Sporti
Policia çmendet 45 vjeçari e kapin me 52 6 kg kanabis do t i çonte në maqedoni me makinë
Korçë/Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 16”. Sekuestrohen 52.6 kg lëndë narkotike kanabis.Vihet në pranga 45-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 16”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- K. K., 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasi i mësipërm do të trafikonte me automjetin e tij një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e 45-vjeçarit në fshatin Vërdovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana
Sporti
Gati ndryshimet tek Skënderbeu…
Kategoria 1
Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë
Sport Bote
UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Sporti
Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!
Sporti
Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore
Sporti
Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!