Connect with us

Sporti

Armando duka i ftuar në emision emocionet e futbollit nuk t i dhuron asgjë tjetër

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në televizionin “Top Channel” ku komentoi disa nga çështjet më të diskutuara të momentit, duke nisur nga zgjedhja e tij si Zv.President i UEFA-s e për të vijuar me synimet në kualifikueset e Euro 2024.Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur kryesisht për kombëtaren, marrëdhëniet me trajnerin kuqezi apo me drejtuesit e UEFA-s, interesimin e madh të shqiptarëve për ndeshjen me Çekinë, shanset për t’u kualifikuar në “Euro 2024”, por edhe infrastrukturën, kampionatin shqiptar dhe momentet më të bukura në karrierën e tij.ZGJEDHJA ZV.PRESIDENT I UEFA-s –“Zgjedhja ime Zëvendëspresident i UEFA-S, ndodhi siç ndodh natyrshëm. Kam shumë kohë në futboll, shumë kohë anëtar i UEFA-s dhe një nga anëtarët duhet të bëhej Zëvendëspresident dhe këtë herë ishte radha ime. Gjithçka është me zgjedhje në Komitetin Ekzekutiv, me votim dhe normalisht duhet të kesh edhe disa kontribute dhe për këtë të vlerësojnë.”A ËSHTË ÇEKIA VENDIMTARE? –“ Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi Çekia ka një formë dhe gjendje të mirë. Ka pasur edhe paraqitje të mira në kualifikuese dhe për pozicionin që ka në renditje, pasi ndodhet në vendin e dytë pas Shqipërisë. Për ne është akoma shumë e rëndësishme, pasi nëse marrim një rezultat pozitiv me Çekinë pothuajse arrijmë në ‘Euro Gjermani 2024’. Është le të themi një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani, por nuk është kryqëzim fatal për ne, për çekët po”.KUALIFIKIMI NË EURO 2024 –“Në fakt kemi bërë shumë mirë, ekipi ka bërë shumë mirë, çdo gjë është bërë mirë deri në këtë moment dhe jemi në vendin e parë. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por që të arrijmë objektivin duhet t’i bëjmë akoma më mirë këto tre ndeshjet e mbetura. Nuk mund të mendojmë që kemi shkuar në Europian pa mbyllur ndeshjet. Ndjesia ime është që do të arrijmë kualifikimin dhe meritojmë të kualifikohemi”.PUNA E TRAJNERIT SYLVINHO –“Sylvinho padyshim që është drejtuesi, regjisori, organizatori i kësaj skuadre, ai që i bashkon dhe krijon frymën e grupit në skuadër. Një ekip kombëtar ka specifikat e veta, ku trajneri ka shumë pak kohë në dispozicion, ka shumë pak mundësi për të ndryshuar gjendjen fizike, qoftë edhe përgatitjen e tyre. E rëndësishme është të krijosh frymën e grupit, dhe të zgjedhësh lojtarët e duhur në momentin e duhur dhe në vendin e duhur, këtë gjë Sylvinho e ka bërë shumë mirë. Përkushtimi i tij është realisht i jashtëzakonshëm, puna e tij profesionale dhe në grup me stafin e tij është e niveleve të larta dhe kjo ka bërë që të jemi mirë. Në fund të fundit edhe fati e ka shpërblyer”.MARRËDHËNIA ME TRAJNERIN –“Padyshim që kam marrëdhënien që duhet të ketë një president me trajnerin, por përveç kësaj kam edhe marrëdhënie shumë të mira miqësore. Shumë shpesh kalojmë dreka apo darka së bashku, por edhe gjatë kësaj kohe flasim vetëm për futbollin, skuadrën dhe për mbarëvajtjen e ekipit. Kështu që edhe drekat dhe darkat, janë dreka dhe darka pune për t’i shërbyer qëllimit që kemi bashkërisht”.DE BIASI APO SYLVINHO? –“Njerëzit nuk janë lehtësisht të krahasueshëm, gjithsekush ka karakteristikat e veta. Të dy kanë kontribute shumë të mira në ekipin kombëtar, por rezultatet deri tani i ka më të mira De Biasi, sepse e ka realizuar objektivin për të shkuar në Europian, ndërsa Sylvinhon duhet ta shohim. Sylvinho ka filluar duke kuptuar shqip, sepse jeton në Tiranë, punon gjithë kohën në Tiranë dhe lëviz vetëm në momentet që duhet të kontaktojë apo takojë futbollistët”.TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET– “Federata nuk besoj se do të fitojë gjë, pasi shpenzimet janë më mëdha se sa të ardhurat. Kostot janë shumë të mëdha, ne kemi minimalisht 40 vetë që duhet t’i lëvizim me avion dhe t’i akomodojmë. Nuk jemi në kushtet e bilanceve shumë pozitive, por përballojmë shpenzimet tona dhe pjesa tjetër shërben për të zhvilluar futbollin në Shqipëri.Kam parë në rrjetet sociale që shesin bileta në të zezë dhe është diçka që nuk duhet të ndodhi, por nga ana tjetër kemi të bëjmë edhe me një lloj kontradikte, pasi nga një anë themi që biletat janë të shtrenjta, ndërsa nga ana tjetër shohim që ka njerëz që po i shesin më shtrenjtë sesa çmimi zyrtar i biletës, një gjë që nuk duhet të ndodhi, por nuk varet nga ne.Nuk jemi ne institucioni që mund të parandalojmë shitjet e tregut të zi dhe nuk e di nëse legjislacioni e ndalon këtë gjë apo jo? Ne kemi bërë mirë atë që duhet të bëjmë, kemi vënë disa kritere dhe rregulla që një individ nuk mund të marrë më shumë se katër bileta, por gjithsesi ai që don të shesë në tregun e zi e gjen mënyrën për ”.INTERESI I TIFOZËVE PËR KAMPIONATIN –“Ka disa arsye pse ndodh kjo. Një nga arsyet është edhe besimi i njerëzve te loja. Ne e kemi në kulturë që nuk besojmë asnjë lloj rezultati, nuk besojmë zgjedhjet politike, në Shqipëri nuk besojmë asgjë. Duke qenë se nuk besojmë në asgjë, nuk besojmë edhe te loja e futbollit.Kemi krijuar një besim të jashtëzakonshëm te Kombëtarja, që aty është një lojë e vërtetë, rezultati është i vërtetë, emocioni i vërtetë dhe prandaj ka më shumë tifozë në stadium dhe më pak kemi krijuar besim tek ekipet e kampionatit. Për të rikthyer besimin te njerëzit vetë klubet nuk duhet të mjaftohen që të merren vetëm me organizimin teknik taktik apo me pagesat e futbollistëve, por duhet që federata dhe klubet, vërtetë t’i bindin njerëzit që kjo është një lojë e vërtetë”.KUSH ËSHTË FUTBOLLISTI MË I PREFERUAR? –“Në fakt, i dua të gjithë dhe vërtetë kam qenë me fat që gjithmonë kemi pasur djem shumë të mirë në ekipin Kombëtar. Qoftë ata që janë sot, apo edhe ata që kanë qenë në të kaluarën, vërtetë i kam respektuar dhe i kam dashur shumë, nuk është se mund të dalloj dikë. Në momente të veçanta kur ti je vërtetë në presion dhe në stres, që nuk po shkon rezultati padyshim që ai që shënon golin, duket si njeriu më i dashur në botë, është momentale dhe emocionale. Marrëdhëniet i kam shumë të mira me të gjithë djemtë e kombëtares dhe nuk mund të veçoj asnjë”.POSTI NË UEFA & PËRFITIMET E SHQIPËRISË –“Padyshim që jam ndjerë i vlerësuar kur më është propozuar që të jem ZëvendësPresident i UEFA-S. Për të qenë i sinqertë nuk është se ka qenë një objektiv i imi i kahershëm, që dikur të bëhem ZëvendësPresident i UEFA-S, por gjërat kanë ardhur natyrshëm dhe padyshim që jam ndjerë i vlerësuar, i respektuar nga komuniteti europian i futbollit, nga ata që më kanë propozuar dhe më kanë votuar dhe mbështetur.Padyshim që është edhe në të mirë të futbollit shqiptar dhe Shqipërisë që jemi të vlerësuar, sepse nëse një individ zgjidhet të përfaqësojë diku është kontribut i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe punuar me të, dhe që kanë bindur me rezultatet dhe punën e tyre. Në të gjitha pozicionet kam bërë maksimumin për të ndihmuar sado pak, apo për të bërë sado pak hapa përpara për futbollin shqiptar. Kështu që edhe nga ky pozicion me të njëjtin përkushtim do të bëjë maksimumin. Nuk është se vendimet që do të marrim në UEFA do të jenë të njëanshme meqë ti je nga Shqipëria, por gjithsesi natyrshëm do mendosh diçka më shumë për Shqipërinë”.MARRËDHËNIA ME PRESIDENTIN E UEFA-S –“Në fakt, kam marrëdhënie të mira me të gjithë presidentët e federatave europiane, kam marrëdhënie shumë korrekte, jo vetëm unë, por e gjithë Federata kemi marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë. Marrëdhënie miqësore kam padyshim me ata që flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi të njëjtën kombësi, me Presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Maqedonisë së Veriut, i cili edhe ai është shqiptar Muamed Sejdini. Më shumë miqësi me ta sepse flasim të njëjtën gjuhë”.ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS NË FUTBOLL –“Në Shqipëri nëse themi sport kemi thënë futboll dhe duke pasur parasysh se sa impakt ka futbolli, padyshim që duhet të kesh vëmendje të shtuar. Nëse është e mjaftueshme vëmendja e qeverisë për futbollin unë them jo, nëse është më shumë sesa në të shkuarën unë them se po. Vërtetë kemi ndryshime, sidomos në infrastrukturë”.STADIUMET ME KULLA –“Unë nuk jam arkitekt që të vlerësoj nëse duhet me kulla, apo me një kullë, apo dy kulla. Ajo që më pëlqen dhe simpatizoj është që të ketë terrene sportive që të luajnë qoftë profesionistët, qoftë amatorët edhe fëmijët. Nëse këto kulla prodhojnë nga një stadium, të bëhen me shumicë, nëse këto kulla nuk prodhojnë asnjë stadium të mos ndërtohet asnjë”.MOMENTET MË TË BUKURA –“Emocionet që t’i dhuron futbolli, ju garantojë që nuk t’i dhuron asnjë gjë tjetër, si për keq edhe për mirë. Atë që të dhuron një ndeshje e fituar nuk ta dhuron dot asnjë gjë tjetër. Një ndeshje e humbur aq shumë sa të mërzit është e vështirë të mërzisë një gjë tjetër. Në kulmin e emocioneve që na ka dhuruar loja padyshim që është kualifikimi në “Euro 2016” dhe pjesëmarrja në Europian ka qenë një eksperiencë fantastike. Uroj që të jem me fat dhe ta jetoj dy herë këtë eksperiencë, por tani që kam kaluar një eksperiencë në “Euro 2016”, besoj se do ta shijoj më shumë, sepse do bëjmë disa gjëra më mirë”.DËSHIRA E DITËLINDJES –“Dëshira e momentit është të kualifikohemi në EURO 2024. Rezultati i ndeshjes Shqipëri-Çeki? Do fitojmë ne, nuk ka rëndësi rezultati, mjafton të marrim tre pikët”.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…

Nuk ka mundur dot të arrijë një lëvizje nga merkatoja e verës Randi Dumfur, kështu që është detyruar të rikthehet tek Skënderbeu ku edhe ka një kontratë në vazhdimësi.

Randi së pari ka një falenderim: “Dua të falenderoj Skënderbeun që më rihapi derën për tu rikthyer dhe për këtë jam shumë i lumtur.” Por për të ishte interesimi i një kubi nga Arabia por kjo ka dështuar. Randi jep detaje: “Janë disa arsye që nuk u bë e mundur një kalim, ku mbi të gjitha ishte çështja e dokumentacionit”.

Pra duket se kanë qenë arsye objektive sipas Randit. Pak rëndësi ka ky fakt, rëndësi ka fakti se korçarët kanë një forcë më shumë në repartin e mbrojtjes. Randi duke folur për gjendjen e tij deklaron se: “Jam gati të luaj që në ndeshjen e radhës, pasi kam zhvilluar stërvitje individuale.”

Një gjë e tillë është deklaruar edhe nga drejtuesit e ekipit se Randi ka një gjendje shumë të mirë fizike.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë

EURO 2024 nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun pas fitores ndaj Anglisë në Berlin.

Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë të klasit botëror shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi Konferencën e 14-të për Trajnerët e Ekipeve Kombëtare dhe Drejtorët Teknikë nga e gjithë Evropa në Gjermani për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.

Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë EURO 2024, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

Advertisement

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës.

Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth EURO 2024 dhe jetës si trajner i një kombëtareje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: A general view of the location during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: UEFA EURO 2024 Technical Observer Rafa Benitez speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: UEFA EURO 2024 Technical Observer Fabio Capello speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 17: FIFA Chief of Global Football Development Arsène Wenger speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 17, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të diel.

4 ndeshje do të luhen më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra, për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, sepse në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gati ndryshimet tek Skënderbeu…

Trajneri dhe stafi i korçarëve duket se janë gati për ndryshime në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë në procesin stërvitor të këtyre ditëve, por edhe për atë se pothuajse të gjithë futbollistët e afruar në ditët e fundit të merkatos janë përshtatur, ka ardhur një moment ndryshimi.

Duke parë edhe mungesën e pikëve, pavarësisht lojës së mirë bëhet domosdoshmëri që të ketë një ritëm tjetër. Ditën e djeshme është afruar edhe Randi, futbollisti i sigurisë në mbrojtjen korçare, i cili mendohet që të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës.

Tani është stafi që po projekton edhe ndryshimet në formacionin bazë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë

Nuk ka asnjë dilemë për të ardhmen e trajnerit Samuel Nikaj. Ai do të jetë trajner i Pogradecit edhe në vazhdim. E gjithë kjo pasi presidenca liqenore, pas takimit që ka pasur me trajnerin, ka shprehur me shumë siguri besimin për të vazhduar punën e nisur, një punë që është vlerësuar shumë nga drejtuesit.

Madje edhe vetë Nikaj ka qenë i bindur se ky ekip ka reaguar fuqishëm, me lojëra të mira, por që kanë qenë faktorë të tjerë, pra ajo pjesë e gjykimit ku liqenorët kanë reaguar.

Samuel Nikaj si një trajner profesionist i ka kërkuar presidencës edhe një herë besimin apo jo, dhe përgjigjja ka qenë pozitive që duhet të vazhdojë.

Nikaj kështu, edhe pse kishte dilemat e veta, tashmë është tek ekipi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sport Bote

UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu morën pjesë në mbledhjen e UEFA TEP (Top Executive Programme), që u zhvillua në Kanë të Francës.

Të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtuesit më të larta të federatave anëtare dhe drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme të futbollit të ekipeve kombëtare, EURO 2024, sistemi i investimeve dhe shpërblimeve të programit HatTrick IV, ndryshimi i formatit të kompeticioneve të klubeve për sezonet 2024/2027, përditësim mbi arbitrimin gjatë EURO 2024 si edhe shpërndarja e fondit të solidaritetit.

Gjithashtu, në një sesion të veçantë u diskutua mbi marrëdhëniet mes federative anëtare në UEFA dhe FIFA-s, konfederatat e tjera dhe bashkëpunëtorët, si dhe mënyrën se si politika ndikon në futbollin europian.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!

Të shtunën në orën 17:00 Skënderbeu pret Laçin në shtëpi në ndeshjen e 6-të të kësaj superlige. Në 5-së javët e para Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, duke u renditur në vendin e 9-në në renditje m 4 pikë. Një pikë më pak, pra në vendin e fundit janë kurbinasit me 3 pikë, 3 barazime dhe 2 humbje.

Me pak fjalë do të kemi përballjen e dy vendeve të fundit, ndërkohë që sot po sjellim shifrat dhe faktet e përballjes Skënderbeu-Laçi në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë shifra që flasin për kurbinasit, ndërkohë që Skënderbeu ka plot 5 vjet që nuk e mund e Laçin në qytetin juglindor. Kurbinasit në këtë mënyrë janë si “macja e zezë” për Skënderbeun të paktën këto vitet e fundit.

Në 10 përballjet e fundit që po i sjellim më poshtë, Skënderbeu ka vetëm 1 fitore, 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe plot 4 herë kanë fituar miqtë.

Advertisement

Fitorja e fundit e Skënderbeut është ajo e shkurtit të vitit 2019-të, pra më shumë se 5 vite që Skënderbeu nuk e shijon një fitore në shtëpi ndaj kurbinasve.

Më 2 shkurt të vitit 2019 Skënderbeu do ta mposhte për herë të fundit Laçin me rezultatin 2-1, me gola të Krasniqit dhe Pervan me 11-metërsh në pjesën e dytë dhe në fund do të shënonte golin e vetëm për miqtë Selmani nga pika e bardhë. Qysh prej asaj dite vetëm barazime dhe humbje për Skënderbeun, ndërkohë që shpresojmë që këtë të shtunë të thyhet tersi dhe Skënderbeu të kthehet te fitorja me kurbinasit në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”:

08.05.2024 Skënderbeu-Laçi 1-1

17.12.2023 Skënderbeu-Laçi 0-1

Advertisement

14.05.2022 Skënderbeu-Laçi 1-2

15.01.2022 Skënderbeu-Laçi 0-0

13.03.2021 Skënderbeu-Laçi 0-2

05.12.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

15.06.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

Advertisement

02.11.2019 Skënderbeu-Laçi 1-4

11.02.2019 Skënderbeu-Laçi 2-1

31.08.2018 Skënderbeu-Laçi 1-1

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë

Korça ruan një traditë në lojën e rrjetës edhe për meshkuj. Jo vëtëm një brez, por shumë breza janë sot krenaria e këtij qyteti që ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë volejbollistë. Duket se vërtet është një shkollë më vete dhe shkolla ka vlera.

Ish-volejbollistë që rreshtohen me të rinjtë dhe transmetojnë vlerat dhe përvojën e tyre, madje ashtu sportivë. Për më shumë shikoni me vëmendje foton!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News