Sporti
Futboll femra shqipëria u 17 fiton ndaj kazakistanit korçarja nika në formacion kadiolli në pj 2
Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U-17 Championship” për Grupin B4, që u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Në këtë turne morën pjesë kombëtare e vajzave të Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.Shqipëria e vajzave U-17 zhvilloi edhe takimin e fundit në grup ndaj Kazakistanit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vajzave kuqezi, falë golit të Klevisa Ndocit në minutën e 50-të.Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kazakistanit: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (C), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi.Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë që u hodh në sulm që në fillim për të gjetur golin. Në minutën e 13-të Ndoci pati një rast të mirë shënimi por u ndal nga portierja. Ndërsa në fundin e pjesës së parë një rast të artë shënimi pati edhe Ndoj por nuk ja doli mbanë ta zhbllokonte takimin.Fraksioni i dytë nisi njëjt si i pari me vajzat kuqezi në kërkim të golit. Në minutën e 50-të Klevisa Ndoci realizoi për Shqipërinë, pas një aksioni të bukur që u finalizua me gol pas një goditjeje nga brenda zonës.Korçarja tjetër Gelda Kadiolli u fut në fushë në pjesën e dytë, ndërsa Anja Goskova ishte në stolin e rezervave dhe në këtë ndeshje nuk u aktivizua.Deri në fund Shqipëria administroi rezultatin dhe siguroi fitoren e parë në këto kualifikuese.Ndeshja tjetër e Grupit B4, mes Ishujve Faroe dhe Uellsit u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-6. Vajzat e Uellsit dominuan të gjithë takimin dhe realizuan nga tre gola në të dyja pjesët.Përsa i përket renditjes përfundimtare, vajzat e Uellsit e mbyllën në vendin e parë me 9 pikë. Vajzat e Ishujve Faroe në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vajzat e Shqipërisë në vendin e tretë me 3 pikë. Në Grupin B4 vajzat e Kazakistanit u renditën të fundit me 0 pikë.Më poshtë rezultatet dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:Datë 24.11.2023Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2Uells – Shqipëri 2-0Datë 27.11.2023Uells – Kazakistan 1-0Ishujt Faroe -Shqipëri 3-0Datë 30.11.2023Ishujt Faroe – Uells 0-6Shqipëri – Kazakistan 1-0Renditja:1 Uells 9 pikë2 Ishujt Faroe 6 pikë3 Shqipëri 3 pikë4 Kazakistan 0 pikë
Sporti
Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…
Sport Bote
UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana
Sporti
Gati ndryshimet tek Skënderbeu…
Kategoria 1
Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë
Sport Bote
UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Sporti
Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!
Sporti
Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!