipërmarrësit japonezë janë shumë të lumtur kur mësuesit vijnë në dyqanet e tyre, ata e konsiderojnë një nder të madh për veten e tyre.

Gjatë qëndrimit tim në Japoni, pashë vazhdimisht se si japonezët i respektojnë jashtëzakonisht mësuesit. Ka vende të veçanta për ta në metro, dyqane të veçanta janë të hapura për ta, mësuesit nuk qëndrojnë në radhë për një biletë për çdo lloj transporti. Pse mësuesit japonezë të kenë nevojë për një festë të veçantë, kur çdo ditë e jetës së tyre është si një festë?

Advertisement

Duke e ritreguar këtë histori, me gjithë zemër dëshiroj që shoqëria jonë të rritet në një nivel të tillë, në një qëndrim të tillë ndaj mësuesit, dhe mësuesit e meritojnë një titull kaq të lartë!”

Përcilleni këtë mesazh për të gjithë kolegët tuaj. Krenaria le të na rrahë në gjoks!

Mësues para emrit tënd përkulem… Rustam Bisenev

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë

Vetëm një ditë na ndan nga viti i ri shkollor, dhe ne mezi presim t’ju mirëpresim në shkollën tonë të dashur, “Faik Konica”!

Gjithçka është gati për fillimin e vitit shkollor 2024-2025. Të gjithë së bashku, nxënës, mësues e prindër të ruajmë vlerat e krijuara ndër vite dhe të vazhdojmë të punojmë fort për edukimin e fëmijëve tanë.

Suksese të gjithë nxënësve dhe veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës tonë.

Suksese për të gjithë stafin mësimor.

Advertisement

Qoftë një fillim i mbarë dhe vit i suksesshëm për të gjithë.

Continue Reading

Flash News