Connect with us

Kulture

Lamtumirë kolonel Rasim Koleci!

IN MEMORIAM!

Dy fjalë për KOLONELIN.

Humbjet janë gjithmonë të vështira e aq më tepër kur pas tyre fshihen njerëz të mëdhenj. Sot atje, përtej oqeanit, në Amerikën e largët, u shua Rasim KOLECI, u shua njeriu i mirë, prindi edukator dhe Koloneli ngadhënjimtar. Sa peshë të rëndë që la pas!

E megjithatë pas kësaj humbjeje nuk qëndron e hidhëruar dhe e trishtuar vetëm familja KOLECI, por me ta bashkohen e ndajnë dhimbjen me qindra ushtarakë e ish-ushtarakë, shokët e vjetër të armëve, ushtarë të thjeshtë, oficerë, komandantë e komisarë e deri në Shtabin e Përgjithshëm.

Advertisement

Kolonel Rasimi i përket asaj plejade oficerësh që gjithë jetën e shkrinë në dobi të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, asaj plejade që dha shumë e nuk kërkoi kurrëgjë në këmbim. Është pak të themi se ishte ndër ata oficerë që i bëri nder Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura kudo ku shërbeu, kudo që e kërkoj ATDHEU!

Pavarësisht se shërbeu burrërisht edhe në kohët më të vështira, me profesionalizmin që e dallonte thellë, me nder e dinjitet, duke i qëndruar besnikërisht dhe solemnisht betimit të ushtarakut, fundi i tij brenda radhëve ishte “pa lavdi”. Dhe ai kurrë nuk e kërkoi atë, sepse me ndërgjegjen e tij, ai kishte bërë detyrën dhe vetëm detyrën karshi ATDHEUT, kolegëve, vartësve dhe titullarëve.

Sot një yll ra nga spaletat e oficerëve, ra për mos vdekur kurrë! Emri që la pas rëndon më shumë se gjithë yjet së bashku!

Sa shumë dhimbje që le pas, dhimbje që na prek të gjithëve! Kurrë nuk duhen harruar ata që harruan “veten” divizioneve të USHTRISË! Është në nderin e Forcave tona të Armatosura të përkujtojnë ata të cilët nuk kursyen asgjë, madje as veten, për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar!

Si i afërm nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet e mia, e si oficer shpreh indinjatën time të thellë që asete të tillë humbën ligsh rrugëve të botës atëherë kur USHTRIA kishte nevojë më shumë se kurrë për ta!

Advertisement

Pusho në paqe KOLONEL,

E lehtë të qoftë mbi varr lëndina!

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Lazarela Deti më 28 shtator në Korça Serenights

Lazarela Deti prej vitesh është një zë i dashur në muzikën shqiptare, e njohur për shpirtin e saj

të lidhur me interpretimet e këngëve tradicionale. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare

shkëlqen në çdo shfaqje.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Bledi Polena do të ndezë skenën më 28 shtator në Korça Serenights

Bledi Polena sjell një qasje të freskët dhe energjike ndaj serenatave tradicionale korçare.

Pasioni i tij për muzikën dhe prekjet moderne i bëjnë performancat e tij vërtet të veçanta.

Shikojeni duke e ndezur skenën më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Klajdi Haruni: Jam rritur me humorin e tyre!

“Karnavalet e Korçës” pas suksesit të madh në qytetin juglindor, padiskutim që do të kishte sukses të padiskutueshëm edhe në kryeqytet.

Shfaqja “Karnavalet e Korçës” ka mbushur edhe sallën e kryeqytetit, ndërkohë që duartrokitjet kanë qenë pafund për aktorët korçarë që kanë sjellë humor dhe emocione të mëdha edhe në Tiranë.

Pas shfaqjes së mbrëmshme nuk kanë munguar në sallë edhe aristë dhe personalitet.

Ka qenë Klajdi Haruni këngëtari korçar që jeton në kryeqytet që nuk ka munguar dje të shikonte në sallë trupën e qytetit të tij.

Advertisement

Pas përfundimit të shfaqjes dhe suksesit të madh vetë Klajdi ka postuar foton që sjellim më poshtë dhe shkruan dixhiturën: “Jam rritur me humorin e tyre”, ndërkohë që krah janë dy emrat e mëdhenj Arben Dervishi dhe Zamira Kita.

Urime dhe vertet trupa e Korçës është e jashtëzakonshme.

Faleminderit edhe Klajdi Harunit, këngëtarin që lartëson edhe më shumë emrin e qytetit të Korçës kudo ku performon me këngët e tij fantastike.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News