Sporti
Suhejl muharem skënderbeu skuadër e madhe tifozët do ti bëj krenarë
Ka pak kohë te Skënderbeu dhe duket se po përshtatet vërtet mirë. Së bashku me Rashicën, janë dyshja që janë përshtatur më shpejt se të tjerët edhe pse kanë ardhur këtë verë te bardhekuqtë. Bëhet fjalë për Suhejl Muharem.22-vjeç mbush pas një muaji i lindur në Shkup të Maqedonisë dhe shumë shpejt po fiton zemrat e tifozërisë korçare. Në miqësoren e fundit ndaj Voska Sport, Muharem u aktivizua qysh në minutën e parë dhe mbajti numrin 25.Paraqitjet e tij janë vërtet të mirë dhe sigurisht që shihet si një lojtar i së ardhmes te bardhekuqtë. Vetë Suhejl Muarem ka folur ditën e djeshme për “Korça Boom”, duke u shprehur me superlativa për skuadrën e tij, ekipin që ai luan, tifozërinë dhe për qytetin juglindor. Ja intervista e futbollistit maqedonas:-Muharem, si ndjeheni edhe pse keni pak kohë te Skënderbeu?-Ndjehem vërtet shumë mirë dhe mikpritja që më kanë bërë korçarët dhe klubi më kanë bërë bërë që të ndjehem edhe më mirë. Mund të them fjalët më të mira deri tani.-Mendoni që jeni përshtatur shpejt me grupin, apo doni ende kohë?-Kam shumë pak kohë këtu te Skënderbeu dhe them se jam përshtatur, por sigurisht që çdo lojtari i duhet koha e vet. Ajo që theksova më sipër që më kanë pritur mirë të gjithë në ekip, është diçka shumë pozitive për mua.-Si ju duket Skënderbeu deri në këtë moment edhe pse është ende herët?-Jemi mirë deri tani edhe pse nuk jemi në 100%, pasi dihet që këtë formë maksimale do ta arrijmë vetëm në startin e kampionatit. Shpresoj shumë që skuadra dhe unë përsonalisht të jemi super që në start.-Kë do të veçonit nga grupi i futbollistëve që po stërviteni?-Skënderbeu ka një skuadër të mirë. Dua të veçoj ata futbollistë që kanë edhe përvojën më të madhe në ekip.-Trajneri Gvozdenoviç, çfarë ju ka thënë?-Ajo që dua të shtoj është se trajneri më ka thënë se jemi në një klub të madh dhe kjo na motivon edhe më shumë. Me angazhimin e të gjithëve do të bëjmë gjëra të mira te Skënderbeu.-Po për tifozët keni gjë për të thënë?-Tifozëria gjithmonë është lojtari numër 12. Jam i bindur që edhe unë do të bëj më të mirën që ti bëj ata krenarë.
Sporti
Lajm i mirë për Skënderbeun/ Bardhekuqtë kundër Laçit…
Sporti
Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…
Sport Bote
UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana
Sporti
Gati ndryshimet tek Skënderbeu…
Kategoria 1
Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë
Sport Bote
UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Sporti
Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!
Sporti
Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!