Polici
Policia gjykata vendos të mbajë në burg adoleshentët që dhunuan barbarisht 14 vjeçarin
Ngjarja e së dielës që kaloi, gjatë së cilës pranë Kosnullatës greke në Korçë u dhunua barbarisht 14-vjeçari dhe që ndodhet në spitalin eTraumës në Tiranë, ka bërë bujë gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që gjykata së fundmi ka lënë në burg adoleshentët që dhunuan barabarisht 14-vjeçarin që rrezikoi edhe humbjen e jetës.Ky është lajm i cili tashmë duket se kërkon të vendosë në vend drejtësinë edhe pse autorët janë të mitur në moshë.Dy prej adoleshentëve që dhunuan me shkopinj bejzbolli dhe me levë djaloshin do të mbahen në burg, ndërkohë që është edhe një i tretë që akoma me sa duket nuk është arrestuar.Ja çfarë ndodhi mbrëmjen e së dielës që kaloi:KorçëIdentifikohen 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u dëmtua me mjete të forta, një shtetas i mitur.Vihen në pranga 2 prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.Sekuestrohen tre shkopinj që janë përdorur nga autorët e dyshuar, gjatë konfliktit për motive të dobëta.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u dëmtua me mjete të forta, një 14-vjeçar, bënë të mundur identifikimin e 3 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, 2 prej të cilëve janë shoqëruar dhe pyetur në praninë e psikologut, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasve A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit, kanë goditur me sende të forta 14-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!