Connect with us

Aktualitet

“Bashkë Kundër Kancerit: Shpresë për mësuese Fjoralbën!”

Të dashur miq dhe njerëz me zemër të madhe,

Unë jam Fjoralba Ruça, një mësuese dhe nënë krenare (prind i vetëm) e dy fëmijëve të dashur, Gentonit 8 vjeç dhe Pegit 15 vjeç.
Në mars të këtij viti, jeta ime mori një kthesë dramatike kur mësova se kisha kancer në stomak. Pas operacionit të vështirë në Tiranë për heqjen e plotë të stomakut, tani jam në Ankara, Turqi.

Jam larg fëmijëve të mi dhe kjo është një dhimbje që s’e përshkruaj dot me fjalë. Çdo ditë është një betejë. Çdo seancë kimioterapie është një hap drejt shërimit, por edhe një kujtesë e dhimbshme e luftës që po përballoj. Kam përfunduar 5 seanca nga dy ciklet e planifikuara, dhe më duhet të vazhdoj këtë rrugë për të pasur një shans për t’u rikthyer pranë Gentonit dhe Pegit, të cilët më presin me padurim në shtëpi.

Ndihma e miqve dhe familjes më ka mbajtur deri tani, por shpenzimet janë të mëdha dhe të vazhdueshme. Trajtimi, akomodimi dhe ushqimet speciale janë të domosdoshme, por përtej mundësive të mia financiare.

Advertisement

Për këtë arsye, po ju kërkoj ndihmë me zemër në dorë.
E di që bota është plot me njerëz që përballen me sfida, por nëse zemra juaj e ndjen të më ndihmojë, do të isha pafundësisht mirënjohëse.
Çdo ndihmë që mund të jepni është një dhuratë e çmuar që do të më afrojë më pranë familjes sime dhe shpresës për të ardhmen.
Çdo mbështetje është një rreze shprese dhe një kujtim i dashurisë dhe solidaritetit që mund të bëjë mrekulli.

Ju lutem, bëhuni pjesë e kësaj lufte, ndihmoni që të kthehem pranë atyre që më duan më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Me mirënjohje dhe shpresë,
Fjoralba Ruça

Më poshtë po japim të dhënat bankare si vijon:

Llogaria më lek në BKT

Advertisement

IBAN:Al2720541066395837CLIDCLALLU

Kodi swift:NCBAALTX

Dear friends and kind-hearted people,

I am Fjoralba Ruça, a teacher and a proud mother (single mother) of two beloved children, 8-year-old Gentoni and 15-year-old Pegi.
In March of this year, my life took a dramatic turn when I learned I had stomach cancer. After a difficult surgery in Tirana to remove my entire stomach, I am now in Ankara, Turkey. Being away from my children is a pain I cannot put into words. Every day is a battle.
Each chemotherapy session is a step towards healing, but also a painful reminder of the struggle I am facing. I have completed 5 sessions out of two planned cycles, and I must continue on this path to have a chance of returning to Gentoni and Pegi, who are eagerly waiting for me at home.

Advertisement

The support of friends and family has sustained me so far, but the expenses are significant and ongoing. Treatment, accommodation, and special dietary needs are essential but beyond my financial means. For this reason,

I am reaching out to you with my heart in my hand.

I know the world is full of people facing challenges, but if your heart feels moved to help me, I would be endlessly grateful.
Any assistance you can provide is a precious gift that will bring me closer to my family and to hope for the future. Every bit of support is a ray of hope and a reminder of the love and solidarity that can create miracles.

Please, join this fight, help me return to those who love me more than anything else in the world.

 With gratitude and hope,
 Fjoralba Ruça

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, mesazh ngushëllimi nga Presidenti Duka

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit, Gert Bogdani, ka trishtuar të gjithë opinionin publik. 44-vjeçari, i cili njihej dhe si një dashamirës i madh i futbollit, ndërroi jetë sot pas një arresti kardiak.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bogdani për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar kontributin që Gerti dha në politikën dhe shoqërinë shqiptare gjatë karrierës së tij.

“Jam i tronditur për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit. Ky është një moment i dhimbshëm për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin të njihnin një njeri me vlera të jashtëzakonshme si Gerti. Ai ishte një personalitet i rrallë, me integritet dhe përkushtim të pashoq, që dha kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare, por njëkohësisht ishte edhe një dashamirës i madh i futbollit, që nuk mungonte në stadiumet shqiptare si tifoz.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij do të jetojë në kujtimet e gjithë atyre që e vlerësuan për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e tij ndaj Shqipërisë. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani dhe të gjithë të afërmve të tij. Pushoftë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!   
Jemi sot në këtë të enjte, kur data shënon 19 shtator 2024. 

Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të bukur nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit, shpallur si monument i trashëgimisë kulturore, duke uruar më të mirën për ju miq të “Korça Boom”.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!   

Të enjte të mbarë dhe të bukur miq të faqes sonë! 

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Ndërroi jetë sot në moshën 44-vjeçare/ Kush ishte Gerti Bogdani babai i Ajrës dhe Reinartit

KUSH ISHTË GERTI BOGDANI

Gerti Bogdani, ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai vjen nga dy familje autoktone tiranase Bogdani dhe Bërxolli. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë turnamentesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit, e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar, si edhe pjesë e ekipit fitues të disa trofeve e kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës. Ai është angazhuar në Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe për krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve – sot, Parlamenti Rinor, dhe është gjithashtu një nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, me aktivitet dhe qëllim kryesor rikthimin në Shqipëri të studentëve të diplomuar jashtë vendit.

Në vitin 2005, pranon ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Advertisement

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontribuoi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.

Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Gerti është i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Ndahet papritur nga jeta Gerti Bogdani në moshën 44-vjeçare/ Pëson arrest kardiak

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka ndërruar jetë.

Bogdani ka pësuar arrest kardiak në hotel “Rogner” në Tiranë.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.

Bogdani ndodhej në gjendje të rëndë dhe nuk mundi të kalonte momentin e arrestit kardiak.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e fëmijëve/ Kursi i kapitenes së Skënderbeut, Elena Bego, miqësore me Devollin!

Ditën e djeshme kursi i volejbollit nën kujdesin e profesore Elena Bego organizoi një ndeshje miqësore me skuadrën e Devollit.

Aktivitete të tilla konkuruese në një ambjent miqësor dhe argëtues përmirësojnë aftësitë e fëmijëve në këtë sport, rritin vetëbesimin e tyre si dhe ndihmojnë në ndërtimin e bashkëpunimit dhe punës në grup.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Zëmblaku – Nj.Ad.Pojan një kantier pune!

Zëmblaku-Nj.Ad.Pojan një kantier pune!

Po punohet për lirimin e kolektorit kryesor nga ndërtimet pa lejë, për të filluar shumë shpejt me betonimin dhe sistemimin e territorit në të gjithë gjatësinë e tij.

Zëmblaku në vëmendjen e Qeverisë Shqiptare me këtë financim kaq të rëndësishëm.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

DEVOLL/ Nisin punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për fshatin Kuç dhe Poloskë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për fshatin Kuç dhe Poloskë, për të siguruar 24 orë pa ndërprerje furnizim me ujë të pijshëm.

Investimi i ri do të përfshijë:

– Ndërtimin e depove të reja për të dyja fshatrat

⁠Ndërtimin e linjës së transmetimit nga pika e lidhjes me ujësjellësin rajonal, deri në depot e fshatrave

Advertisement

– ⁠Ndërtimin e rrjetit të brendshëm

– ⁠Realizimin e pikave të lidhjeve me konsumatorin

Zëvendësimi i rrjetit të vjetër dhe të amortizuar do t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë për banorët e kësaj zone.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Morava destinacion për të shijuar panoramën dhe për ata që kanë pasion hiking-un

Mali i Moravës!

Një tjetër destinacion i mrekullueshëm në Korçë, për të shijuar panoramën, por edhe për të

gjithë ata që kanë pasion hiking.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Organizohet faza përgatitore e “Festivalit të Poetëve Bregliqenor” promovim i përbashkët i qyteteve Pogradec, Strugë dhe Ohrid

– Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli” –

-Në kuadër të 117 vjetorit të lindjes së Kolosit të Letrave Shqipe Mitrush Kuteli Bashkia Pogradec, Qendra Multifunksionale Pogradec, Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli”, organizuan fazën përgatitore “Festivali i Poetëve Bregliqenor” promovim i përbashkët i qyteteve Pogradec, Strugë dhe Ohrid përmes përcjelljes së poetëve bregliqenorë.

-Të ftuar ishin pjesëtarë të familjes Kuteli vajza e tij Poliksen Pasko dhe mbesa Mira Pasko.

-Takimi u bë në sallën e Këshillit Bashkiak me përfaqësues të Bashkisë Drejtore e Kabinetit pranë Kryetarit të Bashkisë znj. Alma Kanina, Këshilltari i Kryetarit për Marrëdhëniet me Jashtë, njëkohësisht një nga organizatorët e aktivitetit z. Andi Kosta, Administratori i Qendrës Multifunksionale z. Dorian Latifllari dhe Drejtori i Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” z. Eritan Kamolli.

Advertisement

-U bënë homazhe tek monumenti i Mitrush Kutelit dhe Lasgush Poradecit. Interpretuan pjesë nga krijimtari e Kutelit dhe Poradecit aktore Marjana Shkurti dhe nxënësi Mateo Hoxha.

-Vizitë në bibliotekën publike “Mitrush Kuteli”. Pjesëmarrësit u njohën me një minimuze mbi jetën dhe veprën e Kutelit dhe historikun e bibliotekës.

-Tryeza e rrumbullakët “Hapësirë Poetike” nën shoqërimin e tingujve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Misioni i KfW vizitë në Prespë

Misioni i KfW zhvilloi vizitën e rradhës në Parkun Kombëtar të Prespës, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punës së realizuar nga stafi i AdZM Korçë.

Vizitat në terren konsistuan në njohjen nga afër me investimet e kryera në Qendrën e Informacionit në Lajthizë, Bashkinë Pustec, si dhe realizimin e shtegut të Zonjave, në të cilën ndodhet një prej lerave të financuara nga KfW.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News