Connect with us

Super Liga

Gvozdenoviç e pranon se ekipi ishte nën presion…

Barazimi në Korçë në ndeshjen kundër Elbasanit jo se la shije të keqe, por notat e pakënaqësisë ishin dhe të gjithë e pranuan se lanë dy pikë.

Për këtë trajneri Ivan Gvozdenoviç ka deklaruar edhe në lidhje me presionin: “Natyrisht që ekipi kishte edhe presion psikologjik dhe kjo ishte më shumë emocional. Ishte ndeshja e parë në fushën tonë, kërkonim tre pikët dhe kjo ndodh në futboll.”

Gvozdenoviç duke qeshur shton edhe faktin se: “Donin futbollistët të më bënin një dhuratë për ditëlindjen time me tre pikë dhe, edhe kjo ngarkesë ishte.”

Normal që brenda kësaj që trajneri ka deklaruar ka të vërteta, por edhe kundërshtarët ishin një ekip për t’u respektuar. Gjithsesi është vetëm fillimi dhe korçarët e kanë nisur me një pikë.

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar

Tani mund të thuhet se çdo repart i korçarëve është i mbipopulluar, por sulmi duket se realisht është në gjendjen e vet më të mirë dhe kjo pritet të reflektohet me golat që do të shënohen. Janë një numër i madh futbollistësh të cilët janë në organikën korçare.

Kështu Bismark, Nikaj dhe Rashica ndiejnë nga afër frymëmarrjen e atyre që edhe mund t’i rrezikojnë. Kjo konkurrenca vjen nga Tayo, Tare, Çuçka, Balaj, Krasniqi të cilët realisht janë hedhur në fushë nga Gvozdenoviç si zëvendësues, por që ka pritshmëri të mëdha nga të afruarit së fundmi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të

Të gjithë në qytetin juglindor janë të mërzitur dhe nuk e prisnin këtë start të Skënderbeut me 4 pikë në 5-së javët e para, por në fakt Skënderbeu duket se është fotkopoje si ai i sezonit të kaluar.

Themi këtë pasi edhe sezonin që kaloi ku Skënderbeu u rendit në vendin e tretë në Final Four, kishte të njëjtat rezultate.

Duke bërë krahasimin me vjet, Skënderbeu në 5 javë kishte dy fitore dhe 3 humbje radhazi, ndërkohë që këtë vit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sezonin e kaluar Skënderbeu fitonte me Egnatian dhe Dinamon dhe humbiste tre ndeshjet radhazi me Tiranën dhe Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi.

Advertisement

Vetëm në javën e 6-të të sezonit të kaluar skuadra bardhekuqe u kthye te fitorja në atë transfertë ndaj Erzenit, ndërkohë që këtë sezon Skënderbeu luan javën e 6-të në shtëpi ndaj kurbinasve.

I vetmi ndryshim është se vjet Skënderbeu në kaq javë kishte 6 pikë, ndërkohë që këtë sezon ka 4 pikë, por duket qartë se është fotokopje e vitit te kaluar.

Të shpresojmë që do të ndodhë një gjë e tillë dhe kjo është java e kthesës së madhe të Skënderbeut.                 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq

Ndërkohë që Liridon Balajn ka qenë portali ynë “Korça Boom” që e ka zbuluar ditën e djeshme si blerjen e fundit dhe një nga blerjet që pretendohet të jetë cilësore, ka qenë klubi që e ka zyrtarizuar ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi klubi bardhekuq deklaron se Balaj ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sigurisht është një kontratë afatgjatë.

Qysh ditën e djeshme Liridoni doli në stërvitje me ekipin dhe tashmë pritet vetëm debutimi i tij me fanelën e Skënderbeut në ndeshjet e superligës.

Ja dhe njoftimi i fundi i klubit bardhekuq:

Advertisement

Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq!

25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!

Java e 5-të e superligës u sfumua tashmë me një humbje të Skënderbeut që e zbret në vendin e paafundit të superligës, ndërkohë që skuadra bardhekuqe nuk ka kohë të “qajë” humbjen e fundit, pasi duhet të mendojë menjëherë për javën e 6-të të superligës.

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun

Nëse ka një keqardhje të madhe për këtë Skënderbe, është ajo e së hënës që kaloi në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu po shkonte drejt barazimit me Dinamon, por doli pa gjë pas një gabimi.

Gafë, apo gabim i Marko Ramos, kjo pak rëndësi ka, por që sigurisht edhe ndodhin gabime të tilla. Madje ka qenë Skënderbeu që në shumë ndeshje edhe sezonin e kaluar, fitonte me gabimet e kundërshtarëve, ndërkohë që vjen momenti që të gabosh dhe ja vjen kjo humbje.

Të gjithë po e “kryqëzojnë” Skënderbeun në këtë moment, por nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Janë luajtur vetëm 5 javët e para dhe janë edhe 31 të tilla deri në fund.

Javë ka plot dhe Skënderbeu në fund të fundit është atje. Është një skuadër që tashmë do vetëm moralin të lartë dhe asgjë tjetër, sepse kthesa sigurisht që do të vijë.

Advertisement

Skënderbeu edhe këtë vit e themi me bindje që do të jetë “hirushja” e superligës dhe ndoshta qysh pas ndeshjes ë radhës së ditës së shtunë, të gjithë do të fillojnë të flasin ndryshe për këtë Skënderbe.

E rëndësishme është që skuadra duhet të jetë e qetë në këtë moment dhe askush, të paktën nga tifozët bardhekuq nuk duhet ta bëjë dramë.

Të gjithë duhet të jemi me Skënderbeun, sepse ka nevojë për mbështetjen tonë.

Me Dinamon, në fund të fundit të hënë ekipi nuk e meritonte humbjen. Edhe pikët do të vijnë dhe sërish ne do të jemi nesër që do të themi fjalët më të mira për këtë skuadër me plot talent dhe cilësi brenda.

Forca Skënderbe!  

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Vërtetohet edhe një herë se në Korçë nuk ushtrohet presion në momente të vështira, por…

Ekipi korçar ndodhet në një zonë që realisht të bën të mendosh se është e vështirë, me katër pikë janë në vendet e fundit të tabelës, natyrisht është vetëm një moment që çdo ekip mund ta kalojë. Por ajo që vërtetohet edhe një herë ka të bëjë me klimën shumë pozitive që krijohet, ku të gjithë duan të jenë bashkë dhe ta kalojnë këtë moment.

Kështu së pari tifozët që vetëm kërkojnë ndryshim të situatës dhe asgjë më shumë, tregojnë kështu atë që kemi thënë, në Korçë të lenë të punosh qetësisht. Ndërkohë që edhe presidenti Ardjan Takaj nuk është shumë i hapur për kritika mediatike, ashtu si edhe gazetarët janë të kujdesshëm që të jenë në mbështetje të ekipit.

Madje dhe në stërvitjen e ditës së djeshme, grupi i tifozëve që ndjekin çdo seancë kanë qenë shumë dashamirës me futbollistët duke i inkurajuar për të ecur para. Natyrisht që nuk mungojnë kërkesat për një ndryshim dhe futbollistët duhet t’ua kthejnë me të njëjtën monedhë atë që të gjithë japin për ekipin.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Edhe këtë herë korçarët kanë rezerva për gjykimin…

Edhe pse nuk kanë dalë menjëherë pas ndeshjes me deklaratë për rezerva ndaj gjykimit, korçarët edhe këtë herë kundër Dinamos kanë rezervat e veta. Kështu stafi pretendon për një penallti në minutën e 82-të takimit.

Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur atëhere situata do të ishte krejt ndryshe. Kujtojmë se në gjykim ishte Emanuela Rusta dhe është e disata herë që kjo gjyqtare gjykon korçarët. Madje stafi nga pamjet që ka parë në ato momente është i bindur se ishte një pengim i Bismarkut që duhet të ishte vlerësuar.

Ashtu si edhe shumë specialistë të gjykimit në ato çaste e kanë shprehur hapur, që duhet të ishte vlerësuar si e tillë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Stafi i Skënderbeut kritik edhe për stolin duhet më shumë …

Në dy ndeshjet e fundit korçarët kanë bërë edhe zëvendësime në fushën e lojës dhe kjo ndodh zakonisht në minutën e 65-të.

Krejt normale, pasi ka futbollistë që nuk kanë rendimentin e duhur ose edhe për zëvendësime taktike, janë zëvendësuar, por të paktën nga sa është parë dhe mësuar nga deklarimet, këta futbollistë jo të gjithë kanë bërë atë që duhet.

Kështu nuk kanë munguar edhe gabimet në çastet e para, që janë prezentuar siç ishte edhe rasti i ndeshjes me Teutën dhe Dinamon që për gabime individuale është ndëshkuar edhe ekipi.

Me sa duket stafi është i pakënaqur me mënyrën se si këta futbollistë ingranohen më lojën e të tjerëve.

Advertisement

Duket që disa janë edhe nervozë se përse nuk e nisën lojën si titullarë dhe kjo është reflektuar në lojë. Në çdo moment që të jepet shaasi për qoftë edhe disa minuta duhet të shfrytëzohet për të zënë më pas një vend, kjo natyrisht është edhe çështje përvoje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News